BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Ekonomia

Qeveria zgjat garancinë sovrane për bizneset, 78 milionë euro deri në vitin 2027, mbështetje për fasonët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Qeveria zgjat garancinë sovrane për bizneset, 78 milionë euro

Qeveria ka në plan të zgjasë garancinë sovrane për operatorët turistikë dhe bizneset. Kështu është shprehur ministrja e Financave, Anila Denaj, gjatë takimit që zhvilloi dje me Këshillin e Investimeve për strategjinë e re 2021-2027. Sqarojmë këtu se, garancia sovrane është një lloj kredie që marrin bizneset në banka, por që interesi mbulohet një pjesë nga qeveria dhe një pjesë nga bankat. Gjatë pandemisë qeveria në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë lëshuan dy garanci sovrane, ku numri i përfituesve ka qenë goxha i lartë. Sakaq, ministria tregon se për disa biznese garancia sovrane është në plan të zgjatet, sepse ndërmarrjet e prekura më shumë nga kriza pandemike kanë nevojë për mbështetje financiare që të ringrihen. Konkretisht, Denaj sqaroi se fillimisht garancia sovrane do të jetë në vlerën e 50 milionë eurove dhe deri në 2027 do jepen 78 milionë euro, në financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. “Dy sektorët që do të marrin edhe mbështetjen më të madhe direkt janë manifaktura dhe turizmi përmes garancive sovrane prej 50 milionë euro. Strategjia e re e nxitjes së investimeve 2021-2027 parashikon 78 milionë euro që do t’u vijnë në ndihmë kompanive, kryesisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në mënyrë prioritare ne do të mbështesim me garanci sovrane kryesisht sektorin fason që është edhe më i godituri nga kriza, që bizneset e fushës të mund të nisin rimëkëmbjen nga efektet e Covid-19”, theksoi ministrja.

Grante të 5-fishuara

Denaj tregoi se, kjo strategjia e re që po hartohet do të ketë si prioritet mbështetjen financiare dhe orientimin përmes trajnimeve për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme në vend. Sipas saj, kjo është mënyra më e mirë që bizneset në vend të fillojnë të marrin veten si dhe të përthithen sa më shumë investime të huaja. Këtu ministrja tregoi se, mbështetja do t’iu jepet ndërmarrjeve në formë grantesh, të cilat do të jenë 5 herë më të larta se kanë qenë deri më sot. “Fokus të veçantë do të kenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të rritur vlerën, të cilat kanë sot mbështetje të rëndësishme fiskale si tatimfitimi zero dhe rritje të pragut të TVSH, por edhe mbështetje përmes granteve dhe fondeve që administrohen përmes AIDA-s. Parashikohet që vlera e fondeve dhe granteve për biznesin e vogël dhe të mesëm të 5-fishohet”, tregoi ajo. Ndër të tjera Denaj u shpreh se, qëllimi i hartimit të kësaj strategjie është identifikimi i potencialeve të investimeve për zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e integrimit në tregjet ndërkombëtare dhe zinxhirët e vlerës. Në përmbyllje të mbledhjes, ministrja ftoi biznesin të paraqesë propozimet e tyre lidhur me këtë strategji, të cilat duhet të synojnë për të rritur vlerat e produktit “Made in Albania” dhe në veçanti për ta bërë atë në tregjet rajonale akoma më të dukshëm dhe më përfitues.