BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Ekonomia

Raporti i 2021, KLSH ngre alarmin: Abuzime masive me tenderat nga administrata, 158 milionë euro dëm ekonomik, shkelje edhe me fondet e Covid

Raporti i 2021, KLSH ngre alarmin: Abuzime masive me tenderat nga administrata,

Nga administrata ka pasur abuzime masive me tenderat. Të dhënat janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportin vjetor për vitin që lamë pas, i dorëzuar së fundmi në Kuvend dhe që gazeta “SOT” e disponon të plotë. Nga auditimet e kryera vitin e shkuar, pjesa më e madhe e dëmit, rreth 458 milionë euro, ka ardhur si pasojë e efekteve negative me përdorim joeficent të shpenzimeve dhe të ardhurave të munguara në buxhet, ndërsa pjesa tjetër, 158 milionë euro, llogaritet dëm i pastër ekonomik për buxhetin. Ndikimin kryesor në dëmin ekonomik e ka dhënë fusha e investimeve, ku për shkak të abuzimeve, të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit vlerësohen nga KLSH në një total prej 25.2 miliardë lekësh. Po ashtu, efekte negative financiare janë konstatuar edhe në fushën e shpenzimeve për pagat e administratës, në dogana, tatime, si dhe në keqadministrimin e pronës shtetërore. KLSH ka konstatuar shkelje edhe në fushën e prokurimeve, ku konstatohet paligjshmëri në përdorimin e fondeve publike, me shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë në mungesë të plotësimit të kritereve dhe specifikimeve të vendosura në dokumentet e tenderi.“Gjatë prokurimeve, konstatohet paligjshmëri në përdorimin e fondeve publike, me shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë në mungesë të plotësimit të kritereve dhe specifikimeve të vendosura në dokumentet e tenderit”, thuhet në raport.

Tenderat e pandemisë

Negocimi i drejtpërdrejtë i kontratave dhe shmangia e tenderëve të hapur ka qenë një prej problemeve më të rënda që kanë shoqëruar procedurat e blerjes së produkteve për të përballuar efektet e pandemisë Covid-19. Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend, KLSH konstaton se në auditimin e fondeve për përballimin e pandemisë COVID-19, gjatë kryerjes së procedurave të prokurimit, janë konstatuar pasoja me dëm ekonomik, efekte negative në përdorimin e fondeve publike, mungesë efektiviteti, eficience dhe ekonomiciteti në realizimin e procedurave prokuruese për përballimin e situatës; likuidimi i shërbimeve të kryera, pa zhvilluar procedura të prokurimit publik; janë shpallur fitues operatorë ekonomikë në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik; nuk janë planifikuar struktura monitoruese për zbatimin e kontratave; nuk është argumentuar teknikisht dhe ligjërisht vendosja e kërkesave të veçanta për kualifikim dhe specifikimet teknike, dhe që në disa raste nuk kanë lidhje me natyrën dhe përmasat e objektit të prokurimit; janë marrë angazhime financiare pa pasur fonde në dispozicion; moshartim dhe raportim në Degën e Thesarit të ndryshimeve të regjistrit të parashikimeve të prokurimeve publike; mosdokumentim nga ana e komisioneve të marrjes në dorëzim të mallrave të datave të skadencës, pasi janë konstatuar mallra të lëvruara në tejkalim të afateve të skadencës e të tjera. Për furnizimet me mallra anti-Covid, nënvizon Kontrolli i Lartë i Shtetit, është vijuar me procedura prokurimi të drejtpërdrejta dhe jo procedura prokurimi sipas ligjit të prokurimit publik; si pasojë e procedurave të përzgjedhura, si dhe vakumeve ligjore.