BREAKING NEWS

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një mesazh të fortë: Kemi shqetësime serioze për ...

Reagon menjëherë BE-ja pas takimit me Qeverinë dhe ka një
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për biznesmenin: U dogj brenda dhomës

TRAGJIKE/ Gjendet i vdekur pronari i hotelit, policia zbardh detajet për
x
BREAKING NEWS

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të zgjedhë të njohë Kosovën dhe të bojkotojë Putinin, ose do të pësojë të njëjtin fat si Rusia, ja takimet e vështira që e presin presidentin serb

10 ditë të nxehta për Vuçiçin, duhet të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë, bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës, ja çfarë ndodhi pasi e vodhën...

Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3
x
BREAKING NEWS

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh

Nis protesta para Kryeministrisë. Zbardhet çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare? Niko Peleshi jep lajmin: Nënshkruhet sot kontrata 6 milionë dollarë

Çfarë do të ndodhë në hapësirën shqiptare?
x
BREAKING NEWS

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj, zbardhet arsyeja e takimit

Rama mbledh në “Vilën 30” ambasadorët e huaj,
x
BREAKING NEWS

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U kërkonte para qytetarëve, Policia e Shtetit merr vendimin drastik për efektivin, në hetim edhe... (Emrat)

“Një kafe, ose do përfundoni në komisariat”/ U
x

Ekonomia

QKB “kërcënon” bizneset: Deklaroni pronarët përfitues, ose do t’ ju pezullojmë aktivitetin

QKB “kërcënon” bizneset: Deklaroni pronarët

Në fillim të shtatorit, QKB pezulloi aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk kishte deklaruar pronarët përfitues. Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka publikuar në faqen e saj të internetit një njoftim kujtese për bizneset, që të deklarojnë pronarët përfitues, përndryshe do të do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar”. “Ju sjellim në vëmendje detyrimin tuaj ligjor për regjistrimin fillestar të të dhënave të pronarëve përfitues dhe përditësimin e tyre sa herë që ndodhin ndryshime në të dhënat e regjistruara. Mospërmbushja e këtij detyrimi në përputhje me nenin 5 të Ligjit Nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”, i ndryshuar, sjell aplikimin ndaj jush të penaliteteve si më poshtë vijon: Gjobë për mosregjistrim fillestar të të dhënave të pronarëve përfitues brenda afatit të përcaktuar në gërmat b) dhe c) të pikës 3 të nenit 5 të aktit të sipërcituar.  Gjobë për mosregjistrim të çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara që depozitohen në regjistër brenda afatit të përcaktuar në gërmën ç) të pikës 3 të nenit 5 të aktit të sipërcituar. QKB-ja dhe autoriteti përgjegjës për mbajtjen e Regjistrit të Organizatave Jofitimprurëse për subjektet raportuese, nuk do të ofrojnë shërbimet ndaj jush, përveç regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të përfaqësuesit ligjor, si dhe do të ndryshojnë statusin për subjektet raportuese nga status “aktiv” në statusin “të pezulluar” në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse deri në pagimin e gjobës dhe regjistrimin e të dhënave përkatëse për pronarët përfitues”, thuhet në njoftim. Ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, parashikon që të gjitha subjektet raportuese të regjistruara në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin e regjistrimit të pronarëve përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Afati fillestar ishte data 30.6.2021, por që më pas u shty deri më 30 qershor të këtij viti për shkak të problemeve që u hasën me zbatimin e tij. Sipas ligjit, mosregjistrimi fillestar i të dhënave për pronarin përfitues të tij brenda 40 (dyzet) ditësh pas përfundimit të afatit të përcaktuar dënohet me gjobë në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë.