BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti i FMN, reformat ekonomike në Shqipëri jo produktive, mungojnë kapacitetet për të monitoruar koncesionet

Raporti i FMN, reformat ekonomike në Shqipëri jo produktive,

Gjendja fiskale e Shqipërisë po vjen duke u përkeqësuar. Kështu e ka vlerësuar FMN gjendjen në gjashtë vitet e fundit të politikave fiskale dhe efektit të tyre në ekonomi. Përmes një raporti të bërë publik, Fondi Monetar Ndërkombëtar tregon se qeveria që nga 2013 nuk po përdor reformat e duhura ekonomike për të reduktuar borxhin dhe stabilizuar gjendjen e ndërlikuar fiskale. Si pasojë deri në fund të 2019 risqet fiskale prej detyrimeve të prapambetura dhe nga koncesionet, kanë ardhur në rritje dhe kanë dalë jashtë kontrolli. Konkretisht në lidhje me detyrimet e prapambetura që nga viti në vit kanë ndjekur trajektore rritëse, FMN i ka kërkuar qeverisë që bëjë ndryshime në reformat fiskale. Por kjo e fundit nuk ka vepruar prandaj deri në fund të 2019 regjistruan rritje me 1.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Në vitin 2013 u identifikuan borxhe të fshehura të qeverisë qendrore në rreth 5 për qind e PBB-së, të cilat u pastruan brenda dy viteve, në një proces që u përfshinë edhe auditorët e huaj. Por pavarësisht reformave për parandalimin e tyre, që synuan ndryshimin e disa ligjeve dhe rregulloreve, detyrimet e prapambetura janë rikthyer, duke arritur 1.9 për qind të PBB-së në mes të vitit 2019. Stafi i FMN-së u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të krijojnë një sistem për pagesa automatike nga thesari për kërkesat e vlefshme të rimbursimit të TVSH-së ose me një buxhet brenda Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve dedikuar rimbursimeve”, thuhet në raport. Më tej FMN evidenton se përvoja e Shqipërisë tregon se, në mungesë të kapacitetit teknik dhe burimeve të afta njerëzore, qëllimet e programit nuk u përmbushën. Kështu bëhet me dije se një njësi e re për monitorimin e rrezikut fiskal është krijuar në Ministrinë e Financave në 2016, por njësisë i ka munguar kapaciteti dhe autoriteti i mjaftueshëm për të vlerësuar rreziqet fiskale.

PPP kanë dalë jashtë kontrollit

Tjetër rrezik që i kanoset ekonomisë shqiptare është dalja jashtë kontrollit e projekteve përmes Partneritetit Publik Privat. Sipas analizës së FMN, qeveria shqiptare nuk ka kapacitetet e duhura për të mbajtur nën kontroll PPP, për shkak se ka dhe mungesë informacioni mbi to, si dhe nuk ka mundur të vërë në zbatim udhëzimet e saj. Madje, sipas Fondit, qeveria ka boshllëqe edhe në krijimin e ligjeve për to, duke shtuar më shumë rrezikun dhe pasigurinë. “Për të zbutur rreziqet nga PPP, Ligji Organik i Buxhetit u ndryshua në qershor 2016 për të integruar monitorimin e PPP-ve në procesin buxhetor dhe për të vendosur një tavan për pagesat direkte ndaj PPP-ve në 5 për qind të të ardhurave nga taksat e vitit të mëparshëm. FMN vëren se qeveria nuk i dha Ministrisë së Financave një rol të qartë për të kufizuar kostot financiare dhe rreziqet deri në vitin 2019. Për më tepër, Ministria e Financave ka ende informacion të pamjaftueshëm për disa projekte PPP dhe nuk ka kapacitet për vlerësimin dhe monitorimin e këtyre kostove dhe rreziqeve. Kështu nga viti 2013 deri në 2019 pamundësia për të vënë në zbatim reforma efektive mbi kontratat koncensionare kanë bërë që të dalin jashtë kontrollit”, vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sakaq në raport tregohet se, kjo ndodh edhe për arsye se Shqipëria në vitet e fundit ka shfaqur shumë varësi ndaj PPP. Më tej FMN e ka vënë theksin te sektori i energjisë, duke e cilësuar si një nga sektorët që i ka shkaktuar shumë humbje buxhetit të shtetit. Sipas raportit edhe reformat e marra në këtë drejtim nuk kanë qenë efektive dhe po dobësojnë gjithmonë e më shumë buxhetin e shtetit, që prej 6 vitesh radhazi. “Një ligj i ri për sektorin e energjisë u miratua në maj të 2015 për të reformuar strukturën e tregut dhe për të hequr gradualisht përdoruesit nga sistemi i rregulluar tarifor. Sidoqoftë, FMN vlerëson se reformat janë zbatuar vetëm pjesërisht, me pak progres gjatë vitit 2019. Për më tepër, sektori i energjisë elektrike vijon të ketë borxhe të prapambetura dhe po lufton për të përballuar vitet e thatësirës, kur prodhimi nga hidrocentralet bie”, thekson FMN.