BREAKING NEWS

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun e Dibrës

Publikohet lista e plotë, zbardhen emrat e propozuar nga PD për qarkun
x

Ekonomia

Qeveria tërhiqet nga koncesioni për aksin Thumanë-Kashar, privati do të paguhet për kostot e ndërtimit

Qeveria tërhiqet nga koncesioni për aksin Thumanë-Kashar, privati

Qeveria ndryshon formën e koncesionit për aksin Thumanë-Kashar. Në vitin e shkuar vetë qeveria ka zbuluar skandalin e kompanisë “Gener 2” në këtë aks, dhe menjëherë ka anuluar kontratën me këtë koncesionar. Ndërkohë së fundmi burime nga Ministria e Infrastrukturës njoftuan se qeveria tashmë do të aplikojë koncesion të tipit “BOT” për ndërtimin e aksit të qendrës së autostradës Adriatiko -Joniane, që përfshin segmentin Thumanë-Kashar –Lekaj, si për shumë akse të tjera rrugore në vend. Ky ndryshim do të thotë se qeveria e paguan koncesionarin për çdo kosto të ndërtimit përmes taksave që do të paguhen për këtë aks, për një periudhë 30-vjeçare. Konkretisht, koncesioni BOT shpjegohet si Ndërtim-Operim –Transferim, kështu menjëherë pas përfundimit të koncesionit dhe periudhës së pagesës, rruga kalon në pronësi të shtetit shqiptar, pa pasur më asnjë varësi nga privati. Sipas ministrisë, kjo formë ndërtimi do t’i kushtojë më pak buxhetit të shtetit dhe shmang hapësirat për abuzime dhe skandale të konstatuara më parë, pasi shpenzimet që janë kryer për ndërtimin e objektit shlyhen direkt nga taksat që do të paguajnë përdoruesit e rrugës. Ndërkohë që bëhet e ditur se kostoja për ndërtimin e dy segmenteve të aksit Thumanë-Lekaj është mbi 640 milionë euro sipas studimit të fisibilitetit në kuadër të korridorit Adriatiko -Jonian. Nga ana tjetër edhe studimet e bëra më parë tregojnë se kjo formë e re koncesioni është më e efektive sepse aksi i qendrës Thumanë-Rrogozhinë-Kashar ka volumin më të lartë të lëvizjes së automjeteve, ndaj ka edhe një fiksibilitet të lartë për të ndërtimin kundrejt pagesës. Ekspertët tregojnë se, koncesioni i formës BOT sipas ekspertëve është më i leverdishëm nga pikëpamja ekonomike në raport me partneritetin publik privat, pasi kosto e ndërtimit përballohet nga investitori. Ndërsa me PPP veprohet ndryshme, pasi kjo formulë parashikon që ndërtimi i rrugës të kryhet nga fondet private, ndërsa qeveria ta shlyejë pagesën me këste për një periudhë 13-vjeçare, dhe në raste të ngjashme, kësti i parë, përgjithësisht, parashikohet të paguhet pas kryerjes të së paktën 25 për qind të punimeve.

Skandali i “Gener 2”

Qeveria ka prishur kontratën me partneritetin publik privat “ Gener 2” që në maj të vitit 2019, kur ekspertë nga qeveria zbuluan se vlera e paraqitur e kostos nuk ishte reale. Në të vërtetë kostoja e saj ishte dyfish i vlerës reale ku vetëm 20.4 km rrugë do ju kushtonte shqiptarëve 330 milionë euro. Por rreth 8 muaj pas anulimit të koncesionit, pra në fillim të gushtit 2019, Ministria e Infrastrukturës tregoi përmes një raporti të publikuar se rruga në të vërtetë kishte kosto 169,3 milionë euro. Pra kjo shifër ishte vlera reale e saj, por qeveria nuk priti që të kryhej i plotë studimi i fisibilitetit dhe ishte e gatshme ta jepte me koncesion me pothuajse dyfishin e kësaj shume. Duke vazhduar më tej me konstatime të shkeljeve në dokumentacion. Por jo vetëm kaq, skandali thellohet e më tepër pasi dyshohet që kjo kompani është e lidhur me kompaninë DH Albania, që është tashmë e njohur për skandalin me projektin e “Unazës së Madhe”. Të dhënat e deritanishme zbulojnë se qeveria zgjodhi në atë kohë kompaninë “Gener 2” për ndërtimin e rrugës Thumanë –Kashar, që zotërohet nga biznesmeni Bashkim Ulaj, për të cilin ka dyshime të forta se qëndron pas kompanisë DH Albania, që përmes dokumenteve të falsifikuara, fitoi dy gara publike për një vlerë prej 30 milionë eurosh në total, atë për ndërtimin e një pjese të Unazës së re së Tiranës. Ndërsa aktualisht projekti i parë kundrejt pagesës që u propozua për ndërtimin e tij ishte nga kompania austriake Strabag.