Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Ekonomia

Raporti i BSH, bie niveli i kredimarrjes, individët të fokusuar te huaja për banesa, ndalet edhe rritja e depozitave

Raporti i BSH, bie niveli i kredimarrjes, individët të fokusuar te

Kredidhënia shënoi ulje të ndjeshme gjatë muajit korrik. Në vitet e mëparshme, gjatë sezonit turistik huamarrja nga bizneset dhe individët pësonte rritje brenda javëve, por me sa duket këtë vit bizneset i janë trembur kredisë. Pasoja që la pas pandemia dhe pasiguria se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim kanë qenë shkaqet kryesore që bizneset i janë trembur marrjes së huas. Kështu thuhet në një raport të publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë, ku tregohet se huadhënia në korrik në monedhën vendase ishte 13.2 miliardë lekë, me një tkurrje prej 25% në raport me qershorin. Pavarësisht rënies në krahasim me qershorin, niveli i saj mbetet shumë më i lartë në krahasim me marsin dhe majin në kohën ku shpërtheu pandemia, kur pothuajse u përgjysmua. Por kredimarrja ka pasuar rënie edhe në raport me të dhënat vjetore. “Për 7-mujorin, kredia e re në lekë është 73 miliardë lekë, me një tkurrje prej 73% në raport me janar-korrik 2019. Në euro, në korrik, fluksi i kredisë së re ishte 54 milionë euro, me një tkurrje prej 11.5% në raport me qershorin. Për 7-mujorin, shuma e dhënë ishte 281 milionë euro, me një tkurrje të fortë prej 34% me bazë vjetore”, thuhet në raport. Duke qenë të pasigurt nëse do mund t’i shlyejnë kreditë, bizneset për të mbuluar nevojat e tyre këtë vit kanë preferuar të përdorin overdraftet, pasi këto të fundit janë në përmasa më të vogla dhe me normë interesi më të ulët dhe komision të butë. “Sipas aktivitetit, nga të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë rezulton se në korrik për monedhën vendase ka rënë huaja për çelje biznesesh dhe blerje pajisjesh dhe është rritur përdorimi i overdraftit. Gati gjysma e huas së re për koorporatat në korrik u dha për overdraft dhe kapital qarkullues, duke treguar se sipërmarrjet kanë nevojë për likuiditete”, thuhet në raport.

Rritja e kredisë për blerje banesash

Ndryshe nga kredia për hapjen e një biznesi të ri apo investime të biznesit aktual, kredimarrja për të blerë shtëpi regjistroi rritje gjatë muajit korrik. Në raportin e bankës tregohet se në këtë muaj kredimarrja për banesa ka pësuar trefishim, qoftë në monedhën vendase, qoftë në kredi në euro. “Ndryshe nga bizneset, individët rezultojnë që e kanë rritur huanë në korrik, si për blerjen e mallrave të qëndrueshme, ashtu dhe për blerjen e banesave. Sipas të dhënave të përpiluara, në korrik u shënua niveli më i lartë i huamarrjes për banesa në lekë nga individët, në krahasim me muajt e tjerë të 2020-s, gati tre herë më e lartë se në mars. E njëjta tendencë ishte dhe për kredinë për shtëpi në euro, që shënoi rekord të këtij viti në korrik”, theksohet në raport. Ndërsa më tej tregohet se në fund të muajit korrik, stoku i kredisë për ekonominë arriti në 590 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej 0.1% në krahasim me muajin e mëparshëm. Megjithatë, që nga muaji mars, kur u miratuan ndryshimet nga Banka e Shqipërisë që u mundësonin bizneseve dhe bankave të negocionin për shtyrjen e pagesave të kësteve deri në fund të gushtit, stoku i kredisë nuk tregon ecurinë reale të huadhënies. Banka e Shqipërisë raportoi se është ristrukturuar kredia me vlerë 2 miliardë euro, ose 42% e totalit të kredisë së dhënë në vend.

Shqiptarët kanë ndalur kursimet

Gjatë pandemisë dhe kohës kur vendi ishte në izolim depozitat bankare shënuar rritje të ndjeshme, por me hapjen e ekonomisë shqiptarët filluan të kursejnë më pak. Kështu në raportin e BSH bëhet me dije se në korrik hapja e depozitave ka pësuar ngadalësim të ndjeshëm në krahasim me muajt maj dhe qershor, stoku i depozitave në banka arriti në 1.05 trilionë lekë, ose 8.5 miliardë euro. Në krahasim me muajin e mëparshëm u shënuar një rënie e lehtë prej 133 milionë lekësh (0.01%). Ndërkaq rritja e depozitave në lekë erdhi kryesisht nga individët, të cilët shtuan kursimet e tyre në llogari pa afat. Ndërsa për depozitat në euro, tkurrja erdhi tërësisht si rrjedhojë e rënies së kursimeve të individëve në valutë, që e reduktuan me 2.3% me bazë mujore, rënia më e lartë nga të gjitha llojet e tjera të kursimeve. Por, ë krahasim me korrikun e vitit të kaluar, depozitat janë rritur ndjeshëm me 5.5%, ose me gati 450 milionë euro.