BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti i BERZH, korrupsioni dhe informaliteti në Shqipëri në rritje, bie eficenca e gjykatave dhe përkeqësohet qeverisja

Raporti i BERZH, korrupsioni dhe informaliteti në Shqipëri në

Ekonomia shqiptare vazhdon të dominohet nga korrupsioni dhe informaliteti i lartë, prandaj dhe është prekur më shumë nga kriza e Covid-19. Sipas një raporti të publikuar nga Banka Europiane për Zhvillim, gjatë këtij viti, por sidomos pas hapjes së ekonomisë, vendi ynë nuk është menaxhuar në mënyrën e duhur dhe kriza ekonomike është thelluar për shkak të korrupsionit në sektorin shtetëror. Sipas BERZH, qeveria investon më tepër në këtë sektor dhe ka lënë në hije sektorin privat, i cili në kushte të vështira ekonomike ka përfituar në rrugë të tjera, duke rritur kështu në shifra të larta informalitetin. “Qeveritë shpesh luftojnë për të menaxhuar ndërmarrjet shtetërore pasi kanë më shumë gjasa të përtërijnë sesa homologët e sektorit privat. Në mënyrë të pabarabartë, mbështetja e shtetit është e gjerë, por jo transparente. Siç diskutohet në kapitullin 1, kriza Covid-19 e ka nxitur qeverinë shqiptare të rrisë mbështetjen dhe fokusin vetëm në sektorin shtetëror, por nga ana tjetër do të lërë jashtë vëmendjes sektorin privat. Gjë e cila shkakton me shumë risqe dhe pritet të rrisë informalitetin në vend, më së shumti nga sektori privat, i cili gjen zgjedhje alternative. Pasi nga anketat e realizuara perceptimi për korrupsionin mbetet i dobët tek sektori shtetëror. Sidomos gjatë pandemisë vendet me ekonomi të dobët nuk u qeverisën në mënyrë të drejtë, duke krijuar hendeqe të mëdha mes sektorëve ekonomikë, madje duke lejuar dhe korrupsionin në shpërndarjen e paketave financiare”, thuhet në raport. Ajo çka duket më shqetësuese është se, vendi ynë ka nivelin më të lartë të korrupsionit dhe informalitetit në rajon dhe pavarësisht kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët këto dy fenomene vijojnë në rritje. Sakaq, elementi tjetër që sjellë rrezik për informalitet, sipas BERZH, është sistemi i taksave. Prandaj në 2021 kërkohet të jenë prioritet ulja e borxhit, monitorimin i PPP, lufta ndaj informalitetit dhe korrupsionit. “Masat duhet të rriten për të luftuar informalitetin dhe për të rritur barazinë në ndërmarrjet private. Masat kryesore në këtë drejtim përfshijnë një sistem të thjeshtuar tatimor dhe procedurat, kapacitetet e forcuara në administratën publike, mbështetjen e mëtejshme dhe stimulimet për të ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për të zyrtarizuar aktivitetet e tyre dhe një luftë më vendimtare kundër korrupsionit”, thuhet në raport.

Mungesa e drejtësisë

Ndërkohë BERZH analizon se, një nga shkaqet kryesore të mungesës së transparencës dhe rritjes së korrupsionit është zbehja e efektit nga gjykatat. Kohët e fundit vendi ynë ka pasur dhe një presion të madh edhe nga ndërkombëtarët për realizmin siç duhet të reformës në drejtësi, por një kërkesë e tillë nuk po përmbushet. Në raportin e saj BERZH konstaton, treguesit e mirëqeverisjes në vend janë përkeqësuar, po ashtu dhe eficenca e gjyqësorit dhe perceptimi i korrupsionit dhe stabilitetit politik, rezistenca, integrimi. Konkretisht veprimtari e gjykatave në vend shfaqet më e dobëta në rajon, madje dhe më keq se Maqedonia. Kështu keqqeverisja dhe dobësimi i drejtësisë ka cenuar shumë konkurrueshmërinë në treg. “Pikët kanë rënë në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Mongoli, Maqedoni e Veriut dhe Poloni, si rrjedhojë e përkeqësimit të treguesve që masin efektivitetin e gjykatave, informalitetin, perceptimin e korrupsionit dhe kuadrin për zbatimin e rregullave. Krahas mirëqeverisjes, Shqipëria paraqitet më dobët se rajoni edhe në ekonominë e gjelbër, gjithëpërfshirjen dhe rezistencën, ndërsa është afër mesatares rajonale për konkurrueshmërinë dhe integrimin”, thuhet në raport. Shumë vende kanë vazhduar të ecin përpara me reformat në lidhje me qeverisjen, veçanërisht në lidhje me politikat anti-korrupsion, por vendi ynë vazhdon të përkeqësohet. Një përkeqësim i thellë i këtyre indikatorëve është vërejtur gjatë pandemisë, kur më shumë se kurrë vendi kishte nevojë për transparencë.