Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria prezanton buxhetin e ri, 7 mld lekë shkojnë për ish-pronarët dhe indeksimin e pensioneve, ja plani për ndihmën ekonomike

Postuar: 09/11/2019 - 07:25

Qeveria ka prezantuar dje në Kuvend buxhetin për vitin 2020. Ministrja e Financave, Anila Denaj, raportoi dje në Konferencën e Kryetarëve mbi risitë që do të sjellë buxheti i ri. Gazeta ka siguruar relacionin e projektbuxhetit nga i cili janë evidentuar vlerat përkatëse që do të shpenzohet për shpërblimin e ish-pronarëve dhe indeksimin e pensioneve, përkatësisht 4 mld lekë dhe 2,52 mld lekë. Gjithashtu në raport flitet edhe për shumën që do të shkojë për trajtimin me ndihmë ekonomike të familjeve që përfitojnë atë.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 188.58 miliardë lekë. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.52 miliardë lekë. Ndërsa, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve, parashikohen në total në masën 4.5 miliardë lekë ose 0.3% e PBB. Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 21 miliardë lekë ose 1.2% e PBB. Shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2020 janë parashikuar në masën 44.1 miliardë lekë ose 2.5% e PBB nga 41.9 miliardë lekë të parashikuara në aktin normativ për vitin 2019”, thuhet në relacion. Më tej në relacion përcaktohet edhe shuma e shpenzimeve të tjera sociale. Shpenzime të cilat përfshijnë: fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve. Nga ku shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 600 milionë lekë. Ndërsa shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 21 miliardë lekë ose 1.2% e PBB. Për sa i përket ish-të përndjekurve, është parashikuar një fond prej 1 miliard lekë ose 0.05% e PBB. Ndërkohë për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB.

Shpenzimet për subvencione dhe arsim

Ndër të tjera buxheti në buxhetin e 2020 parashikohet edhe shuma për subvencionet, të cilat kanë pësuar një ulje të lehtë krahasuar me një vit më parë. Sipas relacionit shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.29 miliardë lekë. “Këto shpenzime shkojnë për mbështetjen e sektorit të ujësjellës kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore, veprimtarinë e shërbimeve qeveritare dhe nxitjen e punësimit”, thuhet në relacion.Sipas të dhënave të relacionit, një angazhim tjetër i qeverisë është ai në drejtim të arsimit, ku një vëmendje dhe investim do të marrin universitetet, me një rritje buxhetore në masën 31 për qind. Në përgjithësi, në sistemin e Ministrisë së Arsimit rritja është 9%, duke qenë se përfitojnë rritje edhe arsimi parashkollor dhe ai i mesëm i përgjithshëm. Parashikohet një rritje në masën 10% për pagat e edukatoreve gjatë vitit 2020. Ndërsa niveli i Fondit Rezervë për vitin 2020, është planifikuar në masën 1.7 miliardë lekë, përkatësisht 1.4 miliardë lekë Fond Rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 300 milionë lekë fond kontigjence për mbështetjen e nevojshme të reformës në drejtësi. Investimet Publike për vitin 2020 janë planifikuar në masën 4.7% e PBB ose 83.8 miliardë lekë, duke përfshirë këtu dhe mbështetjen për sektorin e energjisë 2.5 miliardë lekë. 

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 07:32

Ministria e Financave shtyn për herë të dytë procesin e fiskalizimit.

Postuar: 15/11/2019 - 07:22

Qeveria po jep sinjale se dhe këtë vit pritet të ketë shpërblim për pensionistët me rastin e fest

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dh

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r