Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rama zhbllokon fondin grek 2.5 milionë euro për Teatrin Kombëtar, Berisha e mbajti 15 vite të bllokuar në bankë

 Rama zhbllokon fondin grek 2.5 milionë euro për Teatrin Kombëtar, Berisha e mbajti 15 vite të bllokuar në bankë

Postuar: 21/06/2015 - 08:18

Qeveria ka vendosur më në fund të zhbllokojë realisht fondin e famshëm grek për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Në kushtet kur raportet mes shtetit tonë dhe Greqisë nuk duken në ditët më të mira, Rama ka vendosur të rikthejë në skenë dhe një herë marrëveshjen 15 vjeçare me shtetin fqinj, sipas së cilës ky i fundit i jepte vendit tonë një fond prej 2.5 milionë euro për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, por që deri tani nuk janë përdorur kurrë dhe pse ndodhen të kyçura në një llogari bankare. Vendimi i marrë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave me datë 10 qershor nuk është publikuar në faqen zyrtare të qeverisë bashkë me vendimet e tjera të asaj dite, por vetëm dy ditë më parë në Fletoren Zyrtare. Nëpërmjet këtij vendimi, qeveria “Rama” vendos të shfuqizojë vendimin nr. 887, të datës 21.12.2011 të qeverisë “Berisha”, i cili ndryshonte në parim marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, për programin dypalësh të ndihmës së bashkëpunimit. Vendimi i qeverisë së kaluar, i cili me gjasë ndryshonte destinacionin e këtij fondi, nuk gjendet i plotë në asnjë adresë zyrtare në internet, duke lënë enigmë dhe fatin përfundimtar të kësaj marrëveshjeje, e cila sipas kushteve fillestare, do të mundësonte 2.5 milionë euro për rindërtimin e Teatrit Kombëtar. Gjithsesi, nga sa kuptohet nga vendimi më i fundit i qeverisë “Rama”, kjo marrëveshje rikthehet në kushtet fillestare të vitit 2002 dhe fondi shkon për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, siç dhe është paralajmëruar prej kohësh nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. 
 
Rama zbulon projektin e Teatrit Kombëtar 
 
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar dje projektin e Tetarit të ri Kombëtar, i cili është parashikuar të ndërtohet në një hapësirë ish-industriale në zonën e Tiranës së Re, pranë gjimnazit “Petro Nini”. “Projekti i teatrit te ri që do të ndërtohet mbi një rrënojë që prej çerek shekulli kalbet në zemër të Tiranës”, shkruante dje Rama në Facebook, teksa publikonte disa foto të godinës në gjendjen aktuale dhe asaj që parashikohet të dalë pas rindërtimit, i cili pritet të përfundojë vitin tjetër. Ish Instituti i Energjitikës, i cili ndodhet 500 metra në distancë nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” do të bëhet kështu një pikë takimi me artin, ndërsa së fundmi është shfrytëzuar nga Ministria e Arsimit, si qendër universitare e shërbimeve për nevojat e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Lajmi që artistët e Teatrit Kombëtar do të zhvendoseshin në këtë godinë u dha para disa muajsh nga vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila pati deklaruar zyrtarisht se ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar, rikonstruksioni i Teatrit të Operës dhe Baletit, ndërtimi i një skene të re multiartistike në kryeqytet janë “kantieret” në të cilat do të operohet për vitin 2015. “Ministria e Kulturës ka identifikuar tashmë një hapësirë të lirë në Tiranë, të papërdorur në gjithë këto vite po në qendër të Tiranës për të ndërtuar një hapësirë të re skenike në shërbim të aktorëve. Do jetë një qendër arti multifunksionale me skena dhe salla ekspozimi. Kjo hapësirë është në Tiranën e Re. Ndërkohë për Teatrin do të shkohet drejt një koncepti të një teatri të ri”, pati pohuar ministrja e Kulturës, Kumbaro. 4 milionë euro është shuma që do të shpenzojë Ministria e Kulturës për këto ndërhyrje, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i Teatrit të Operës. 2.5 milionë euro i përkasin fondit grek dhënë në vitin 2002, por i pashfrytëzuar deri më sot, ndërsa 1.5 milionë euro do të dalin nga fondet e shtetit. 
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 4. Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2018 - 07:23

 Eksportet arritën në 231 miliardë lekë për periudhën janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 15.3 % me bazë vjetore. Lajmi konfirmohet nga statistikat e publikuara nga INSTAT.

Postuar: 18/10/2018 - 07:21

Personat fizikë nuk do të duhet të depozitojnë më në organet tatimore vendimin e destinimit të fi

Postuar: 17/10/2018 - 13:55

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin e këmbimit valutor për sot, 17 tetor 2018:

Postuar: 17/10/2018 - 07:30

Megjithëse qeveria “Rama” ka ndërmarrë disa masa në lehtësimin e klimës së biznesit,

Postuar: 16/10/2018 - 07:23

Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e të bërit biznes dhe të vazhdojë reformat për përmirësimin

Postuar: 16/10/2018 - 07:22

“Rishikimi i kontratës me koncesionarin e Rinasit duhej të ishte bërë më herët”.

Postuar: 15/10/2018 - 16:12

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ministri i Financave dhe Ekonomisë,