BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Ekonomia

Qeveria tërhiqet nga plani për të dhënë sërish me koncesion kolaudimin e makinave, ulen shpenzimet për kontratat e PPP

Qeveria tërhiqet nga plani për të dhënë sërish me

Qeveria është tërhequr nga plani për të futur një tjetër koncesion në kolaudimin e makinave. Dje Komision i Ekonomisë miratoi në tërësi buxhetin 2022 dhe pati shumë ndryshime sa i takon koncesioneve. Qeveria kishte planifikuar një koncesion me vlerë 20.295 miliardë lekë për kolaudimin e makinave, por është hequr nga lista pasi do të ofrohet si shërbim nga DPSHTRR. Ky saktësim është bërë i ditur në komisionin e Ekonomisë nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. “Në listën totale shtesë të koncesioneve të cilat mund të zhvillohen, kemi hequr koncesionin e kolaudimit, i cili është një shërbim që kryhet nga DPSHTRR, dhe ishte i mbetur aty prej vitesh”, u shpreh Ibrahimaj në Komisionin e Ekonomisë. Edhe për dy koncesionet e tjera të kësaj liste ai i segmentit rrugor Milot-Fier në vlerën e 178,2 miliardë lekë dhe ai i triportit Vlorë me vlerë 5.612 miliardë lekë, janë rishikuar. “Kemi bërë disa rishikime në vlera për koncesionet për Aeroportin e Sarandës, për triport Vlorë dhe për rrugën Milot-Fier duke e zvogëluar vlerën e tyre”, tha Ibrahimaj. Ndërkohë në listën e investimeve është saktësuar edhe vlera totale që do të ketë rruga e Arbrit, për të cilën herë pas here janë dhënë shifra të ndryshime.

“Kemi saktësuar shifrën e rrugës së Arbrit, e cila në tabelën e mëparshme kishte një vlerë  deri në fund të projektit. Është saktësuar vlera e rrugës që është 40.3 miliardë lekë me TVSH”, u shpreh ministrja e Financave. Për vitin e ardhshëm vlera e pagesave për koncesionet aktive, do të jetë 13.8 miliardë lekë, nga 12.4 miliardë lekë që është vlera e parashikuar për këtë vit.

Plani për 7 koncesione

Në planin fillestar qeveria kishte planifikuar 7 koncesione. Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit dhe operimit të aeroportit të Sarandës me 4,29 miliardë lekë, tenderi për këtë projekt dështoi për shkak se nuk pati asnjë ofertues. Koncesioni i dytë që do të hapet është ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e portit të integruar ‘Triport Vlorë’ me 5,612 miliardë lekë, por që dje u rishikua. Koncesioni më i kushtueshëm që pritet të hapet në vitin që vjen është dhënia me koncesion e një segmenti rrugor Milot-Fier në Autostradën Adriatiko-Joniane me 178,2miliardë lekë, edhe ky i rishikuar.  Një tjetër koncesion i përfolur edhe në vitin e kaluar është edhe ndërtimi i infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore me vlerë  20,295 miliardë lekë.  Ofrimi i shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik është koncesioni tjetër 208.8 milionë lekë. Do të jepet me koncesion përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan 882 milionë lekë dhe 5 miliardë lekë do të jenë për koncesionin e sigurisë rrugore.

Koncesionet aktuale

Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2021, sipas planit të ndryshuar, me destinacion mbështetjen buxhetore për kontratat konçesionare/PPP, rezultojnë në total rreth 12.42 miliard LEK. Nga këto, rreth 5.4 miliard lek investime dhe rreth 7.01 miliardë LEK shpenzime korente. Krahasuar me planin fillesar vjetor 2021, plan i cili rezultonte në masën rreth 12.72 miliard LEK (rreth 5.44 miliard lek investime dhe rreth 7.27 miliardë LEK shpenzime korente), plani i ndryshuar rezulton 300.45 milion lek më i ulët. Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2020 të cilat arritën vlerën rreth 9.63 miliard LEK, pagesat e planifikuara për vitin 2021 janë rreth 29% më të larta ose rreth 2.78 miliard LEK më shumë. Sipas MFE, kjo duke konsideruar faktin se, për vitin 2021 janë planifikuar fonde për kontrata të cilat gjatë vitit 2020 patën pakësime të konsiderueshme për shkak të situatës së Pandemisë Covid-19, me qëllim lehtësimin e barrës buxhetore të vitit të vështirë 2020. Pagesat faktike për periudhën 9 mujore 2021 rezultojnë në masën rreth 7.95 miliard lek ose 64% të pagesave të planifikuara sipas planit vjetor të rishikuar për vitin 2021.