Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qeveria u rikthehet blloqeve të lira të naftës, në garë Blloku 5

Postuar: 11/10/2018 - 07:15

Qeveria duket se ka ndryshuar sërish taktikë së fundmi lidhur me blloqet e lira të naftës duke kaluar nga strategjia “open doors” (dyer të hapura) ku çdo investitor mund të kërkonte secilin nga blloqet e disponueshëm dhe të hynte në negociata tek shpallja në “ankand”. Së fundmi me një urdhër të veçantë të fillimit të tetorit Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri ka kërkuar që Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës të bëjë shpalljen dhe të nxjerrë për interes Bllokun 5. Investitorët e interesuar do të duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara dhe të hyjnë më pas në negociata me qeverinë për të fituar të drejtën e kërkimit dhe shfrytëzimit. Referuar kushteve të publikuara e drejta do t’i jepet për kërkim kompanisë për një periudhë 5 vjeçare me të drejtë zgjatjeje deri në 7 vjet konform ligjit “Për hidrokarburet”.

Në rast se kompania arrin të zbulojë naftë në zonë periudha e zhvillimit dhe prodhimit në zonë do të jetë 25 vjet dhe mund të zgjatet edhe më tej sipas asaj që parashikon ligji. Lidhur me rikuperimin e kostos dhe ndarjen e naftës. Termat për rikuperimin e kostos limitin e kostos faktorin “R” dhe ndarjen naftës do të specifikohet nga kontraktori në aplikim. Kompanitë e interesuara për këtë Bllok kanë afat 30 ditë për të shprehur interesin e tyre. Shqipëria ka një sërë blloqesh të lira nafte. Blloku i fundit që iu kalua një kompanie për kërkim ishte Blloku 4 të cilën e morën holandezët e “Shell” përmes një marrëveshjeje të nënshkruar në shkurt të këtij viti. Kjo është e vetmja marrëveshje e suksesshme për një bllok të lirë ndërkohe tentativat për të tërhequr investitorët kanë vite që vazhdojnë. Blloku 5 që është nxjerrë së fundmi për shprehje interesi ndodhet në Jug-Juglindje të Shqipërisë, nga Saranda në Jug deri në Vlorë në Veri. Kufiri Perëndimor përputhet me bregun e detit Jon në Jug dhe atij Adriatik më në Veri. Sipas dokumenteve zyrtare bazuar në të dhënat ekzistuese gjeologo-gjeofizike janë evidentuar disa objekte prognoze kërkimi si: Kanina Jugore, Vurgu, dhe Ramica ndërkohë që theksohet se për të vijuar kërkimin në këtë bllok dhe për të përgatitur më mirë këto struktura nevojitet ripërpunimi i profileve të kryera deri tani, si dhe kryerja e profileve të rinj sizmik.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 11:51

Tri marrëveshje të rëndësishme janë firmosur sot në Ministrinë  e Financave, mes të cilave edhe investimi prej 80 milionë euro për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

Postuar: 14/12/2018 - 07:57

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të

Postuar: 14/12/2018 - 07:18

Ecuria e përgjithshme e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2018, duhet vlerësuar si pozitive.

Postuar: 13/12/2018 - 07:19

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një draft ligj për trajtimin financiar suplementar

Postuar: 12/12/2018 - 09:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

Postuar: 12/12/2018 - 07:31

 Ministria e Financave ka publikuar listën me 652 trashëgimtarët, të cilët kanë mangësi në d

Postuar: 11/12/2018 - 08:07

Një draft me ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë”