BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Qeveria zgjidh qesen, 136 milionë dollarë për kompensimin e pronave, ja kategoritë e reja që do të përfitojnë

Qeveria zgjidh qesen, 136 milionë dollarë për kompensimin e

Qeveria ka vënë në dispozicion 136 milionë dollarë për kompensimin e pronave në tre vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të publikuara në planin buxhetor afatmesëm, në vitin që vjen fondi i kompensimit të pronave do të jetë më i lartë, pasi nuk do të ketë më as pengesa dhe as burokraci në procesin e kompensimit në tërësi. Raporti i publikuar tregon se, vetëm në 2022 është planifikuar të shpenzohen 4.2 miliardë lekë për kompensimin e pronave, dhe nga 4.7 miliardë lekë për vitin 2023, pra me një shtesë prej 50 milionë dollarësh për çdo vit. “Për periudhën 2022-2024 plani buxhetor parashikon që rreth 136 milionë dollarë të akordohen në fondin për kompensimin e pronarëve. Specifikisht, është menduar që nga ky fond 4,2 miliardë lekë, afërsisht 42 milionë dollarë janë parashikuar të shpërndahen për këtë qëllim në vitin 2022. Ndërsa, për kompensimin e pronave në vitin 2023 është parashikuar të akordohet fondi prej 4.7 miliardë lekë, apo rreth 47 milionë dollarë me një rritje nga vitit i mëparshëm. Ndërkohë, rritje me 50 milionë lekë do të bëhet për vitet e mëpasshme në fondin buxhetor për kompensimin e pronave”, thuhet në raport. Përmes këtij plani buxhetor, qeveria sqaron se është parë e arsyeshme rritja e fondit për kompensimin e pronave duke qenë se, është parashikuar që në vitin që vjen e në vazhdim të jetë prioritet mbyllja e procesit të kompensimit për ata dosje që janë të mbartura nga vitet e mëparshme. Ndërkohë, theksohet se transparenca në procesin e kompensimit është edhe rekomandim i dhënë nga Gjykata e Strasburgut.

Zhbllokohet ngërçi për çdo kategori

Siç e theksuam edhe pak më lartë, qeveria parashikon që në 2022 e në vazhdim të mos ketë më pezullime në procesin e kompensimit për asnjë kategori. Të dhënat e publikuara në këtë raport tregojnë se në vitin 2020 për shkak të pandemisë, por edhe në muajt e parë të vitit 2021, një pjesë e mirë e fondit të parashikuar për kompensimin e pronave nuk është shpërndarë për shkak se procesi është ndërprerë për një sërë kategorish. Konkretisht, në këto dy vite është bërë kompensim i pronës vetëm për ata me kërkesë të veçantë, pra rastet kur pronari pranon të heqë dorë një % e shumës totale për të përfituar kompensimin me kohë të përshpejtuar. “Gjatë vitit 2020 se u shpërnda një fond për kompensim financiar prej 855 milionë lekësh, apo afërisht 8 milionë dollarësh. Prej saj, 49 milionë lekë, afërisht 500 mijë dollarë, për kompensim financiar, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 8 milionë dollarësh ka shkuar për kompensim financiar me kërkesa të veçanta. Nuk është shpërndarë fondi i parashikuar as për periudhën janar-qershor të viti 2021, kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi dy nene të Ligjit për Trajtimin e Pronës. Në këtë kuadër parashikohet që fondet e pa shpërndara të rialokohen për të vijuar me procesin në vitet pasardhëse”, thuhet në raport. Për këtë arsye, qeveria parashikon që nga viti 2022 të zgjidhet ky ngërç dhe të fillojë kompensimi i pronave për çdo kategori, si pronarët që preken nga ndërtimet informale, pronat që preken nga investime publike, pronat e dëmtuara nga një palë e tretë apo nga parregullsi në hartat kadastrale si dhe pronat me kërkesë të veçantë.