BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti, dyfishohen veprat penale në lidhje me tatimet dhe taksat

Raporti, dyfishohen veprat penale në lidhje me tatimet dhe taksat

Veprat penale në lidhje me tatimet dhe taksat janë dyfishuar gjatë tremujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në tremujorin e parë të 2016 numëroheshin 128 vepra penale të evidentuara, ndërkohë që në tremujorin e parë të këtij viti, numërohen 245 vepra penale në lidhje me tatimet dhe taksat. Të dhënat raportohen nga Instituti i Statistikave. Sipas raportit më të fundit të INSTAT, në tremujorin e parë 2017 janë kryer 7.495 vepra penale, ose rreth 3,5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Po ashtu, gjatë tremujorit të parë 2017 janë regjistruar 7.829 autorë të veprave penale, të cilët janë 4,8% më pak krahasuar me tremujorin e parë 2016. Ndaj totalit të veprave penale, pjesën më të madhe mësohet se e zënë “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, me 39,4%, “Krimet kundër autoritetit të shtetit” me 35,8% dhe “Krimet kundër personit” me 20,3%. Vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, në tremujorin e parë 2017, raportohet të jenë kryer 2.956; vepra penale “Krimet kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike”, kanë pësuar ulje me 9,8% krahasuar me tremujorin e parë 2016. Autorët e tyre janë 2.689, rreth 14% më pak se në të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe përbëjnë 34,3% të totalit. Në këto vepra penale, vjedhjet zënë 46,4% të totalit. Krahasuar me tremujorin e parë 2016, gjatë këtij tremujori vjedhjet kanë pësuar një ulje me 20,7%. Statistikat e krimeve pasqyrojnë të dhëna mbi veprat penale të evidentuara dhe personat e dyshuar në kryerjen e një vepre penale. Grupimi i veprave penale është bërë sipas ndarjes referuar Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, respektivisht në 11 kapituj dhe duke u ndalur në seksionet e çdo kapitulli, ku janë evidentuar vepra penale gjatë tremujorit të parë të vitit 2017 dhe 2016.

 

Më të lexuarat