BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Raporti i BB, gjatë vitit 2020 parashikohet rënie ekonomike 8.4 për qind, investimet nuk japin efekt në buxhet, rritet papunësia

Raporti i BB, gjatë vitit 2020 parashikohet rënie ekonomike 8.4

Tjetër parashikim negativ për vendin tonë. Në një raport për Ballkanin Perëndimor të publikuar dje nga Banka Botërore thuhet se, rikuperimin i ekonomisë shqiptare është në rrezik, për shkak se gjatë këtij viti do të pësojmë humbje të mëdha. Ndërsa gjendja përkeqësohet kur zërat kryesorë nuk japin shpresë për kontribut. Sakaq në pikat për Shqipërinë BB tregon se, do të kemi një rënie ekonomike 8.4%, ky është niveli më i lartë i parashikuar deri më tani për vendin tonë dhe në këtë mënyrë i zbeh më shumë shpresat për rikuperim. Sipas Bankës, Shqipëria do të pësojë rënien më të thellë në rajon për shkak se vetëm në tre mujorin e parë investimet dhe konsumi ranë ndjeshëm, ndërsa janë dobësuar më tej gjatë këtyre muajve. “Ekonomia e Shqipërisë u godit rëndë nga tërmeti i Nëntorit 2019 e më pas nga pandemia e COVID-19. Në vitin 2020 punësimi dhe PBB-ja pritet të tkurren ndjeshëm dhe bilancet e jashtme dhe ato fiskale të përkeqësohen. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2020, PBB-ja u kontraktua me 2.5 për qind, investimet u tkurrën me 16.7 për qind, ndërsa konsumi shënoi rritje minimale prej 1.1 për qind. Porositë për eksport filluan të bien ndërsa importet u tkurrën së bashku me kërkesën e brendshme. Deri në fund të 2020-s, PBB-ja e Shqipërisë pritet të kontraktohet me 8.4%. Kjo për shkak se Shqipëria u gjet e papërgatitur dhe e dëmtuar më parë nga tërmeti i 2019. Kështu vendimet për konsumin dhe investimet pësuan vonesa për shkak të pasigurisë lidhur me kohëzgjatjen e krizës”, thuhet në raport. Sipas BB edhe pse shpesh herë Shqipërisë i është rekomanduar rritja investimeve të huaja, përthithja e tyre ka qenë e pamundur. Madje një nga shkaktarët kryesorë të recesionit ekonomik do të jetë reduktimi i investimeve direkte të cilat në këtë periudhë kanë kontribuar me një vlerë të papërfillshme në buxhet. Rrjedhimisht, vendi ynë do të përballet me rënie të thellë të konsumit dhe eksporteve që janë dy zërat e tjerë më të rëndësishëm. Për aq kohë sa këta zëra janë ende në rënie, rikuperimi i ekonomisë është ende në rrezik. “Rënia e konsumit privat pritet të ketë kontribut negativ prej 5.2 përqind në rritjen ekonomike. Pavarësisht gjithë financimeve të qeverisë për rindërtimin pas tërmetit, investimet pritet të kontribuojnë me vetëm 0.2 pikë përqindje në rritje. Së fundmi, eksportet neto pritet të kenë kontribut negativ prej 3.4 përqind në rritjen ekonomike”, theksohet në raport.

Punësimi në recesion rekord

Sipas Bankës Botërore, ajo çka e bën Shqipërinë më të ekspozuar ndaj krizës prej pandemisë është humbja në shifra të larta të vendeve të punës. Banka tregon se paketat financiare që vuri qeveria shqiptare në dispozicion të papunëve ishin shumë të paketa, pasi një pjesë e madhe e punonjësve në Shqipëri ishin informalë dhe nuk kanë mundur të përfitojnë. Edhe pas hapjes së ekonomisë pasiguritë dhe problematikat financiare të ndërmarrjeve kanë vështirësuar integrimin e tyre në tregun e punës. Konkretisht punësimi në vend ra me 3.6%, ndërsa papunësia shkoi në 11.9%. “Kriza shkaktoi probleme edhe në tregun e punës në Shqipëri; shumë punëtorë kanë marrëveshje informale të cilat janë më të cenueshme nga stresi ekonomik. Për t’iu kundërpërgjigjur krizës, autoritetet shqiptare vendosën subvencionimin e pagave për bizneset më të prekura nga situata, rritën shpenzimet për përkrahje sociale, miratuan një moratorium të përkohshëm për shlyerjen e kredive. Megjithatë, shumë punëtorë dhe sipërmarrës informalë në vend ende po vuajnë pasojat e krizës. Punësimi pësoi rënie në të gjithë vendin, duke u ulur me 3.6 për qind në terma vjetorë. Papunësia u rrit me 0.4 duke arritur në 11.9 për qind, dhe shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës pësoi rënie”, thuhet në raport. Ndërsa raportohet se në vendet e varfra si Shqipëria, në total janë zhytur në varfëri mbi 300. 000 persona. Sakaq të gjitha këto boshllëqe do të çojnë në 81.4 borxhin publik dhe 8.5% deficitin buxhetor.

Më të lexuarat