BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Ekonomia

Raporti i BSH, bankat humbasin 15 për qind të fitimit për shkak të pandemisë, pritet përkeqësim gjatë 2021

Raporti i BSH, bankat humbasin 15 për qind të fitimit për shkak

Sistemi bankar mbetet i rrezikuar edhe për vitin 2021. Bankat i erdhën në ndihmë ekonomisë gjatë pandemisë, duke ulur normën bazë të interesit, me lehtësimin e procedurave dhe duke lejuar shtyrjen e pagesës së kredive nga familjet, individët dhe bizneset. Sigurisht që kjo do reflektohej në të ardhurat e bankave në vend, të cilat humbën 15% të fitimeve vitin që shkoi. Në një raport të publikuar nga Banka e Shqipërisë për të dhënat e muajit të fundit të 2020 mbi pasqyrat financiare të bankave tregohet se, rënia e aftësisë paguese nga kredimarrësit ka ndikuar shumë në të ardhurat e bankave. Madje theksohet se familjet kanë rritur nivelin e kredive të papaguara, pra borxhin ndaj bankave dhe një pjesë e mirë e tyre tregojnë se nuk do mund të kenë aftësi paguese edhe përgjatë 2021. “Fitimet kanë rënë me 15%, ndërsa kanë zbritur në nivelin më të ulët që nga 2016. Sipas bankierëve, kjo ka ardhur për shkak të efekteve që pandemia ka krijuar në ekonomi dhe në aftësinë paguese të kredimarrësve. Rënia e fitimeve ka ardhur nga rritja e shpenzimeve për provigjione, një sinjal se bankat po i paraprijnë një rritje të mundshme të kredive me probleme. Bankierët presin që pasojat e pandemisë në sistemin bankar do të ndihen më shumë këtë vit, kur të shihen efektet reale që ajo ka dhënë në aftësinë shlyese të kredimarrësve”, thuhet në raport. Ndër të tjera raporti i BSH tregon se edhe pjesa më madhe e bizneseve që kanë pasur kredi në proces dhe kanë hapur kredi të reja gjatë pandemisë tregojnë se akoma nuk kanë aftësi paguese, madje disa prej tyre tregohen pesimistë edhe për dy vitet e ardhshme. Në këtë kuadër, sado që në 2021 bizneset dhe familjet të fillojnë rimëkëmbjen ato nuk do jenë të afta të paguajnë kreditë e marra, prandaj edhe humbjet e bankave pritet të reflektohen më tepër në muajt në vijim.

Rritet niveli i kredive me probleme

Një pikë tjetër shqetësuese që evidentohet në raport për sistemin bankar në vitin 2021 është rritja e kredive me probleme. Në raport sqarohet se gjatë 2020 kreditë e këqija patën një ulje të lehtë për shkak se u shtynë edhe pagesat e kredive, por kjo nuk mund të shmanget përgjatë 2021, prandaj banka raporton se do të ketë rritje të tyre, pavarësisht se janë marrë masat që niveli të mbahet nën kontroll. “Niveli i kredisë me probleme në fund të muajit dhjetor arriti në 8.11%, duke shënuar një rënie të lehtë me 0.09 pikë përqindje në krahasimin me fundin e 2019-s. Ky është niveli më i ulët në 12 vjet, që prej vitit 2008. Por, kjo rënie më shumë reflekton shtyrjen e pagesave të kësteve të kredive (për periudhën mars-korrik 2020) dhe zgjatjen deri në mars të afatit që i lejon bankat të vijojnë ristrukturimet pa i klasifikuar këto detyrime si kredi të këqija”, thuhet në raport. Sipas bankës nëse pandemia vijon të jetë ende prezente rreziku nga kreditë e këqija do të jetë më i lartë, pasi pamundësia për të paguar kreditë si nga bizneset dhe nga individët do të shtohet. Raporti thekson se bankat kanë filluar të marrin që tani masa paraprake për t’i lehtësuar sadopak efektin e kredive me probleme, gjithsesi çdo gjë varet nga ecuria e pandemisë dhe mënyra se si reagojnë bizneset. “Rënia e PBB-së dhe rritja e papunësisë gjatë vitit 2020 me siguri krijon vështirësi reale dhe objektive në ecurinë e bizneseve dhe në punësimin e individëve. Këto vështirësi përkthehen financiarisht në pamundësi pagese. Pra, jo të gjitha kreditë do të shlyhen në mënyrë të rregullt. Me gjithë efektet pozitive të moratoriumit, nuk përjashtohen rastet e mbylljes (falimentit) dhe pamundësisë së gjetjes së një pune të re. Kjo do të thotë se kreditë e këqija në vitin 2021 do të njohin një tjetër shifra”, theksohet në raport.