BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Ekonomia

Raporti i FMN, borxhi publik në Shqipëri mund të shkojë në 88 për qind të GDP, duhet të ulen shpenzimet

Raporti i FMN, borxhi publik në Shqipëri mund të shkojë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar dje raportin më të keq për vendin tonë. Gjatë këtij viti FMN vazhdimisht i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të tregohet e kujdesshme në hapat që merren në këtë kohë pandemie pasi ekonomia po shkon drejtë një krize të pandreqshme. Ndonëse pak muaj më par Fondi parashikoi një rikuperim të ekonomisë në 2021 pas pandemisë, më raportin e fundit këto shpresa janë shuar. Në raport thuhet se, situata shëndetësore e përkeqësuar po e çon vendin drejtë një tkurrje më të madhe ekonomike dhe një borxhi publik mbi 88%. Sipas fondit, ekonomia është e rrezikuar nga borxhi publik i lartë për dy vitet e ardhshme, prandaj qeveria duhet të rrisë transparencën dhe të mirëmenaxhojë fondet rezervë, aq të nevojshme në këtë periudhë. “Në skenarin e pafavorshëm parashikohet që borxhi publik i Shqipërisë pritet të rritet në 2021 dhe 2022. Kjo do të bënte që borxhi publik të arrinte në 88% të PBB-së në vitin 2022, nga 82-83% që është pritshmëria për 2020-n. Ka pasiguri të konsiderueshme dhe rreziqe të shtuara që mund të ndikojnë në rimëkëmbjen e parashikuar për 2021-222. Në këtë kontekst, Drejtorët theksuan rëndësinë e planifikimit të fondeve rezervë për ngjarje të paparashikuara dhe rekomanduan që autoritetet të jenë të gatshme të marrin masa të mëtejshme për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar”, thuhet në raport. Sipas FMN, Shqipëria rrezikon shumë nëse fondet publike dhe ato të grumbulluara për rindërtim nuk menaxhohen si duhet, por keqpërdoren sikur është bërë deri më tani. “Drejtorët e Bordit Ekzekutiv u kërkuan autoriteteve të përfshijnë sa më shpejt në procedurat e kontrollit normal të menaxhimit të fondeve publike masat e jashtëzakonshme që janë marrë gjatë emergjencës. Po ashtu fondi kërkoi që një kontroll i përshtatshëm të ushtrohet dhe për fondet e rindërtimit. Një pandemi më e rëndë do të përkeqësonte parashikimin ekonomik të Shqipërisë përmes një turizmi më të dobët, remitancave, kërkesës së jashtme, investimeve të Huaja Direkte si dhe do të sillte kushte më të shtrënguara financim”, thuhet në raport.

Kujdes me PPP dhe shpenzimet

FMN vlerëson se ka një rrezik të lartë që qeverisë t’i mbarojnë amortizatorët fiskale. Kjo do të bënte që të shtoheshin vështirësitë e financimit dhe që vendi të mos kishte burimet e nevojshme për të zvogëluar goditjet. Për të shmangur këtë kolaps ekonomik në muajt në vijim Fondi i ka kërkuar qeverisë që të bëj kujdes me shpenzimet dhe të mos tejkaloj nivelin e tyre, për sa kohë arka e shtetit ka kaluar në deficit të lartë. Ndërkohë kërkohet përmirësim dhe rritje transparence në sistemin fiskal, çka do mund të balancojë raportin e shpenzimeve,e të ardhurat. “FMN i rekomandon qeverisë që të frenohet dhe të mos kryejë shpenzime jo prioritare në mënyrë që të lirojë fondet për reagimin ndaj emergjencave si dhe të sigurojë një përdorim të përshtatshëm të fondeve dhe monitorim të tyre. Në momentin që pandemia do të zvogëlohet, FMN rekomandon të rifillojë konsolidimi fiskal, i bazuar tek të ardhurat, dhe të ndiqet një trajektore e qartë e uljes së borxhit”, rekomandon FMN. Për të disatën herë radhazi fondi sjell në vëmendje se dalja nga kontrolli i PPP përkeqëson të ardhurat e qytetarëve dhe rrit borxhin, prandaj në mënyrë urgjente kërkohet frenim i tyre. Sipas FMN në këto ritme, varfëria, pabarazia në Shqipëri do kalojnë limitet. “FMN vlerëson që ka një rrezik të lartë që projektet e Partneritetit Publik Privat të hartuara keq, të rrisin detyrimet. Rreziku është mesatar që këto kontrata të dëmtojnë eficiencën e investimeve publike dhe të krijojnë detyrime të mëdha, që mund të cenonin qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit. Një tjetër rrezik i mesëm është që kriza të çojë në pakënaqësi sociale dhe destabilitet politik dhe nëse kjo do të ndodhte rreziku i pasojave do të ishte i lartë dhe do të rriteshin pabarazitë”, thekson FMN.