BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Qeveria tërhiqet nga taksa e plastikës, Denaj dhe Shalsi premtojnë rishikimin e saj deri në fund të muajit, ja ankesat e biznesit

Qeveria tërhiqet nga taksa e plastikës, Denaj dhe Shalsi

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërheqjeje nga vendosja e taksës së plastikës, e cila është pasuar me efekte negative te prodhuesit shqiptarë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi kanë zhvilluar një dëgjesë me grupet e interesit, ku pranuan se vendosja e taksës ishte e gabuar, ndërsa kanë premtuar se brenda muajit do të dalin me nivele të rishikuara, por pa dhënë propozime konkrete. Denaj theksoi faktin se objektivi i ndryshimeve në regjimin fiskal për këto produkte nuk ka qenë ai i rritjes së barrës fiskale apo disfavorizimi i prodhimit vendas, por mbrojtja e mjedisit nga produktet plastike, si dhe lufta ndaj evazionit dhe informalitetit. Megjithatë, ajo pohoi se Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e hapur për të rishikuar aplikimin e regjimit aktual fiskal, nëse ai prek edhe produkte të lëndës së parë që në finale nuk shkojnë për prodhimin e një produkti që ndot ambientin. “Për sa kohë ne nuk synojmë të rrisim taksat, synimi ka qenë të ndihmonim ambientin. Çdo produkt, i cili nuk është produkt final që dëmton ambientin nuk mund të ketë të njëjtën peshë dhe ngarkesë. Këto jemi të gatshëm t’i rishikojmë dhe t’i kthejmë në regjimin e mëparshëm”, u shpreh ministrja Denaj, duke shtuar se propozimet për rishikimin e regjimit fiskal për produktet plastike dhe lëndëve të para që importohen për prodhimin e tyre do të përgatiten brenda këtij muaji dhe do të diskutohen me përfaqësues të biznesit. Gjithashtu, ajo shprehu angazhimin e institucionit që drejton për një konsultim publik më të mirë për proceset vendimmarrëse që prekin biznesin, ashtu si dhe për përgatitjen në kohë të udhëzimeve përkatëse nga ana e MFE.

Ankesat e prodhuesve

Prodhuesit nga ana tjetër kanë parashtruar edhe një herë ndikimet që ka patur vendosja e taksës prej 35 lekë për materialet e plastikës dhe 25 lekë/kg për lëndët e para të prodhimit të plastikës. Vullnet Haka, përfaqësues i sektorit të plastikës, në emër të Bashkimit të Prodhuesve tha se janë rreth katër muaj që ka hyrë në fuqi taksa 35 lekë për ambalazhet e plastikës dhe 25 lekë për kg për importet e lëndëve të para. Ky vendim, sipas tij e ka vënë në vështirësi biznesin. Sipas Hakës, taksa preku shumë sektorë të tjerë, si ndërtimi, prodhimi i bojëra, sfungjerit, dhe të prodhimit të materialeve të ndërtimit. “Në këto kushte, vetëm duke iu referuar taksës për lëndën e parë, kemi taksuar lëndën e parë me 20%, ndërsa për produktet e gatshme e kemi taksuar në vlerë rreth 15%. Kjo është një taksë diskriminuese për prodhimin vendas”, shpjegoi ai. Nga ana tjetër, ministri Shalsi tha se taksa prej 25 lekë për kg për importet e lëndëve të para, pjesë e Kodit 39, është duke u shqyrtuar me shumë kujdes dhe përgjegjësi dhe se do të ndryshojnë masën. “Ne jemi të bindur që duhet ulur. Fundi i muajit do të na gjejë me një propozim konkret”, bëri me dije Shalsi. Ndërkohë, Neritani Male, i cili operon në sektorin e termoizolimit shpjegoi se është prekur nga taksa, duke sjellë një rritje të çmimeve për produktet e termoizolimit me 15%, duke i bërë jo atraktive. Kjo taksë sipas Males po aplikohet mbi një produkt miqësor me mjedisin. Shalsi argumentoi se rasti i biznesit të zotit Male, apo ai i prodhimit të bojërave, ishin kategori që nuk ishin parashikuar. “Kemi ngritur një grup për një zgjidhje finale të problemit, ndryshime ligjore. Ka një shqetësim që duhet ta marrim në konsideratë, zbatimi i udhëzimit nga Doganat dhe Tatimet. Çdo udhëzim merr dhe fazën e axhustimit. Tashmë jemi në fazën e axhustimit institucional. Disa prej drejtorive po azhurnohen me vështirësi”, shpjegoi Shalsi. Vullnet Haka, përfaqësues nga industria, në fund të takimit parashtroi dhe një herë kërkesat e industrisë që janë; rikthimi i sigurisë te sipërmarrësit, bërja e taksës 5 lekë për kg, të ketë përcaktim të përjashtimeve të qartë në ligj për materialet që shërbejnë për sektorin e ndërtimi.