Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Raporti BSH, Gent Sejko heq përgjegjësinë nga vetja për rënien e euros, parashikohet rritje ekonomike gjatë muajve në vijim

Postuar: 30/11/2019 - 07:51

Guvernatori, Gent Sejko, ka larë edhe njëherë tjetër duart sa i takon krizës së euros. Prej disa kohësh euro është në pikiatë në vendin tonë dhe masat e BSH kanë rezultuar të dështuara. Por, në raportin më të fundit për politikën monetare, Sejko ka hequr përgjegjësinë për rënien e euros. Në raportin e publikuar referua periudhës tremujore, por edhe vjetore, tregohet se euro është dobësuar ndjeshëm kundrejt lekut. Sipas guvernatorit, kjo ecuri nuk ndikohet vetëm nga politikat e brendshme, por edhe nga sjelljet sezonale. Për shembull, gjatë sezonit turistik leku shfaqi një dobësim kundrejt euros, për shkak të emigrantëve që kthehen në vend apo dhe të turistëve të shumtë që vizitojnë vendin tonë.“Tremujori i tretë i vitit është karakterizuar nga vijimësi e mbiçmimit të monedhës vendase kundrejt euros. Kursi mesatar gjatë kësaj periudhe rezultoi 121.6 lekë/ euro, me një forcim tremujor të lekut prej 1.2%, po aq sa edhe në tremujorin e dytë të tij. Edhe mbiçmimi vjetor i lekut në këtë periudhë, prej mesatarisht 3.5%, rezultoi pranë vlerës së shënuar në tremujorin e dytë të vitit me 3.4%. Krahasuar me vitin e kaluar, forcimi i lekut gjatë vitit 2019 është ngadalësuar ndjeshëm, në kushtet kur deficiti korrent, e veçanërisht ai tregtar, janë zgjeruar. Kjo ecuri e kursit vlerësohet brenda linjave të sjelljes sezonale të tij dhe përkon me një sezon më të mirë turistik, sikurse tregohet nga të dhënat indirekte të sektorit të turizmit”, thuhet në raport. Sipas BSH, sezoni turistik po vjen në shtrirje më të gjerë ndër vite, rrjedhimisht krijohet një stabël kohor më i gjatë edhe për vlerësimin e euros.“Krahas kësaj, vitet e fundit është vërejtur dhe një shtrirje më e gjerë e këtij sezoni, çka është reflektuar në nisje më të hershme të mbiçmimit sezonal të lekut dhe zgjatje të tij pjesërisht deri në shtator. Shuarja e efektit sezonal, tipike e muajit shtator, ka nisur vetëm në fund të këtij muaji dhe duket në tremujorin e tretë të vitit, numri i të huajve që kanë hyrë në Shqipëri ishte 5.8% më i lartë se një vit më parë, kurse treguesi neto i llogaritur si diferencë mes hyrjeve të shtetasve të huaj dhe daljeve të shtetasve shqiptarë ishte 3.3% më i lartë”, thuhet në raport. Rritja ekonomike Sipas raportit të BSH, rënia e inflacionit në tre mujorin e dytë ka ndikuar edhe në rënien ekonomike. Gjithsesi, BSH shprehet se kjo është një situatë që do të kalojë në muajt në vijim ku pritet të ketë një stabilitet të tij me ndikim pozitiv në ekonomi. “Inflacioni mesatar vjetor rezultoi 1.4% në tremujorin e tretë dhe u luhat pranë nivelit të shënuar një tremujor më parë. Çmimet e mallrave të tjera të shportës së konsumit dhanë, në tërësi, një kontribut të ulët, por pozitiv në inflacionin vjetor të kësaj periudhe. Presionet e brendshme inflacioniste vlerësohen të kenë ardhur në rritje”, shprehet BSH. Më tej në raport tregohet se PBB ka ardhur në rritje, një tjetër tregues pozitiv për ekonomi. Ndërsa sqaron se efekt negativ ne rritjen ekonomike ka dhënë sektori i energjisë, BSH shpjegon se ky problem është kompensuar në sektorët e tjerë dhe se është një problem kalues për muajt e Oda Ekonomike e Kosovës dërgon 11 automjete me ndihma në Shqipëri AKU kontroll ushqimeve të grumbulluara, ruan 120 ton ushqime në frigorifer Ditën e djeshme Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, shoqëroi për në Shqipëri 4 maune, 4 kamionë dhe 3 autobusë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ndihmat janë siguruar nga subjektet private që bëjnë pjesë në Odën Ekonomike të Kosovës, të cilat përbëhen nga 100 ton ushqime gjysmë të gatshme, produkte higjienike, veshmbathje dhe batanije. Njëkohësisht me ndihmat e siguruara nga Oda Ekonomike e Kosovës mbërriti edhe një kuzhinë e lëvizshme dhe 100 vullnetarë me kapacitet për 10 mijë racione ushqimi të ngrohtë në ditë, për 7 ditët e ardhshme. Kjo ndihmë u bë e mundshme