BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Ekonomia

Raporti i Bankës Botërore, rritje të papunësisë me 11.9 për qind, lehtësirat e taksave do rrisin deficitin

Raporti i Bankës Botërore, rritje të papunësisë me 11.9

Shqipëria do të ketë rritje të papunësisë edhe për vitin 2021. Kështu tregojnë rezultatet më të fundit të publikuara nga Banka Botërore për Shqipërinë, si një nga vendet më të dëmtuara nga kriza e shkaktuar nga pandemia. Sipas BB vendi ynë do ta ketë të vështirë të rikuperohet në vitin që vjen për shkak se bizneset do të jenë në krizë dhe do të shkurtohen vendet e punës dhe nga ana tjetër do të kemi një nivel shumë të ulët të konsumit dhe eksporteve, që janë themelet bazë për rimëkëmbje ekonomike. “Shqipëria nuk do të ndjejë rimëkëmbjen e vërtetë gjatë vitit 2021, pasi do të ketë një rritje ekonomike të lehtë dhe rënie 5%. Kjo pasi një nga treguesit kryesorë si papunësia u rrit tepër, kur vendet në zhvillim ekonomik kishin një nivel të lartë me 11,5% në 2019 dhe ky nivel i të papunëve u rrit në ritme të shpejta me 11,9% vetëm në 3 muaj të 2020 dhe pritet që të rritet nëse situata pandemike vazhdon akoma. Në këto kushte Shqipëria ka pasur një rënie të ndjeshme të konsumit me 8%, kjo si pasojë e të ardhurave të pakta dhe të mungesës së mbështetjes së mjaftueshme sociale. Edhe eksporti i mallrave dhe shërbimeve do të pësojë tkurrje të mëdha me 37%. Të dy këta tregues kanë rritur ndjeshëm normën e papunësisë, kur në këto shifra nuk janë llogaritur punonjësit informalë, të cilët po kalojnë periudhën më të vështirë dhe janë zhytur në varfëri”, thuhet në raport. Nga ana tjetër një pikë tjetër e dobët e vendit tonë për të përballuar këtë kizë është mungesa e reformës fiskale. Sipas BB, lehtësimi në taksa i bizneseve është një hap mbështetës për ta, por nga ana tjetër ka rritur në nivele të larta tek 12% deficitin buxhetor. Prandaj duhet që qeveria të mendojë për reforma afatshkurtra në përmirësim të sistemit fiskale. “Deri më tani politikat makroekonomike të Shqipërisë janë drejtuar për në mbështetje të bizneseve dhe personave të prekshëm nga pandemia. Por në vijim duhet të bëjë reforma për rimëkëmbje të ekonomisë në total. Në parashikimet tona pozita aktuale fiskale e Shqipërisë pritet të rrisë shumë deficitin buxhetor, me rritje 12%, i cili do të rrisë borxhin në 81,4%”, shkruan BB. Nën këtë skenar bazë të rikuperimit, ekonomia do të ishte akoma 10.7 për qind më e vogël se sa në projeksionin e Bankës Botërore para COVID-19 për 2021.

Duhet rimëkëmbje në 2022-2025

Sipas Bankës Shqipëria do të ndjejë një rimëkëmbje të lehtë në fund të 2021, me një rritje të lehtë 5%. Sigurisht, sipas BB, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse qeveria shqiptare do të rrisë transparencën dhe përthithë sa më shumë investime të huaja në projektin afatmesëm 2022-2025. “Shqipëri do mund të ketë një rimëkëmbjen ekonomike në një periudhë tre vjeçare me gati 26%, ku 5% të jetë në 2021. Duke supozuar vënien nën kontroll të pandemisë deri në fund të vitit 2020, ndërsa duhet të punojë që eksportet, konsumi dhe investimet të rikuperohen pjesërisht. Rindërtimi i mëtejshëm nga tërmeti duhet gjithashtu të nxisë rritjen, në përputhje me përvojën nga katastrofa të ngjashme në ekonomitë në zhvillim. Në vitet në vijim, konsumi privat do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rritje. Investimet private dhe publike do të kontribuojnë gjithashtu në rritje nëse qeveria vazhdon të zbatojë reformat për të përmirësuar mjedisin e biznesit dhe investon në infrastrukturë”, theksohet në raport. Edhe për deficitin buxhetor BB parashikon të shkojë drejtë normalizimit në 2020 pasi edhe tregu do të përmirësohet dhe nga ana tjetër nëse pandemia do të lehtësohet, eksportet me tregjet e mëdha do të rriten ndjeshëm. “Në nivelin sektorial, shërbimet, të udhëhequra nga turizmi dhe ndërtimi pritet të jenë faktorët kryesorë të rritjes. Deficiti i llogarisë korente pritet të ulet në 10,5 për qind të PBB-së në 2022 dhe të ulet më tej në 8 përqind në përputhje me tendencat e para krizës, të nxitura nga përmirësimet e parashikuara në bilancin tregtar. Eksportet e shërbimeve, përfshirë turizmin dhe zgjerimi i bizneseve duhet të ngushtojnë deficitin tregtar për një periudhë afatmesme. Rritja e importit do të jetë e lartë në 12.8 për qind në 2022, teksa investimet në infrastrukturë përshpejtohen”, tregon BB.