BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Ekonomia

Raporti i Bankës së Shqipërisë, institucionet jobanka që rrjepin shqiptarët lulëzojnë gjatë pandemisë, rrisin ndjeshëm fitimet

Raporti i Bankës së Shqipërisë, institucionet jobanka

Institucionet jobankare kanë rritur fitimet gjatë pandemisë. Me shpërthimin e pandemisë Banka e Shqipërisë u diktoi të gjitha bankave të lehtësojnë normat e kredidhënies dhe procedurat për huamarrje nga bizneset në mënyrë që të gjenin mbështetje për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Kështu në kohën kur bankat janë disi të rrezikuara nga normat e ulëta të interesit institucionet jo-banka kanë përfituar nga gjendja dhe kanë shtrirë më tej aktivitetin e tyre, duke qenë se konsumatorët familjarë e kanë pasur akoma më të lehtë të marrin borxhe në këto institucione ku kërkesë llogaria është më e ulët. Institucionet jo bankare kanë lidhur më shumë kontrata në 6 mujorin e parë të 2020 edhe pse pak kohë më parë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri një paralajmërim dhe kërkoi ushtrim kontrolli për veprimtaritë e tyre jo të rregullta. Në raportin e BSH për stabilitetin financiar në 6 mujor thuhet se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë IFJB kanë rritur me 22% aktivitetin e tyre. Sakaq bëhet me dije se, vetëm në tre mujorin e parë ushtronin aktivitet të vrullshëm 30 IFJB në vlera 67 mld lekë. “Institucionet Financiare Jo banka kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre në sajë të ecurisë pozitive të aktivitetit kreditues dhe investimeve në formën e depozitave me afat në banka. Në fund të tremujorit të parë sistemi financiar përmbante 30 IFJB me një total aktivesh prej 67 miliardë lekësh. Bilanci i institucioneve financiare jo banka ishte përkatësisht 3% dhe 22% më i lartë krahasuar me fundin e vitit 2019 dhe një vit më parë”, thuhet në raport. Dhe jo vetëm kaq, “guximi” i këtyre institucioneve shkon deri aty sa shtrinë ndërhyrjet edhe në sistemin financiare bankar. Sipas BSH, jo-bankat kanë 20% ndërhyrje në banka dhe pesha e përgjithshme në sistemin financiar u rrit me gati 12% për 6 muaj. “Pesha e sektorit jobankar u rrit në 12.2% të PBB-së nga 11.7% në dhjetor 2019. Rritja më e lartë është vërejtur në segmentin e institucioneve. Ekspozimi i sektorit jobankar ndaj atij bankar, vijon të mbetet i lartë, duke qenë se vendosjet e jobankave pranë sektorit bankar, në formën e depozitave dhe instrumenteve të kapitalit, zënë rreth 20% të bilancit të jobankave”, thuhet në raport.

Familjet rrisin borxhin

Ashtu siç përmendëm më lart situata e krijuar nga koronavirusi ka detyruar familjet shqiptare të marrin borxhe në banka për të përballuar krizën ekonomike. Me lehtësitë që u bënë familjet kanë marrë hua edhe në banka edhe në institucionet jo bankare. Sipas raporti të BSH, këtë 6 mujor borxhet e familjeve në banka kanë shënuar rekord historik. Ana e keqe e këtij fakti është se pjesa më e madhe e tyre nuk kanë mundësi ta shlyejnë këtë borxh, ndërsa shprehen se do kenë nevojë të marrin sërish borxh në vijim. “Rezultatet e vrojtimeve për gjendjen financiare dhe ngarkesën në borxh të familjeve, tregojnë se përdorimi i borxhit prej tyre mbetet i kufizuar. Për familjet huamarrëse, gjatë periudhës është vënë re një rënie e aftësisë paguese. Për të ardhmen e afërt, duket sikur kërkesa për borxh do të jetë më e lartë, nga familje që nuk kanë pasur borxh më parë”, thuhet në raport. Për këtë arsye sistemi bankar ka regjistruar 32% humbje në këtë periudhë të parë të vitit. Të shprehur në shifra 66% e familjeve shqiptare tregojnë se kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë vështirësi të shlyejnë borxhet, ndërsa 45% tregojnë se gjendja është përkeqësuar. “Të dhënat e vrojtimit tregojnë që rreth 23% e familjeve të përgjigjura deklarojnë se kanë të paktën një hua për të paguar. Më tej, rreth 55% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese nuk kanë ndryshuar, pra ende shfaqin vështirësi në shlyerje. Pjesa tjetër e të përgjigjurve, vlerësojnë në agregat përkeqësim të aftësisë së tyre paguese, duke reflektuar përkeqësimin e përgjithshëm të parametrave ekonomikë në vend për shkak të pandemisë së Covid-19. Kjo është reflektuar dhe në pritjet pesimiste të familjeve lidhur me aftësinë e tyre paguese në të ardhmen. Kështu, 66% e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese gjysmën e dytë të vitit 2020”, theksohet në raport.