BREAKING NEWS

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar se të prekur me koronavirus, ja 3 qytetet me numrin më të madh të infektimeve

Lajm fantastik nga spitalet COVID: Sot më shumë të shëruar
x

Ekonomia

Raporti i APP, 191 tendera pa garë gjatë 2020, ja shkeljet dhe abuzimet e institucioneve me prokurimet publike

Raporti i APP, 191 tendera pa garë gjatë 2020, ja shkeljet dhe

Tenderat vazhdojnë të zhvatin buxhetin e shtetit. Projektet e realizuar nëpërmjet procedurave tenderuese gjithmonë kanë qenë problematike për shkak të abuzimeve që bëhen me to. Shkeljet dhe aferat korruptive tenderuese nuk kanë munguar as gjatë vitit 2020, kur vendi kishte më shumë nevojë për transparencë për paratë që dalin nga buxheti i shtetit. Në raportin e analizës vjetore të publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik thuhet se, në vitin e shkuar ka mbizotëruar numri i tenderave pa shpallje paraprake, pra pa mundësi konkurrimi. Në total janë dhënë me negocim vetëm 191 tendera, një numër ky shumë më e i lartë se viti 2019. Duke qenë se numri i këtyre tenderave është rritur për shkak të projekteve kundër Covid-19 dhe rindërtimit, qeveria është detyruar të rrisë dhe fondin për ta. Gjatë 2020 janë shpenzuar 4.2 miliardë lekë, rreth 8.2% më shumë se 2019, ndërsa 6 mld janë shpenzuar për tendera jo emergjentë. “Për përballimin e emergjencave si pandemia dhe tërmeti në total gjatë viti 2020 janë realizuar 191 tenderë me negocim, pa shpallje paraprake. Shuma e tenderuar arrin në mbi 4.3 mld lekë, ku 2.14 mld lekë janë shpenzuar për tenderimet e kryera për Covid-19 dhe 2.17 mld lekë për procesin e rindërtimit. Ndërkohë që në total gjatë vitit 2020 kjo procedurë prokurimi është përdorur 416 herë nga institucionet publike për punë, mallra e shërbime”, thuhet në raport. Sipas APP-së, pa Covid-19 dhe rindërtimin, kjo lloj procedure është përdorur 151 herë nga autoritetet kontraktore, ndërkohë që krahasuar me numrin total t? procedurave t? përfunduar me fitues, procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 8.3% t? tyre. Ndërkaq, APP tregon se këto lloje tenderash kanë rrënuar buxhetin e shtetit sepse gjithmonë kanë lënë hapësirë për më shumë abuzime dhe shkelje legjislacioni për procedurat tenderuese. Ajo çka bie në sy është se përgjatë 2020 janë shpallur fitues si në tenderat me konkurrim dhe ata me negocim ofertuesit me çmimin më të lartë dhe kjo ka ndikuar negativisht në buxhetin e shtetit.

Një sërë shkeljesh dhe abuzimesh

Në hetimet e bëra përgjatë një viti Agjencia e Prokurimeve ka gjetur një sërë shkeljesh dhe abuzimesh të bëra nga institucionet me tenderat. Një nga shqetësimet kryesore që ndikon dhe drejtpërsëdrejti në buxhetin e shtetit është përcaktimi i fondit limit. Sipas APP, vlera e fondit të shfrytëzuar në kontratë është ndryshe nga vlera e përcaktuar nga studimet në terren.

“Gjatë procesit të hetimit administrativ dhe shqyrtimit të raporteve audituese janë konstatuar mangësi dhe shkelje të ndryshme të legjislacionit të prokurimit publik, nga autoritetet kontraktore që kanë zhvilluar procedurat e prokurimit objekt verifikimi. Njëkohësisht, fondi limit i përdorur për procedurën e prokurimit ka qenë i ndryshëm nga vlera e përllogaritur nga studimi i tregut. APP ka rekomanduar që autoriteti të jetë i kujdesshëm në mënyrën e përllogaritjes së fondit limit”, evidenton APP. Gjithashtu Agjencia tregon se janë bërë skualifikime të padrejta të konkurruesve në disa tendera pa negocim, si dhe janë pranuar disa ofertues, të cilët nuk përmbushin kriteret dhe dokumentacionin që përcakton ligji për tenderat. “Janë konstatuar edhe raste, në të cilat autoritetet kanë evidentuar mospërmbushje të kritereve të kualifikimit, por që disa prej arsyeve të skualifikimit nuk qëndrojnë, megjithëse operatorët në fjalë mbeten të skualifikuar për arsye të tjera. Në disa raste është evidentuar mungesa e dokumentimit me procesverbal për administrimin dhe verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar në formë të shkruar, nga operatori ekonomik i shpallur fitues, përpara lidhjes së kontratës. Gjithashtu, në disa raste të tjera, autoritetet nuk cilësojnë mënyrën e paraqitjes së dokumentacionit”, thuhet në raport.