BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Ekonomia

Qeveria rishikon buxhetin, deficiti buxhetor pritet të shkojë në 1.4 miliardë euro, ulen të ardhurat dhe rriten borxhet

Qeveria rishikon buxhetin, deficiti buxhetor pritet të shkojë në

Pandemia vazhdon të gërryejë buxhetin e shtetit. Ditën e djeshme qeveria ka publikuar të dhënat e rishikuara të buxhetit të shtetit për vitin 2020, në të cilat vërehet një rritje e ndjeshme e deficitit buxhetor nga 3,7% në 8,4%. Referuar të dhënave, hapa të shpejta rritje po ndjek edhe borxhi publik, i cili pritet të shkojë në 80%, ashtu siç u paralajmërua në fillim të pandemisë. Sakaq qeveria shpjegon se është detyruar të shikojë në ulje të ardhurat dhe në rekord rritje deficitin për shkak të goditjes që izolimi i dha ekonomisë, duke rritur shpenzimet ndjeshëm në 3 muaj. Konkretisht destabiliteti i të ardhurave në raport me shpenzimet ka çuar në 1,4 miliardë lekë deficitin buxhetor, ku pjesa më e madhe e tij do të financohet nga burime të huaja. “Situata e krijuar me pandeminë ka rritur nevojën për shpenzime, për këtë arsye në aktin e tretë janë rritur shpenzimet me 21.1 miliardë lekë. Tashmë si alternativë për të përballuar situatën e krijuar shteti ka dyfishuar deficitin buxhetor, nga 3.7% që ishte me rishikimin në muajin mars tashmë është 8.4%. Deficiti buxhetor me këtë rishikim është në vlerën e 132.9 miliardë lekëve nga 68.6 miliardë që ishte dhe pritet të financohet nga burime të brendshme 49.9 miliardë lekë, ndërsa pjesa tjetër do të shlyhet me huamarrje të huaja”, tregojnë të dhënat në aktin e fundit normativ. Sakaq po të bëjmë një krahasim të nivelit të deficitit me rishikimin në muajin mars dhe pritshmëritë në projektbuxhetin fillestar evidentohet se në këtë muaj ai ka kaluar në nivel rekord. Çka regjistron rritje më shumë se 1 miliardë euro, nga -31 miliardë lekë që ishte fakti i vitit të kaluar dhe -40 miliardë lekë, që ishte parashikimi fillestar.

Tkurren ndjeshëm të ardhurat

Rishikimi i tretë ky që qeveria i bën buxhetit 2020 dhe për të tretën herë të ardhurat e buxhetit të shtetit parashikohen në rënie të ndjeshme. Konkretisht, pritshmëritë e ministrisë janë që këtë vit të mblidhen vetëm 446.5 miliardë lekë, mbi 43 miliardë lekë më pak se në aktin e parë normativ në muajin mars ku pritshmëritë për realizimin e të ardhurave ishin 489.6 miliardë lekë. “Të ardhurat buxhetore në 2020 pritet që të jenë 446.5 miliardë lekë, me një rënie nominale prej gati 3% (-14 mld lekë) në raport me faktin e vitit të mëparshëm. Në krahasim me buxhetin e hartuar në fund të 2019, të ardhurat janë rishikuar me -63 miliardë lekë. Gjithsesi, edhe buxheti fillestar i 2020 ishte shumë optimist, pasi ai bazohej në planin e 2019, kur fakti rezultoi shumë më i ulët”, thuhet në dokument. Të ardhurat tatimore paraqiten me rënien më të madhe prej 37 miliardë lekësh, pasi duket se qeveria ka llogaritur edhe kostot nga heqja e tatimit mbi fitimin dhe TVSH-së për biznesin e vogël, tregues të cilët parashikohen me tkurrjen më të madhe. Sakaq për të reduktuar nivelin e deficitit buxhetor dhe për të mbledhur të ardhura qeveria do të mbështet në donatorët e huaj. Konkretisht qeveria planifikon të arkëtojë 18 miliardë lekë nga ndihmat, si rrjedhojë e parave të donatorëve që pret të marrë pas angazhimeve nga tërmeti.

Borxhet në trend rritës

Domosdoshmërisht rritja e nevojës për shpenzime për shkak të fatkeqësive natyrore që pësoi vendi kanë rritur ndjeshëm borxhin publik. Referuar të dhënave të këtij akti të ri normativ, borxhi publik për këtë vit mund të arrijë në 10.3 miliardë euro, por pa përfshirë efektet e kursit të këmbimit. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar do të arrijë në mbi 75% dhe sipas Konfindustrisë Shqiptare do të tejkalojë nivelin e 86% të PPB. Qeveria ka dyfishuar edhe deficitin buxhetor. “Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 272 563 milionë lekë (10.3 miliardë euro), pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon: Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 202 685 milionë lekë. Stoku i borxhit të garantuar nga qeverisja qendrore 69 128 milionë lekë”, thuhet në dokument. Kështu që përderisa efektet janë katastrofike vetëm në këta muaj të parë të vitit borxhi publik pritet të arrijë nivele rekord, të papara ndonjëherë.