BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Ekonomia

Qytetarët fillojnë të braktisin fondacionet kredidhënëse, bien fitimet e “piramidave financiare”, Banka e Shqipërisë zbardh shifrat

Qytetarët fillojnë të braktisin fondacionet

Qytetarët kanë nisur të nuhasin babëzinë e institucioneve financiare të mikrokredisë. Në vend janë shtuar si kërpudhat fondacionet që japin kredi vetëm me karta identiteti, por interesat i kanë jashtëzakonisht të larta duke rrjepur qytetarët. Por sinjalet janë se shumë individë e kanë kuptuar këtë skemë dhe kanë filluar të braktisin të tilla fondacione. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia e sektorit bankar për institucionet financiare jo banka ngelet ende në nivele stanjacioni dhe nuk i është rikthyer ende ciklit të rritjes që shënonte deri në momentin e pandemisë. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia për ndërmjetësit e tjerë financiarë është një nga segmentet e pakta të huasë që në fund të vitit të kaluar ngelej në rënie, pa mundur të rikuperojë nivelet e parakrizës. Në fund të muajit korrik, kredia për korporatat e tjera financiare kishte vlerën e 13.3 miliardë lekëve ose rreth 109 milionë eurove. Portofoli ka shënuar një rritje të lehtë me 1.7% që nga fillimi i vitit, ndërsa ka pothuajse të njëjtën vlerë krahasuar me një vit më parë. Sipas “Monitor”, vlera e kredisë ngelet ende më e ulët krahasuar me marsin 2020, kohë kur edhe ky sektor nisi të prekej nga efektet e pandemisë. Kriza ekonomike e frenoi zgjerimin e institucioneve financiare të mikrokredisë në vend gjatë vitit të kaluar. Një nga treguesit që dëshmon stanjacion është aksesi i tyre në burimet e likuiditetit të sektorit bankar. Pikërisht në mars 2020, kredia për korporatat e tjera financiare arriti nivelin më të lartë historik, për rreth 14 miliardë lekë. Statistikat e deritanishme tregojnë se huadhënia e institucioneve financiare jo banka është në përmirësim të ngadaltë dhe portofoli ka arritur afërsisht në nivelet që kishte para pandemisë. Të dhënat më të fundit i takojnë tremujorit të parë të këtij viti. Portofoli i kredisë kishte vlerën e 39.2 miliardë lekëve, 1.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Detajet

Këto kompani nuk mund të pranojnë depozita të publikut dhe e mbështesin ndërmjetësimin financiar përmes instrumenteve të tjera. Institucionet më të konsoliduara kanë arritur në fitojnë akses në linja financimi nga jashtë, prej enteve që synojnë zhvillimin e segmenteve specifikë të tregut, siç mund të jetë bujqësia, apo bizneset e vogla dhe të mesme. Një pjesë tjetër financohen me obligacione, kryesisht të siguruara nga kompanitë mëmë jashtë vendit. Por, në një pjesë të konsiderueshme këto institucione marrin hua në bankat tregtare me qëllim kredidhënien me norma më të larta interesi në nivel mikro. Duke qenë se këto institucione japin hua në segmente me rrezik më të lartë, zakonisht normat e interesit janë ndjeshëm më të larta krahasuar me sektorin bankar, sidomos kur bëhet fjalë për kreditë e vogla konsumatore. Në vija të përgjithshme, kredia bankare për institucionet financiare jo banka përkthehet në financime të vogla për konsumatorët dhe bizneset e vegjël me rrezik të lartë dhe që e kanë të vështirë të sigurojnë akses direkt në kredinë bankare.