BREAKING NEWS

I përfshirë në korrupsion për lirimin e një të burgosuri, GJKKO merr vendimin dhe ndryshon masën e sigurisë për bashkëshortin e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

I përfshirë në korrupsion për lirimin e një të
x

Ekonomia

Raporti i BSH, rikuperimi i ekonomisë i vështirë, mbi 50 mijë persona humbin vendet e punës muajt e fundit

Raporti i BSH, rikuperimi i ekonomisë i vështirë, mbi 50

Ekonomia shqiptare ka filluar të rimarrë veten në fillim të tre mujorit të tretë të 2020, por një rikuperim i papërfillshëm. Me rihapjen e vendit po prisnim që ekonomia të ringrihej, por me sa duket kjo nuk paska qenë kaq e lehtë, pasi në fund të muajit shtator erdhi vala e dytë e koronavirusit që rriti sërish pasiguritë dhe uli ritmin e ndërmarrjeve në vend. Në raportin e publikuar së fundmi nga Banka e Shqipërisë për ecurinë ekonomike të vendit në tre mujorin e tretë flitet për një rikuperim të lehtë, por që u pengua nga mbyllja e tregjeve të huaja me të cilat lidhet tregu ynë. Sipas BSH, mbyllja e vendeve fqinje rrezikon gjithashtu tregtinë shqiptare dhe këto efekte kanë filluar të ndihen që shtator dhe pritet të jenë më të komplikuara deri në fund të 2020. “Ekonomia filloi rikuperimin e aktivitetit ekonomik me lehtësimin e masave të kufizimit në tremujorin e tretë, por ritmi i përmirësimit është i ngadaltë dhe vazhdimi i tij i kushtëzuar nga kontrolli i përhapjes së virusit. Gjatë javëve të fundit, një numër vendesh, përfshirë Evropën Perëndimore, po përjeton një valë të dytë infektimi, e cila është adresuar me masa kufizuese të shënjestruara. Pas tkurrjes ekonomike historike të regjistruar në tremujorin e dytë, treguesit e disponuar për aktivitetin ekonomik dhe tregun e punës për ekonominë evropiane sinjalizojnë rikuperimin gradual në tremujorin e tretë. Por, ritmi i përmirësimit është i ngadaltë dhe heterogjen, duke nënkuptuar një kohë më të gjatë me kapacitete të lira në ekonomi”, thuhet në raport. Sipas Bankës së Shqipërisë, lehtësimi i kufizimeve të vendosura ka nxitur riaktivizimin e ekonomisë në tremujorin e tretë. Megjithatë, ky rikuperim pritet të jetë gradual dhe ekonomia shqiptare pritet t’u kthehet normave pozitive të rritjes vetëm në vitin 2021. Madje veç uljes së bashkëpunimit me ndërkombëtarët edhe zërat e brendshëm ekonomikë do të dobësohen, kjo për shkak të pasigurisë ekonomike që ka kapluar vendin tonë dhe vështirësive financiare që shumë ndërmarrje nuk i kanë kaluar ende, duke vënë si shkak kryesor uljen e ritmit të konsumit. “Në balancë, rreziqet për ecurinë ekonomike në gjysmën e dytë të vitit mbeten të zhvendosura për poshtë. Ecuria ekonomike do të vijojë të ndikohet nga kufizimet në lëvizjet ndërkombëtare, kërkesa më e ulët nga partnerët tregtarë dhe pasiguria mbi performancën e ekonomisë vendase dhe asaj të huaj në të ardhmen”, thuhet në raport.

Papunësia vijon të rritet

Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht se gjatë sezonit të verës një pjesë e mirë e ndërmarrjeve morën sërish në punë stafet e tyre, pjesa më e madhe ishte në formë të reduktuar. Sikur të mos mjaftonte kjo gjatë shtatorit tregu i punës iu kthye sërish rënies, mbi 30% e bizneseve, sidomos atyre turistike, kanë shkurtuar stafet. “Pandemia Covid-19 e ndikoi tregun e punës më ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë, pasqyruar nga disa prej treguesve bazë si punësimi, papunësia dhe shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës. Punësimi në ekonomi ra me 3.6% në terma vjetorë, duke rezultuar 50 mijë individë më pak në tre mujor. Nën ndikimin kjo edhe të kufizimeve të ndërmarra për të kontrolluar pandeminë. Analiza e punësimit dhe e papunësisë mbështetet në Anketën Tremujore të Forcave të Punës (ATFP), për popullsinë 15 vjeç e lart”, theksohet në raport. Sipas Bankës, punësimi në ekonomi u tkurr, i drejtuar kryesisht nga rënia e punësimit në sektorin privat jobujqësor. Treguesi i punësimit shënoi rënie tremujore me 2.6%, përkatësisht me 33,235 individë, pas rënies me 16,800 individë në tremujorin e parë. Rënia e punësimit sipas sektorëve ishte me bazë të gjerë, e ndikuar në terma vjetorë respektivisht me -1.5, -1.4 dhe -0.7 pikë përqindje nga tkurrja e të punësuarve në “shërbime”, “bujqësi” dhe “industri e ndërtim”. Si rezultat i gjithë kësaj, tkurrja e punësimit u shoqërua me rritje të mëtejshme të papunësisë në tremujorin e tretë. Konkretisht, shkalla e papunësisë rezultoi 11.9%, një nivel ky më i lartë si në terma tremujore.