Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Ekonomia

Raporti i BSH, izolimi frenoi investimet, ja sektorët më të dëmtuar, deficiti buxhetor pritet të arrijë në 133 miliardë lekë

Raporti i BSH, izolimi frenoi investimet, ja sektorët më të

Pandemia vazhdon të tkurrë investimet në Shqipëri dhe të përkeqësojë gjendjen e të gjithë sektorëve të ekonomisë. Por periudha kur vendi ishte i izoluar ka sjellë pasojat më të rënda. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Banka e Shqipërisë mbi të dhënat e tre mujorit të dytë të politikës monetare, rezulton se vetëm në 3 muaj investimet kanë rënë me 17%, kjo për shkak të dobësimit të aktivitetit që pati import-eksporti i mallrave, si dhe stopimi për shkak të masave kufizuese në disa projekte të rëndësishme investuese. “Pas rënies me 10.7% në tremujorin e katërt të vitit 2019, investimet totale në ekonomi thelluan rënien në 16.7% në tremujorin e dytë të këtij viti. Rritja e pasigurisë lidhur me tërmetin dhe pandeminë ndikuan në aktivitetin investues

privat, ndërsa investimet publike dhanë një kontribut të ulët pozitiv. Vlera e shtuar në ndërtim ra me 16.7% në tremujorin e dytë dhe importi i mallrave kapitale u zvogëlua me 19%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Paralelisht me to, edhe rënia e investimeve në gazsjellësin TAP ka dhënë ndikim në dinamikën rënëse gjatë tremujorit të parë”, thuhet në raport. Sipas bankës në 6 mujorin e parë bilanci i konsumit ka pësuar rënie drastike, duke i trembur bizneset për të hedhur hapa investuese në këtë tre mujor të dytë. Sipas bankës në tre muaj kanë pësuar tkurrje si investimet private edhe ato publike. “Situata e përkeqësuar e ekonomisë globale, niveli i lartë i pasigurisë dhe rënia e kërkesës konsumatore, kanë ndikuar negativisht në vendimet e bizneseve për të kryer investime të reja gjatë tremujorit të dytë. Tregues sasiorë dhe të dhënat nga vrojtimet e besimit sugjerojnë rënie të theksuar të investimeve private në tremujorin e dytë, ndonëse investimet publike pritet të rriten në këtë tremujor”, thuhet në raport. Sakaq banka thekson se rritja e investimeve publike ka qenë e lehtë në muajin qershor, por me ndikim negativ në bilancin të ardhura-shpenzime.

Deficiti në rritje rekord

Ashtu siç kemi vënë shpesh herë në dijeni, për shkak të pandemisë shpenzimet e buxhetit të shtetit janë rritur ndjeshëm dhe rishikimi në tre herë i tij ka shënuar ngritje të nivelit të shpenzimeve, por ai i të ardhurave nuk i është përgjigjur. Kjo disbalancë ka bërë që deficiti buxhetor të pësojë rritje marramendëse, rekord që prej 10 vitesh. Sipas BSH në 6 muaj deficiti u rrit me 38 mld lekë, duke shkuar kështu në 133 miliardë lekë në vetëm këtë vit. “Deficiti buxhetor në fund të 6-mujorit të parë të vitit ishte rreth 38.5 miliardë lekë, i vlerësuar në rreth 4.9% të PBB-së. Në tremujorët e mbetur të vitit pritet një zgjerim i mëtejshëm i deficitit buxhetor, deri në 133 miliardë lekë, i nxitur. Gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të Covid-19 u shpall më 24 mars e zgjati deri më 23 qershor. Rishikimi më i fundit i buxhetit u bë në korrik 2020, sipas të cilit niveli i planifikuar për deficitin u rrit në 133 miliardë lekë, nga 68.7 miliardë lekë i planifikuar sipas rishikimit të mëparshëm në një masë të lartë prej shpenzimeve më të larta publike”, tregon BSH.

Sektorët në vështirësi

Sakaq në raport tregohet se, performanca negative reflektoi rënien e vlerës së shtuar si në sektorin prodhues, ashtu edhe atë në sektorin e shërbimeve, me kontribute përkatëse -1.0 dhe -1.3 pikë përqindje në PBB. Një ndikim të lehtë negativ për dinamikën vjetore të PBB-së dha edhe komponenti i taksave neto, në masën 0.2 pikë përqindje. Tkurrja me 2.6% e vlerës së shtuar të aktiviteteve prodhuese në tremujorin e parë pasqyroi kryesisht vijimin e prirjes kontraktuese të sektorit të ndërtimit dhe sektorit të industrisë. Ndërsa më i dëmtuari është sektori i shërbimeve, i cili shënoi rënie me 2.6% në tremujorin e parë, kryesisht dega e tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimi ushqimor, i cili kontribuoi në masën më të madhe. Ndërsa në vështirësi janë edhe emigrantët të cilët nuk munden të dërgojnë më para në familjet e tyre në Shqipëri.