BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Ekonomia

Raporti i Bankës Botërore, ja 5 fushat ku duhet kujdes strategjik, nga infrastruktura, tek politikat sociale

Raporti i Bankës Botërore, ja 5 fushat ku duhet kujdes strategjik, nga

COVID-19 shton nevojat e Shqipërisë për përmisim të politikave sociale dhe investimeve në muajt në vijim. Disa ditë më parë Banka Botërore publikoi një raport ku tregonte se në cilët sektorë do të goditet më tepër Shqipëria, si pasojë e masave kufizuese ndaj koronavirusit. Ndërkohë ditën e djeshme nxori një tjetër raport ku paraqet 5 fushat në të cilat duhet të fokusohet qeveria jonë që ekonomia vendase të përmisohet. Referuar të dhënave të raportit sektori i parë në të cilin dihet kujdes është infrastruktura. Për këtë sektor duhet shumë punë pasi në muajt e fundit ka pësuar shumë dëmtime nga fatkeqësitë natyrore. “Duhet përmirësimi i infrastrukturës, elasticitetit ndaj katastrofave dhe diversifikimit të energjisë. Për të përshpejtuar procesin drejt arritjes së standardeve të Bashkimit Europian, raporti vëren se Shqipëria ka nevojë që të vijojë me investimet në infrastrukturë (sidomos mirëmbajtje) si dhe ndërlidhjen dixhitale për të rritur fluksin e mallrave, njerëzve dhe informacionit brenda dhe ndërmjet kufijve. Në të njëjtën kohë, humbjet vjetore në infrastrukturë nga përmbytjet e përsëritura dhe ato të shkaktuara nga tërmetet si ato të vitit 2019 ngrenë si detyrë dhënien e përparësisë për investime në infrastrukturë që janë elastike ndaj katastrofave”, vlerëson BB. Tjetër fushë e rëndësishme renditet ajo e politikave sociale. Banka Botërore i kërkon qeverisë forcimin një modeli gjithëpërfshirës të rritjes, duke përmendur si pikë kyçe reduktimin e informalitetit në vend. “Integrimi i ndihmës sociale dhe shërbimeve të ndërmjetësimit të punës është thelbësore për të siguruar që njerëzit që preken më shumë, të kenë qasje më të madhe ndaj mundësive për të ardhura, për t’i rritur ato drejt klasës së mesme, si dhe të sigurohet një mbrojtje më e mirë më vonë gjatë jetës së tyre. Një kalim më i butë nga shkolla në punë do të ndihmojë të rinjtë të zvogëlojnë rreziqet e papunësisë dhe pasivitetit. Në fund, ulja e informalitetit përmes rritjes së ndërgjegjësimit për pagesën e taksave është e vetmja mënyrë e qëndrueshme për të siguruar një shoqëri më të barabartë, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse taksimi dhe sistemi i rishpërndarjes janë transparentë dhe llogaridhënës”, thuhet në raport.

Kërkesat e BB për konkurrencën në tregje dhe investimet

Në raportin e publikuar nga BB, si instrument i rëndësishëm për përmisimin e gjendjes ekonomike renditet edhe konkurrenca në tregje, për të cilin thuhet se duhet siguruar konkurrencë e ndershme dhe eliminim i korrupsionit. “Por cilët janë në fakt sektorët që çojnë drejt realizimit të këtyre objektivave. Së pari, nxitja e tregjeve konkurruese. Ulja e barrierave jotarifore, lufta kundër korrupsionit, ulja e pasigurive ligjore, informalitetit, nxitja e “know how” (njohurive të thelluara, eksperiencë) do të rrisnin konkurrencën që biznesi shqiptar ka nevojë për t’u bërë pjesë e Zinxhirit Global të Vlerës. BB vlerëson po ashtu që kjo do të forconte lidhjen me prodhuesit vendas”, thuhet në raport. Ndërkohë si fushë e katërt e rëndësishme, e cila kërkon nevojë për mirëmenaxhim është edhe sektori i investimeve. Sipas BB qeveria duhet të ketë parasysh rritje e investimeve në arsim dhe shëndetësi. “Duke nisur që nga fëmijëria e përgjatë ciklit të jetës, investimet në kapitalin njerëzor kanë nevojë të jenë më të mëdha dhe më eficente. Në edukim, investimet më të mëdha në mësimdhënie dhe vlerësim janë prioritet, së bashku me financimin mbi bazë të rezultatit final dhe shërbimeve shëndetësore, që kanë nevojë për t’u mbështetur më shumë në shërbimin ditor dhe ambulator”, nënvizon Banka. Ndërsa fusha e pestë renditet forcimi i kapaciteteve të qeverisë vendore për të rritur të ardhurat dhe dhënien e shërbimeve. Duke kërkuar zvogëlim të pabarazisë mes shërbimeve dhe mundësive është e rëndësishme që të rritet kapaciteti i qeverisjes lokale në të gjithë nivelet, përfshirë përgjegjësinë e tyre ndaj komuniteteve.