BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Raporti i BSH, ekonomia nis të lëvizë por problem mbetet inflacioni dhe tregu i punës, përmirësohet kreditimi

Raporti i BSH, ekonomia nis të lëvizë por problem mbetet

Ekonomia vendase duket se ka filluar të njohë përmirësim gjatë tremujorit të dytë të vitit, pas goditjes që i dha pandemia. Kështu konstatohet në të dhënat e publikuar dje nga Banka e Shqipërisë, në raportin tremujor të politikës monetare. Në këtë raport thuhet se, në periudhën prill-qershor rikuperimi ekonomik ka ecur në ritme shumë më të shpejta se tremujori i parë dhe kjo falë rritjes së konsumit, shtimit të investimeve dhe rritjes se eksporteve. Banka e Shqipërisë vlerëson se, ky përmirësim ka ardhur falë procesit të vaksinimit dhe zbutjes së situatës pandemike në vend, por edhe në shtet e tjera me të cilat kemi lidhje tregtare dhe turistike. “Rritja e kërkesës agregate u përshpejtua gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021. Rritja është drejtuar nga kërkesa e brendshme dhe kryesisht nga zgjerimi i fortë i investimeve. Ndërkohë, eksportet shfaqin një rritje të lehtë, duke ndërprerë ecurinë rënëse që karakterizonte gjithë vitin 2020. Përshpejtimi i procesit vaksinues, krahas intensitetit më të ulët të infektimit, ka nxitur lehtësimin e masave të brendshme kufizuese. Në të njëjtën kohë, janë lehtësuar edhe disa kufizime për lëvizjen ndërkombëtare, si një faktor mbështetës i rimëkëmbjes ekonomik”, thuhet në raport. Banka qendrore evidenton që, nëse nuk do të kemi më një valë të tret të pandemisë dhe rritje të masave kufizuese, ecuria ekonomike do të kalojë pritshmëritë fillestare dhe do të regjistrojë një nivel rritjeje të kënaqshëm. “Në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë, rreziqet rreth këtij parashikimi janë të balancuara. Në kahun pozitiv, rritja e aktivitetit ekonomik mund të tejkalojë pritjet tona, në rast të një përmirësimi më të shpejtë të situatës epidemiologjike apo të një trajektoreje më të zbutur të konsolidimit fiskal në afatin e mesëm”, raporton BSH.

Indikatorët negativ

Gjithsesi, pavarësisht se ekonomia ka filluar të rikuperohet, niveli i papunësisë në vend mbetet i lartë dhe nuk ka njohur asnjë përmirësim përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Nga ana tjetër edhe inflacioni, si një nga indikatorët kryesorë të ekonomisë, nuk ka njohur ndonjë përmirësim përgjatë kësaj periudhe. Sipas BSH, inflacioni mbetet ende larg objektivave për t’u rikthyer në normalitet. “Tregu i punës nuk është rikuperuar ende nga efektet e pandemisë dhe vijon të karakterizohet nga nivele të ulëta punësimi, shkallë relativisht e lartë papunësie, e cila u rrit në 11.9% në tremujorin e parë dhe presione të zbehta për rritjen e pagave. Po ashtu, presionet inflacioniste nga ekonomitë partnere, ndonëse në rritje, mbeten të përmbajtura në prani të ecurisë mbiçmuese të kursit të këmbimit. Normat për inflacionin qëndrojnë poshtë objektivit tonë”, thekson BSH. Nga ana tjetër, sa i përket sektorit financiar, kreditimi është i vetmi indikator që ka njohur rritje në prill-qershor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas BSH, kjo tregon që familjet dhe bizneset kanë filluar të lëvizin dhe të investojnë në aktivitet e tyre. “Ritmet e larta të rikuperimit janë pasqyruar në përmirësimin e situatës së kreditimit. Raporti zbardh se kreditimi i sektorit privat ka vijuar të shënojë rritje relativisht të shpejtë dhe vëllimi i kredisë për sektorin privat u rrit mesatarisht me 7.7% në tremujorin e dytë. Rritja e kredisë ka financuar së shumti rritjen e investimeve si të bizneseve ashtu edhe të familjeve, kryesisht për banesa”, thuhet në raport.