BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Ekonomia

Raporti, Garancia Sovrane rrezikon të sjellë kosto shtesë në buxhetin e shtetit, u lëvrua vetëm gjysma e fondeve të parashikuara

Raporti, Garancia Sovrane rrezikon të sjellë kosto shtesë në

Garancia Sovrane rrezikon t’i shkaktojë buxhetit të shtetit kosto shtesë. Për shkak të krizës që solli pandemia, në vitin e shkuar qeveria në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë miratuan Garancinë e parë Sovrane dhe më pas një të dytë, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve. Konkretisht, Garancia Sovrane garanton marrjen e huasë nga bizneset ku interesi paguhet një pjesë nga Ministria e Financave, kur bizneset e vonojnë shlyerjen dhe pjesa tjetër nga bankat. Pikërisht kjo skemë mund të sjellë dëme të mëdha në buxhetin e shtetit. Sipas përllogaritjeve të publikuara nga “Open Data”, shteti mund të detyrohet të paguajë më shumë se 5.3 miliardë lekë vetëm për garancinë e parë. “Open Data” shpjegon se, ka shumë shanse që një ndërmarrje të mos shlyejë kredinë e marrë brenda afatit 4 mujor, të përcaktuar në vendimin për dhënien e garancisë sovrane. Kjo do të bëjë që vlera kësaj kamatëvonese t’i faturohet automatikisht Ministrisë së Financave. “Nëse që X huamarrës nuk ka shlyer huanë sipas termave të kontratës, atëherë banka huadhënës pas ezaurimit të periudhës 120 ditore për rikuperimin e kredisë, ka të drejtë ti drejtojë MFE-së kërkesën për pagesë që të shlyhet nga buxheti i shtetit. Pas marrjes së kërkesë dhe verifikimit të saj në përputhje me termat e Marrëveshjes së Huasë, MFE autorizon transfertën e pagesës brenda 15 ditëve pune nga marrja e kërkesës. Pra nëpërmjet këtij ilustrimi shpjegohet se shuma e garantuar prej 5.33 miliardë lekësh janë detyrime të mundshme për shtetin shqiptar. Krahas kësaj shumë, kosto shtesë për buxhetin e shtetit mund të rezultojnë nga interesat e huave dhe penalitetet për kamatëvonesa”, thuhet në raport. Sipas “Open Data”, pavarësisht se, marrëveshja e Garancive nuk përbën detyrim të drejtpërdrejtë për shtetin, por përfaqëson një detyrim të mundshëm të tij.

Gjysma e fondeve mbeten stok

Përveç kostove që mund të sjellë mosshlyerja e huave nga kredimarrësit, në raportin e “Open Data” vihet re se, bizneset nuk kanë patur besim të plotë tek kjo garanci prandaj jo të gjithë kanë aplikuar për të përfituar. Të dhënat tregojnë se në total nga të dyja paketat janë lëvruar vetëm gjysmat e fondeve të përcaktuara. Konkretisht, nga paketa e parë janë përdorur vetëm 5 miliardë lekë nga 11 miliardë që përmban paketa e plotë. “Paketa e Parë Parashikon Kredidhënie me Garanci Shtetërore për Bizneset në vështirësi për të mundësuar pagat e të punësuarve. Kjo garanci sovrane u bë e mundur me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 277/2020 e ndryshuar nga VKM 370. Vlera e miratuar është 11 miliardë Lekë. Deri tani kjo paketë është Lëvruar (aktivizuar) në masën rreth 48 %, në vlerë 5.33 miliard”, tregon raporti. Ndërsa nga paketa e dytë duket se janë shpenzuar disi më shumë, por gjithsesi mbeten tek gjysma e vlerës të vënë në dispozicion. Konkretisht edhe nga kjo garanci nuk janë lëvruar më shumë se 56% e fondit. “Paketa e dytë garanton me vlerën deri 15 miliard lekë huadhënien për Shoqëri biznesi që kanë nevojën për kapital qarkullues dhe investime. Afati për aplikim për këtë kredi me garanci sovrane u shty deri në fund qershor 2021. Deri në fund të vitit 2020 kjo lloj kredie është lëvruar me 8.33 miliardë lek, masa 56% e planifikimit”, thuhet në raport.