BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Raporti i Financave, 18.7 miliardë lekë dëme nga rënia e punësimit dhe shtyrja e tatimfitimit

Raporti i Financave, 18.7 miliardë lekë dëme nga rënia e

Shkurtimi i stafeve të punës dhe shtyrja e tatimfitimit për bizneset në vend i kanë kushtuar arkës së shtetit mbi 18 miliardë lekë humbje. Të dhënat administrative raportojnë për një humbje të madhe të vendeve të punës gjatë pandemisë, konkretisht në periudhën janar-nëntor mbi 50 mijë qytetarë mbetën të papunë. Sigurisht që humbja e një vendi pune do të reflektohej në humbje të ardhurash për këto familje dhe rrjedhimisht në reduktim të ardhurash që duhet të shkonin në buxhetin e shtetit. Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Financave, me të dhënat e grumbulluara në 11mujor rezulton se, vetëm nga tatimi mbi të ardhurat personale arka e shtetit ka dalë 9.7 miliardë lekë minus krahasuar me një vit më parë. Madje ky zë ka dalë në humbje edhe në krahasim me planin fillestar të buxhetit 2020, konkretisht me 9.4 miliardë lekë minus. Sakaq, ministria sqaron në raport se kjo humbje lidhet drejtpërdrejt me të larguarit nga puna, si dhe shkurtimin e orëve të punës, që përkthehet në një pagë më të vogël për qytetarët. “Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 33.7 miliardë lekë, 9.7 miliardë lekë ose 22.3% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019, 3 miliardë ose 8.3% më pak se plani për periudhën janar-nëntor 2020, si dhe 9.4 miliardë ose 21.8% më pak se plani fillestar për vitin 2020. Faktori kryesor në mosrealizimin e Tatimit mbi të Ardhurat Personale është reduktimi i numrit të të punësuarve dhe reduktimi i kohëzgjatjes së punës, nga ana e tatimpaguesve si pasojë e Covid-19”, thuhet në raport. Ashtu sikur u evidentua më lart, pas të ardhurave personale, tatim-fitimi është zëri i dytë që ka mbledhur më pak të ardhura në këtë 11 mujor të 2020 dhe i ka shkaktuar më shumë humbje arkës së shtetit. Në raportin e ministrisë thuhet se shtyrja e pagesës së tatim-fitimit i ka “fshirë” arkës së shtetit mbi 8 miliardë lekë në krahasim me vitin e shkuar. “Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 24.8 miliardë lekë. Për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimit në ndihmë të biznesit, këto të ardhura janë realizuar 8 miliardë lekë, ose 24.3% më pak se 11 mujori 2019, 2 miliardë lekë ose 7.4% më pak se plani Janar-Nëntor 2020 i rishikuar për Tatimin mbi Fitimin si dhe 8.8 miliardë ose 26.1% më pak se plani fillestar për vitin 2020”, thuhet në raport.

Zëra të tjerë problematikë

Në raportin e ministrisë raportohet se, të ardhurat tatimore dhe kontributet e mbledhura nga Drejtoria e Tatimeve, për periudhën janar-nëntor 2020 u realizuan në masën 198.7 miliardë lekë, 22 miliardë ose 10% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, si dhe 5.8 miliardë lekë, ose 2.9% më pak se plani 11 mujor i të ardhurave tatimore si dhe 36.7 miliardë ose 15.6% më pak se plani fillestar për vitin 2020. Ndërsa vihet në dukje se, peshën kryesore të humbjeve e zë mosrealizimi i Tatimit mbi Fitimin dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, më tej shpjegohet se edhe të sistemi i sigurimeve shoqërore ka krijuar shumë humbje. Konkretisht të ardhurat nga sigurimet shoqërore janë mbledhur 518 milionë më pak se viti që shkoi. “Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 86.1 miliardë lekë, 518 milionë lekë ose 0.6% më pak se 11 mujori 2019, realizim thuajse 102.5% të planit janar-nëntor 2020 si dhe 4.6 miliardë ose 5.1% më pak se plani fillestar për vitin 2020”, evidentohet në raport. Ndërsa, të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 5.6 miliardë lekë, 0.28 miliardë lekë ose 4.8% më pak se 11 mujori i vitit fiskal 2019, 234 milionë lekë ose 4% më pak se plani i vitit 2020 si dhe 0.8 miliardë ose 12.3% më pak se plani fillestar për vitin 2020.

Më të lexuarat