Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria rishikon me ulje buxhetin, bien të ardhurat dhe shpenzimet, rritet numri i punonjësve në administratë

Postuar: 04/10/2019 - 07:19

Qeveria ka vendosur të rishikojë buxhetin e viti 2019. Në mbledhjen e kësaj jave është miratuar akti normativ, i cili parashikon një rënie të ardhurave dhe shpenzimeve. Qeveria parashikon një ulje me 3 miliardë lekë të të ardhurave, por deficiti do mbetet i pandryshuar. Bazuar në planin fillestar, të ardhurat e buxhetit ishin parashikuar 364 miliardë lekë, por tashmë zbresin në 361 miliardë lekë, ndërkohë që shpenzimet janë ulur në 394 miliardë lekë. Por, në draft vërehet një rritje në buxhetin vendor për vitin 2019, kjo referuar ndryshimit të zërave. Në planin fillestar ishte parashikuar që të ardhurat për buxhetin vendor të ishin 51.2 miliardë lekë ndërkohë që me aktin normativ rezulton 55.2 miliardë lekë, pra 4 miliardë lekë më shumë. E teksa kanë mbetur të pandryshuara transfertat e pakushtëzuara nga buxheti qendror 17.6 miliardë lekë apo transfertat specifike me 7.4 miliardë lekë, të ardhurat e tjera janë ato që përfaqësojnë 4 miliardshin e shtuar. Gjithashtu në rritje pritet të jetë edhe numri i punonjësve në administratë. Sipas parashikimeve numri i përgjithshëm i punonjësve do të arrijë në 82 455 veta, ndërkohë që në planin fillestar ishte parashikuar punësimi i 82 120 individëve, çka rezulton me 335 më shumë vende të lira pune në administratë. Një tjetër ndryshim në buxhetin e vitit 2019 është pjesa e sigurimeve shoqërore. Në këtë sektor shpenzimet janë ulur me 1 miliardë lekë, kjo tregon uljen që është bërë specifikisht në transferimet nga buxheti që bëhen për këtë zë. Në planin fillestar ishin parashikuar 42 miliardë lekë ndërkohë që janë ulur në 41 miliardë lekë në aktin normativ të miratuar në qeveri. “Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore është e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi dhe ndryshon sa herë që ndryshon kjo pagë. Për vitin 2019, teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve të sigurimit shoqëror dhe programeve të tjera të veçanta e suplementare, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve ”, thuhet në plan.

Ja ndryshimet e tjera në planin buxhetor 2019

Në ndryshimin e planit buxhetor 2019 vërehet ulje edhe në sektorë të tjerë. Ulje tjetër që bie në sy është rënia e fondit rezervë për sistemin e drejtësisë me një vlerë prej 50 milionë lekësh si dhe një rritje e fondit rezervë me 500 milionë lekë, duke e çuar atë në 2 miliardë sipas aktit normativ. Ky fond përshihet në Fondin e Veçantë për Institucioneve, për të cilin është rishikuar ulje gjithashtu duke kaluar nga 500 milionë lekë në 400 milionë. Fond i cili shpërndahet dhe përdoret sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë. “Fondi rezervë i buxhetit, prej 2 000 milionë lekësh, përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme. Fondi rezervë i sistemit të drejtësisë përdoret: deri në 1 miliardë lekë, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për financimin e pagave të reja të magjistratëve; deri në 350 milionë lekë, nga Këshilli i Ministrave, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë. Kontingjenca për risqet e borxhit, prej 4 300 milionë lekësh, përdoret nga ministri i Financave dhe Ekonomisë për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa”, thuhet në aktin normativ të qeverisë. Ndërsa për sigurimet shëndetësorë parashikohet fondi prej 41 900 milionë. Nga të cilat, sipas planit, Fondi për Rimbursimin e Medikamenteve nuk do të tejkalojë tavanin prej 11 000 milionë lekësh, duke përfshirë në këtë shifër edhe pagesën e detyrimeve të prapambetura. Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep sërish alarmin për cilësinë e barnave në vend. Në raportin për buxhetin faktik 2018, KLSH nënvizon edhe çështjen e barnave të skaduara, si shkeljet me barnat e rimbursueshme.

Postuar: 21/10/2019 - 12:45

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizim

Postuar: 20/10/2019 - 07:56

Ministria e Financave ka miratuar dje tarifat e reja doganore për bizneset në lidhje me ngarkim-s

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.

Postuar: 17/10/2019 - 07:27

Kontrata koncesionare vazhdojnë te jenë një çështje shqetësuese më ndikim negativ në ekonomi.