edhe falë bashkëpunimit me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë të Shqipërisë, gjithashtu nga kërkesa për mbështetje e dërguar nga kryetarja Ines Muçostepa. Nëpërmjet asaj kërkese Muçostepa i kërkonte vendeve fqinje, kryesisht Kosovës, të bashkëpunojnë për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti. Ndihmat e ardhura nga Kosova u dorëzuan në magazinat e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura. Ushqimet e shumta që grumbullohem për të dëmtuarit në Durrës nuk më të jepen tek ta pa u kontrolluar më parë, ndryshe shëndeti i tyre vihet në rrezik. Prandaj, Inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Autoritet Kombëtar të Ushqimit Durrës kanë njoftuar se janë në gatishmëri duke asistuar pranë pikave të grumbullimit të produkteve ushqimore në Thumanë, Shkozet e Fushë-Krujë. Ata sigurohen për ruajtjen, mbajtjen në kushte të përshtatshme si dhe sigurimin e të gjitha afateve të jetëgjatësisë për konsum të këtyre produkteve. Sipas tyre janë siguruar kapacitetet në mënyrë që rreth 120 ton produkte ushqimore me origjinë shtazore të sigurohen dhe të ruhen në ambiente frigoriferike duke garantuar sigurinë e tyre për konsum. AKU njofton se trupa të tjera inspektuese nga Fieri dhe Elbasani po shkojnë drejt Durrësit në mënyrë që të gjitha vendet ku shërbehet ushqim për banorët të jenë të kontrolluara.“Të gjitha produktet ushqimore do të kontrollohen dhe sigurohen pasi shëndeti i banorëve është i pari”, shprehet AKU. FMN vlerëson rritjen e kreditimit në bankat shqiptare Në raportin më të fundit të publikuar për ecurinë ekonomike në Shqipëri, FMN ka evidentuar disa problematika, por njëkohësisht ka dhënë një vlerësim pozitiv sa i përket kreditimit të bankave. Në raport thuhet se thënia e kredive nga bankat shqiptare ka ardhur në rritje dhe ky fakt është mjaft i dukshëm. “Më në fund, rritja e kreditimit po përmirësohet, ndërkohë që ndryshimet në pronësinë e bankave dhe ulja e numrit të bankave sjell më shumë konkurrencë dhe kreditë nën standard janë ulur nga piku prej 24.9 për qind në 10.2 për qind”, thuhet në raport. Gjithsesi FMN ka deklaruar se sistemet bankare duhet të vazhdojnë me reforma efektive për huadhëniet. “Megjithatë, mbetet e nevojshme kryerja e reformave të mëtejshme për të mbështetur huadhënien nga bankat përmes zgjidhjes së ngërçit në sistemin e përmbarimit, trajtimit të dobësive lidhur me të drejtat e pronësisë dhe zbatimit efektiv të ligjit për falimentin. Për më tepër, lufta kundër informalitetit do të jetë kyçe”, shprehet FMN. ardhshëm. “Prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 2.3% në tremujorin e dytë, pas rritjes me 2.4% në tremujorin e parë. Në këndvështrimin sektorial, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në gjashtëmujorin e parë të vitit pasqyroi më së shumti ecurinë negative të prodhimit të energjisë elektrike, i ndikuar nga kushtet e pafavorshme klimaterike. Sektorët e tjerë të ekonomisë patën rritje pozitive. Në këndvështrimin e kërkesës agregate, rritja ekonomike pasqyroi zgjerimin e konsumit privat e publik, të cilët përshpejtuan ritmet e rritjes në tremujorin e dytë”, thuhet në raport./Esmeralda HIDA 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 08:15

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 13 dhjetor 2019, publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 13/12/2019 - 07:13

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektin e fiskalizimit.

Postuar: 13/12/2019 - 07:12

Ditën e djeshme është zbardhur lista e pestë e naftëtarëve, metalurgëve dhe minatorëve që përfito

Postuar: 12/12/2019 - 10:16

Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, për 12 dhjetor 2019.

 

Postuar: 12/12/2019 - 07:16

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje nismën e propozuar nga deputeti Arben Ahmetaj për rivlerësimin

Postuar: 11/12/2019 - 21:15

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ka komentuar faturat financiare të tërmetit të 26 nëntorit.Xhe

Postuar: 11/12/2019 - 08:40

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lar