BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x

Ekonomia

Raporti i BSH, bizneset të zhytura në borxhe, vijojnë të dalin me humbje për shkak të pandemisë

Raporti i BSH, bizneset të zhytura në borxhe, vijojnë të

Viti 2021 ka nisur në humbje për shumicën e ndërmarrjeve në vend. Reduktimi i masave kufizuese ka qenë ndihmues për bizneset në vend, por shumica prej tyre vazhdojnë të dalin me humbje. Në një raport të publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë bëhet me dije se, në muajt e fundit të vitit që lamë pas dhe deri në muajt e parë të 2021 bizneset kanë regjistruar 40% humbje dhe pjesa më e madhe u përkasin ndërmarrjeve të vogla, të cilat nuk po arrijnë të marrin veten pas krizës që solli pandemia. Raporti sqaron se dobësimi i konsumit në ekonomi ka përballur bizneset me një rënie drastike të shitjeve. Në këto ritme bizneset parashikojnë që në gjashtë muajt e parë të 2021 të vijojnë me humbje, me shifra që parashikohen nga 10%-20%. “Nivelet e shitjeve kanë rënë për të gjitha ndërmarrjet. Kështu, ndërmarrjet e vogla vijojnë të raportojnë një rënie të ndjeshme të nivelit të shitjeve me prej -36.9%, disi e përmirësuar në krahasim me tremujorin e 2020, por me një nivel të përkeqësuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për sa u përket pritshmërive për nivelin e shitjeve të përgjithshme në gjashtëmujorin e ardhshëm, ndërmarrjet e mëdha kanë pritshmëri pozitive lidhur me ecurinë e tyre me një balancë neto pozitive prej 21.2%, ndjekur nga ndërmarrjet e mesme, për të cilat balanca pozitive është vetëm 1.5%. Ndërkohë, ndërmarrjet e vogla paraqiten pesimiste ku, me një balancë neto negative prej -8.6% presin rënie të mëtejshme të nivelit të shitjeve për gjashtëmujorin e parë të vitit2021”, thuhet në raport. Si pasojë e rënies së shitjeve, këto biznese po përballen me rënie të ndjeshme të të ardhurave. Referuar raportit të BSH, përkeqësimi financiar ndihet në të tre kategoritë e bizneseve, duke filluar nga rënie me 9% deri në 38%. Ku edhe në këto raste ndërmarrjet e vogla janë në gjende të më rëndë. “Ndërmarrjet e vogla vlerësojnë rënie të ndjeshme të rezultatit financiar me -38.1% edhe ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha deklarojnë balanca negative të rezultatit financiar, respektivisht -26.9% dhe -9.3%. Pritshmëritë për gjashtëmujorin e 2021 janë pesimiste për ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme”, thekson raporti.

Bizneset rrisin borxhet

Dobësimi financiar iu ka reduktuar bizneseve aftësinë paguese të kredive të marra deri më tani. Sipas raportit të BSH, shumë prej ndërmarrjeve në vend kanë rritur borxhin ndaj bankave dhe jo vetëm, ato kanë pasur vështirësi edhe në shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit dhe furnizuesve. Konkretisht, vetëm në muajt e fundit bizneset e vogla kanë rritur me 2.8% borxhin ndërsa ato të mëdha dhe të mesme kanë shtuar nivelin e borxhit me 5.3%. Ajo që bie në sy është se ritmi i borxhit është rritur më shumë se fitimet e tyre. Kjo situatë lë të kuptohet që edhe për muajt në vijim bizneset nuk do kenë mundësi të shlyejnë borxhet e marrë. Me kaq pesimizëm e shohin dhe ata vetë gjashtë mujorin e parë të 2021. “Nga dhjetori 2020 në mars 2021 23% e ndërmarrjeve të mesme dhe 22% e ndërmarrjeve të mëdha kanë borxhe sa vlera e kapitalit total të tyre ose më të lartë. Ky tregues nënkupton një ngarkesë më të lartë me borxh. Sipas vrojtimit borxhet tek ndërmarrjet e vogla janë rritur me 2.8% dhe për ato të mesme me 5.3%. Ngarkesa me borxh vijon të mbetet më e lartë tek ndërmarrjet e sektorit të shërbimeve dhe ato të tregtisë”, raporton Banka e Shqipërisë. Duke mos patur mundësi t’i shlyejnë ato, bizneset kanë pakësuar marrjen e kredisë në muajt e fundit dhe në rënie pritet të vijojë. Sipas BSH, kërkesa e ndërmarrjeve për kredi paraqet rënie, ku rreth 11% e bizneseve deklarojnë se kanë aplikuar për financim.