BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Ekonomia

Raporti i BSH, nis reduktimi i borxhit të jashtëm, fillon të ulet papunësia, por situata vijon të mbetet shqetësuese

Raporti i BSH, nis reduktimi i borxhit të jashtëm, fillon të ulet

Pas një periudhe të gjatë në ngritje, më në fund borxhi i jashtëm ka filluar të reduktohet. Kështu ka raportuar Banka e Shqipërisë përmes raportit që tregon statistikat mujore të borxhit. Sipas këtij raporti, deri në fund të qershorit borxhi i jashtëm ka dhënë shenja reduktuese. Konkretisht, niveli i tij rezulton 54 milionë lekë më pak. E paraqitur në përqindje raportohet se borxhi i jashtëm tashmë regjistron nivelin 63.7% dhe gjasat janë që të vijojë në ulje edhe për pjesën tjetër të këtij viti. “Në fund të qershorit 2021, Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë shënon 8,811 milionë euro. Gjatë tremujorit të dytë, stoku i BJB-së u ngushtua me rreth 54 milionë euro. Konkretisht, Borxhi i Jashtëm Bruto në raport me PBB u zvogëlua nga 66.6% në 63.7%. Ecuria e tepricës së BJB-së gjatë tremujorit, vëren tkurrjen e borxhit të jashtëm në terma afatgjatë”, thuhet në raport. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë tregon se pjesa më e madhe e borxhit në total është krijuar nga qeveria e përgjithshme. Duke marrë parasysh se këto borxhe janë marrë në monedhë të huaj dhe ka gjasa që vlera e kthimit të tyre të kalojë në nivel më të lartë. Gjithsesi, sipas BSH duhet konsideruar pozitiv fakti që borxhi ka filluar të ndjekë trajektore rënëse dhe parashikon që deri në fund të këtij viti niveli i reduktimit do të regjistrohet akoma më i lartë. Të dhënat tregojnë se, gjatë tremujorit të dytë 2021, totali i tërheqjeve ose fluksi i borxhit të ri, të gjeneruar nga aktiviteti huamarrës, shënon 215 milionë euro nga të cilat 32 milionë euro i takojnë sektorit publik. Sipas BSH, tashmë, qeveria duhet të jetë më e kujdesshme, që të paktën edhe pse në hapa të ngadaltë të mund të ruajë në vazhdimësi reduktimin e borxhit publik.

Reduktohet papunësia

Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë jep një lajm të mirë edhe për papunësinë. Në të dhënat e publikuara evidentohet se, punësimi ka shfaqur shenja të lehta përmirësimi në tremujorin e dytë të vitit, pas goditjes që mori vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Banka Qendrore bën me dije se, në fund të qershorit papunësia ka zbritur në nivelin 11.6%. Ndërsa ka shtuar këtu se pavarësisht se ka nisur kjo rënie, gjendja e punësimit vijon të mbetet mjaft shqetësuese për shkak se papunësia akoma regjistrohet në nivele shumë të larta se ai i parakrizës. “Në fund të qershorit shkalla e papunësisë arriti në 11.6%, duke shënuar një rënie prej 0.3% si në raport me tremujorin paraardhës, ashtu edhe kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Me gjithë rënie e lehtë të papunësisë, ende tregu i punës po shfaq dobësi duke mos kapur nivelet e vitit të para pandemisë kur në fund të 2019 arrinte në 11.2%”, thuhet në raport. Referuar të dhënave administrative të tregut të punës, në sektorin shtetëror përgjatë muajve prill-qershor janë punësuar 12.3 mijë individë më shumë se kundrejt vitit të shkuar, ndërsa në sektorin privat kanë hyrë në tregun e punës 34.2 mijë më shumë të punësuar. Kjo rritje e të punësuarve në sektorin privat sinjalizon edhe një përmirësim të aktivitetit ekonomik, pasi duket se bizneset po rikthejnë në punë punonjësit e larguar.