BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Ekonomia

Raporti i BSH: Rritja ekonomike gjatë 2019 në nivele të ulëta, rënie e ndjeshme e papunësisë

Raporti i BSH: Rritja ekonomike gjatë 2019 në nivele të

Ekonomia shqiptare ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë vitit 2019. Në vitin që lamë pas eksportet dhe shërbimet ndihmuan mjaft ekonominë në vend, por nga ana tjetër ngadalësimi i investimeve dhe dobësia e eksportit të mallrave ndikoi në ngadalësimin e ritmeve të përgjithshme të rritjes. Sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë të dozuar pranë Kuvendit, ky ngadalësim pasqyroi kryesisht goditje oferte, të lidhura me prodhimin më të ulët të energjisë elektrike dhe me reduktimin ritmit të punimeve në projekte madhore energjetike me financim të huaj. Ndërsa shton se efekt mbi hartimin e planeve ekonomike ka dhënë edhe tërmeti nga i cili u godit Shqipëria në nëntor. “Rritja ekonomike rezultoi 2.9% në 2019 nga 4.1% një vit më parë. Ky ngadalësim reflekton prodhimin më të ulët të energjisë elektrike dhe rënien e aktivitetit ndërtues. Tërmeti, i cili goditi vendin në fund të vitit, ka shtuar pasiguritë për rritjen ekonomike në afatin e shkurtër, ndërkohë që treguesit e stabilitetit makroekonomik dhe perspektiva afatmesme ekonomike është pozitive”, thuhet në raport. Ashtu siç u theksua më lartë sektori i energjisë dhe ndërtimit kanë qenë ata që rrënuan ekonominë e vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të BSH, sektori i energjisë pësoi reduktim me 1,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në krahasim me vitin 2018. Ndërsa sektorin i ndërtimit është tkurrur në ritme më të ngadalta, por me efekt zbritës në ekonomi. “Ngadalësimi i ritmit të rritjes ekonomike në nëntë muajt e parë të vitit 2019 është i lidhur ngushtësisht me performancën e sektorit prodhues. Pakësimi i kontributit të sektorit, në 0.3 pikë përqindje nga 2.2 një vit më parë, reflektoi kryesisht prodhimin më të ulët të energjisë elektrike, dhe në një masë më të vogël, rritjen më të ngadaltë të aktivitetit ndërtues. Prodhimi i energjisë elektrike ndikoi me rreth 0.8 pikë përqindje në kahun rënës në ecurinë vjetore të PBB-së, nga +1.2 pikë përqindje në të njëjtën periudhë një vit më parë. Lidhur me aktivitetin ndërtues, zhvillimet në të pasqyruan kryesisht hyrjen drejt fazës së përfundimit të projektit Gazsjellës Trans Adriatik (TAP). Si rezultat, kontributi pozitiv i ndërtimit u zvogëlua në 0.1 pikë përqindje”, thuhet në raport.

Reduktohet papunësia në vend

Papunësia vazhdon të ruajë një trend zbritës në 4 vitet fundit, ndërsa në vitin 2019 papunësia ka shënuar nivelin më të ulët ndër vite. Në raportimin e BSH theksohet se në vitin 2019 papunësia ka zbritur në nivelin 11,4%, ku dominion reduktimi i papunësisë tek gjinia femërore. “Tregu i punës vijoi të shfaqë dinamika të përmirësuara gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019. Shkalla e papunësisë ndoqi tendencën rënëse të shfaqur që prej vitit 2016, duke qëndruar në tremujorin e tretë të vitit 2019 në nivelin historik më të ulët, rreth 11.4%.9. Kjo normë ishte 0.8 pikë përqindje më poshtë nivelit të shënuar të njëjtin tremujor një vit më parë. Papunësia njohu rënie jo vetëm sipas gjinisë, por edhe sipas grupmoshave, ndonëse shkalla e saj mbetet më e lartë midis të rinjve”, thuhet në raport. Nga ana tjetër në ritme pozitive ka qenë punësimi gjatë 2019-ës. Sipas të dhënave vjetore të BSH, punësimi shënoi rritje me gati 3% në 2019, ndërsa në rritje ka ardhur edhe vlera e pagës minimale në sektorin publik me gati 1%. “Sa i takon punësimit në ekonomi themi se ky tregues u rrit me 2.7% gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019 nga 3.5% të njëjtën periudhë një vit më parë. Rritja e punësimit u mbështet kryesisht nga sektori i shërbimeve, i cili shënoi një ritëm rritjeje lehtësisht më të shpejtë dhe në një masë më të vogël nga industria. Gjatë kësaj periudhe rritja vjetore e pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë rezultoi mesatarisht 4.3%, nga 3.0% në nëntë muajt e parë të vitit 2018. Në terma realë, kjo rritje page ishte rreth 2.9% nga 0.9% në të njëjtën periudhë një vit më parë”, thuhet në raport.