BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Raporti i BSH, institucionet e mikrofinancës rrezik për pastrim parash, cilësi të dobët në kreditë e dhëna

Raporti i BSH, institucionet e mikrofinancës rrezik për pastrim

Institucionet e dhënies së kredive në vend vijojnë të jenë problem jo vetëm për klientët që bien pre e tyre, por edhe e ekonomisë në tërësi. Në një raport të publikuar nga Banka e Shqipërisë tregohet se, stabiliteti financiar në vend rrezikohet shumë nga këto institucione. Konkretisht, bëhet me dije se, bankat dhe sidomos mikrofinancat kanë rritur rrezikun e pastrimit të parave në vitin që lamë pas, por kanë vijuar në të njëjtin ritëm edhe në fillim të 2021. BSH bënë me dije se nga 49 institucione të mbikëqyrura, 36 shfaqin rrezik të lartë të pastrimit të parave dhe pjesa më e madhe janë mikrofinanca. Konkretisht, në 30 institucionet jobanka janë konstatuar shkelje dhe parregullsi që krijojnë hapësira për pastrimin e parave të pista. “Nga mbikëqyrjet e bëra në 2020 rezulton se, bankat e nivelit të dytë dhe IFJB janë të gjitha të rrezikuara ndaj financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave të pista. Problematikat kryesore të identifikuara janë: mungesë e të dhënave mbi volumin e aktivitetit apo nuk provohet asnjë e ardhur nga biznesi, apo mungesë dokumentacioni mbi burimin e fondeve. Në disa prej institucionet gjatë mbikëqyrjes është konstatuar mungesë dokumentacioni ligjor për klientin dhe dokumentacioni mbështetës për transaksionet”, raporton BSH. Sipas raportit, këto institucione shfaqin rrezikshmëri të lartë për shkak se numri i klientëve me dokumentacion jo të rregullt është shumë i lartë në raport me numrin total të klientëve. Këtu BSH thekson se, rreziku i pastrimit të parave është rritur më shumë gjatë pandemisë tek mikrofinancat pasi kanë lehtësuar jashtë kufijve procedurat për derdhje në llogari apo marrjen e një kredie.

Cilësi e dobët kredie

Ajo që bie në sy tek ky raport është se, mikrofinancat vazhdojnë të rrisin aktivitetin e tyre pavarësisht se kanë cilësi të dobët në kredidhënie në krahasim me bankat e nivelit të dytë. BSH tregon se, në fund të 2020 jo-bankat kanë arritur nivelin e kreditimit në 48% ndërsa bankat në vetëm 19.5%. Gjithsesi, më tej vihet në dukje se cilësia e kredidhënieve nga jo-bankat vijon të dobësohet, duke rritur kështu edhe kreditë me probleme. “Në fund të vitit 2020, portofoli i kredisë bruto për IFJB-të arrin në 36.6 miliardë lekë, duke njohur një rritje prej 1.1 mld lekësh (ose 3%) krahasuar me vitin paraardhës. Aktiviteti me rritjen më të lartë gjatë vitit 2020 ka qenë kredidhënia. Cilësia e portofolit të kredisë shënoi një rënie të lehtë, pasi raporti i kredive me probleme në fund të tremujorit të tretë të vitit 2020 arriti në rreth 12%, nga 11% dhe 10% një tremujor dhe një vit më parë”, raporton BSH. Në raport theksohet më tej se, pjesë e rëndësishme e ekzaminimeve të bëra dhe çështje mjaft e prekshme në rastin e subjekteve jobanka është vlerësimi i nivelit të transparencës me klientët. Ekzaminimet kanë identifikuar disa probleme në këtë drejtim, të cilat janë adresuar përmes rekomandimeve për subjektet.