BREAKING NEWS

Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot nga SPAK

Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot
x

Ekonomia

Raporti i BB, për 2021 recensioni parashikohet 6.7 për qind, turizmi pritet të ndihmojë në rritjen e ekonomisë

Raporti i BB, për 2021 recensioni parashikohet 6.7 për qind, turizmi

Banka Botërore parashikon një ulje 6.7% të ekonomisë shqiptare përgjatë këtij viti. Si çdo vit tjetër edhe këtë fillimviti BB ka publikuar projeksionet e saj për ecurinë ekonomike të vendit tonë dhe rajonit. Në raportin e bërë publik thuhet se edhe përgjatë 2021 do të ndihen pasojat e pandemisë dhe ekonomia do të jetë në luftë me daljen nga kriza. Sipas BB, ky recesion është disi më i zbutur në krahasim me parashikimet e bëra në muajt e fundit të 2020, pasi vaksinimi i popullsisë dhe hapja e tregjeve sjell shpresa për një ringjallje ekonomike të Shqipërisë dhe jo vetëm. Gjithsesi, banka bën me dije se gjithçka do të varet nga raporti i qeverisë, e cila duhet të jetë në bashkëpunim dhe në mbështetje të bizneseve të dëmtuara. “Në terma globalë rritja ekonomike këtë vit do të jetë pranë 4% dhe se kjo rimëkëmbje do të marrë shtysë kryesisht nga vaksinimi, por edhe nga investimet, dy faktorë të cilët do të jenë kyç në procesin e rimëkëmbjes. Gjithsesi sjellim në vëmendje se, Shqipëria duhet të maksimizojë përfitimet nga zhvillimi i tregtisë online, por për këtë duhet që instucionet shtetërore dhe sektori privat të bashkëpunojnë për të kapërcyer disa pengesa. Banka Botërore është e gatshme të ndihmojë”, thuhet në raport. Sipas BB, Shqipëria duhet të përshtatet me mënyrat e reja të tregtisë pas efekteve që solli pandemia. Ndërsa vë në dukje se, krijimi i besimit, përfshirë edukimin e konsumatorëve dhe formalizimi i sektorit, inkurajimi i pagesave on-line, zgjerimi i tregut brenda vendit, janë disa nga sfidat kryesore që po ndesh sot tregtia në Shqipëri. Edhe pse ky është një parashikim më optimist në raport me atë të BERZH dhe FMN, Banka Botërore thekson se pandemia ka futur në një krizë të thellë të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Sinjalet për rimëkëmbje

Nga ana tjetër Banka Botërore tregon se Shqipëria është një nga vendet e para në rajon, i cili po shfaq më shumë shpresa për rikuperim ekonomik. Sipas BB, nëse pandemia shkon drejt shuarjes, këtë vit vendi ynë do të shënojë 5.1% rritje ekonomike. Sakaq raporti bën me dije se dy themelet kryesore që do të kontribuojnë në ringritjen e ekonomisë shqiptare janë turizmi dhe ndërtimit. Ndërsa shihen edhe si efekt plus edhe veprimet rregullatore të ndërmarra në kuadër të integrimit në BE. “Një rritje ekonomike për vitin aktual pranë 5.1%, nga 5% që projektonte në tetor të vitit të kaluar. Rimëkëmbja e ekonomisë do të bazohet në rigjallërimin e eksporteve, rritjen e konsumit si dhe aktivitetit e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të shkuar. Sektorët që pritet të jenë motorët e rritjes janë turizmi dhe ndërtimi. Shqipëria dhe Mali i Zi, do të kenë një rimëkëmbje më të fortë për shkak të turizmit dhe parashikimit për në kthim në normalitet këtë vit. Shqipëria me Maqedoninë e Veriut ndërkohë pritet të kenë një nxitje të produktivitetit në terma afat-mesëm edhe për shkak të përgatitjes për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian”, theksohet në raport. BB tregon se në të gjithë botën do të kemi përmirësime në fushën ekonomike, ndërsa thekson se vendi ynë do të jetë më mirë se pjesa më e madhe në rajon por edhe disa vende në Europë, gjithmonë nëse i përmbahet këshillave të dhëna nga ndërkombëtarët. “Edhe për vitin aktual projeksionet për zhvillimin ekonomik më optimiste se vjeshta e vitit të kaluar, pasi flasin për një normë rritje pranë 4.4%, nga 3.9% që vlerësonte më parë. Sa i përket vitit aktual, parashikohet që në rajon Shqipëria do të jetë vendi i dytë me rritjen më të madhe të ekonomisë, pas Malit të Zi, ku rritja projektohet në masën 6.1%. Madje, në rajonin e gjerë, atë të Europës dhe Azisë Qendrore, Shqipëria figuron e treta në listën e vendeve me rritjen më të madhe ekonomike, pas Malit të Zi dhe Kroacisë”, sqaron Banka Botërore.