BREAKING NEWS

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr masat e reja për të kufizuar përhapjen e Covid, mbyllen universitetet dhe konviktet, ja çfarë pritet të ndodhë me baret dhe restorantet në Shqipëri

NJOFTIM I RËNDËSISHËM / Komiteti Teknik i Ekspertëve nxjerr
x

Ekonomia

Raporti i BERZH, vitin që vjen do të ketë tkurrje të ekonomisë me 7.5 për qind, izolimi dëme në tregti dhe investime

Raporti i BERZH, vitin që vjen do të ketë tkurrje të

Viti 2021 do të jetë po kaq i vështirë sa 2020 për ekonominë shqiptare. Ndonëse qeveria po përpiqet të vërë në ekuilibër ekonominë për të nisur nga rikuperimi në muajt në vijim, kjo me sa duket nuk është është aspak e lehtë dhe me shumë gjasa përmirësimet do të jenë të papërfillshme. Ditën e djeshme Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim ka dhënë parashikime negative për Shqipërinë për 2021 përmes një raporti të bërë publik. Nëse në fillim të vitit BERZH tregonte se vendi ynë do ta marrë veten në 2021 me një rritje ekonomike në 12%, pas pandemisë këto parashikime kanë ndryshuar thellësisht. Tani BERZH tregon që ekonomia shqiptare do të pësojë 7,5% tkurrje. Në po të njëjtën tabelë kur janë paraqitur të dhënat për çdo shtet në rajon vihet re se Shqipëria do të ketë progresin më të ulët me vetëm 4,5%. “Vendet e Ballkanit Perëndimorë do të pësojnë një recesion të thellë në 2020 ku patën një godite të fortë nga koronavirusi. Në të njëjtat linja do të ecin edhe në vitin 2021, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë mund të arrijë vetëm 4,5%, gjithsesi do mbetet poshtë nivelit të vitit 2019. Recesion më të thellë do të pësojnë Mali i Zi dhe Shqipëria për shkak të shkatërrimit të turizmit. Shqipëria do të pësojë një tkurrje ekonomike me 7,5% në 2021”, thuhet në raport. Sipas BERZH, kjo gjendje e rënduar e ekonomisë do të vijë për shkak se sektori i turizmit në Shqipëri nuk mundi të merrte veten gjatë sezonit turistik, si dhe nga shkëputja e tregtisë me vendet e tjera që kanë ulur në masë të madhe investimet e huaja. Sakaq BERZH bën me dije se edhe për vitin 2021 Shqipëria do të preket nga këto mungesa sidomos mungesa e investimeve të huaja, pasi investitorët ndërkombëtare stepen në të tilla raste, plus Shqipëria nuk ka pasur politikat e duhura për të stabilizuar këtë zë. “Shqipëria ishte më e prekura nga masat anti-covid për shkak se ekonomia e këtij vendi mbështetet shumë në turizëm, i cili normalisht kontribuon në më shumë se një të pestën e PBB-së së vendit. Rreth 5 milionë rezervime gjatë natës në sezonin e verës janë anuluar këtë vit . Duke shtuar këtu edhe kufizimin e lëvizjeve me vendet ndërkombëtare pasi të gjithë zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë. E gjithë kjo ka sjellë reduktim të remitancave dhe të investimeve të huaja direkte. Politikat shqiptare u gjendën të papërgatitura për të luftuar në tërheqje të tyre”, theksohet në raport.

Ja pikat më të dobëta të Shqipërisë

Ndërsa tregoi shifrat në të cilat do të ecë ekonomia shqiptare në 2021, BERZH sqaroi se vendi ynë do e këtë më të vështirë të marrë veten se është i varur vetëm nga disa pika të ekonomisë, remitancat, investimet e huaja, turizmi dhe tregtia. Edhe për këtë sektor të fundit BERZH nuk jep parashikime pozitive, kjo për shkak se eksporti drejt Italisë vazhdon të jetë i kufizuar. “Pandemia e Covid-19 po prek ekonominë shqiptare kryesisht përmes dobësimit të tregtisë. Eksportet e mallrave në Itali, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, ranë me më shumë se 40% në vit gjatë bllokimit më të ashpër dhe me 15% nga viti në vit në qershor korrik. Në përgjithësi, eksportet totale të mallrave në shtatë muajt e vitit 2020 ishin 17% më të ulëta në terma vjetorë. Kështu për 2021 do vazhdojnë të jenë në risk përthithja e investimeve dhe partneriteti në tregti me BE”, shprehet BERZH. Në raport theksohet se rënie e të ardhurave nga emigrantët do të dobësojë konsumin në vende dhe siç e dimë konsumi është një nga indikatorët bazë që ndikon në rritjen e ekonomisë. “Rënia e remitancave, të cilat u ulën me pothuajse një të pestën në gjysmën e parë të vitit 2020 kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2019, ka dëmtuar konsumin privat. Në fillim të 2021 shumë emigrantë shqiptarë do duhet të kthehen në vendin e tyre për shkak të mbarimit të lejes së qëndrimit. Kështu familjet që varen nga këto të ardhura të vetme, do të dobësojnë konsumin. Edhe në 2021 konsumi do të jetë në përmasa mjaft të ulëta”, thuhet në raport.