BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Ekonomia

Qeveria vendos të dëmshpërblejë të përndjekurit, ja si do ndahen këstet dhe kush përfiton, paralajmërohet amnisti për të burgosurit

Qeveria vendos të dëmshpërblejë të përndjekurit,

Qeveria ka vendosur që të dëmshpërblejë të përndjekurit nga sistemi komunist. Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur dje pas mbledhjes së qeverisë, se një nga aktet e miratuara në mbledhjen e djeshme është dëmshpërblimi për 54 subjekte të cilët i përkasin shtresës së ish të përndjekurve politikë.“Vendosëm për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektet e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendi mi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, tha Manja. Sa i përket, amnistisë penale, ministri bëri me dije se janë në fazë diskutimesh për amnisti penale. Ndër të tjera, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se ende nuk ka një vendim, por po diskutohet me Drejtorinë e Burgjeve. “Amnistia Penale është traditë e çdo fundviti që merr qeveria dhe i përket vitit 2020. Ne si ministri e drejtësisë me Drejtorinë e Burgjeve jemi në fazën e studimit dhe në momentin që kemi një studim dhe analizë do të bëjmë me dije opinionit publik. Po punojmë për të pasur amnistinë penale por jemi në fazën e studimit dhe analizës”, tha Manja.

Qeveria çon në Kuvend pr/ligjin për shërbimin përmbarimor shtetëror

Ndërkohë, Qeveria miratoi pr/ligjin për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror. Në mbledhjen e ditës së djeshme janë miratuar 2 akte që vijnë si propozim i Ministrisë së Drejtësisë. Akti i parë është ai i dëmshpërblimit financiar për 54 ish-të përndjekurit politik, të cilët do të marrin masën me këste. Akti i dytë është projektligji për shërbimin përmbarimor shtetëror. Manja tha se do t’i japë zgjidhje problematikave që janë hasur me këtë shërbim.“Ka për qëllim të rregullojë dhe garantojë mirëfunksionimin e shërbimit përmbarimor shtetëror duke i dhënë zgjidhje problematikave që janë hasur në këtë shërbim. Reformimi i sistemit përmbarimor shtetëror bëhet i domosdoshëm pasi ky shërbim funksionin me ligjin e miratuar të vitit 2001 dhe nuk garanton cilësi të shërbimit. Me pr/ligjin që kaluam në Kuvend, shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror do të konkurrojë denjësisht shërbimin përmbarimor privat”, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një prononcim për median pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, mësohet se qeveria ka bërë gati dhe paketën e akteve nënligjore për funksionimin e këtij shërbimi.