BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti i FMN, rritja ekonomike për Shqipërinë zbret në 5 për qind, parashikohet vit i zymtë për shkak të pandemisë

Raporti i FMN, rritja ekonomike për Shqipërinë zbret në 5

Fondi Monetar Ndërkombëtar jep sinjale jo optimiste për Shqipërinë sa i përket këtij vitit. Sipas raportit “Pasqyra Ekonomike Kombëtare 2021”, të publikuar dje nga FMN, rritja ekonomike për 2021 parashikohet 5%, nga 6.1% që vlerësohej në raportin e publikuar në tetor. Ky tregues shpreh parashikimin e zymtë për ekonominë tonë dhe e gjitha kjo vjen për shkak të pandemisë. Edhe më herët FMN pati parashikuar një rimëkëmbje të vështirë për vendin tonë, por ditën e djeshme i ka reduktuar pritshmëritë për të nisur këtë rimëkëmbje pas izolimit, për aq kohë sa pandemia vijon të jetë nëpër këmbë, me një ritëm shumë më të lartë se marsit i vitit të shkuar. “Për vitin 2021, është rishikuar në ulje pritshmëria për ecurinë ekonomike të Shqipërisë në +5%, nga +6.1% që tregohej në të dhënat e muajit tetor 2020. Rimëkëmbja ekonomike e vendit do të jetë shumë ngadaltë nga kjo pasiguri e paprecedentë që sjellë pandemia. Në rastin e një pandemie më të rëndë, autoritetet do të duhet të marrin masa të reja për të siguruar ofrimin adekuat të kujdesit shëndetësor dhe për të mbrojtur grupet më në nevojë, duke identifikuar mundësitë për rishpërndarje të buxhetit dhe financime shtesë dhe për të mbajtur likuid tregun e brendshëm financiar. Autoritetet duhet të qëndrojnë në gatishmëri për të marrë këto masa si edhe masa të tjera që mund të jenë të nevojshme, duke ruajtur ndërkohë stabilitetin makroekonomik”, thuhet në raport. FMN sqaron se, për të mbajtur të qëndrueshme dhe jo në rënie ekonominë, qeveria shqiptare duhet të ketë në fokus rifillimin e një konsolidimi modest fiskal gjatë 2021, që duhet të forcohet më tej, mbështetur në një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat. Sipas Fondit, risqet ekonomike janë rritur për shkak të krizës që vazhdon të mbajë pandemia edhe në vendet fqinj je, më të cilat lidhet ngushtë Shqipëria.

Rekomandimet e FMN

Përmes këtij raporti FMN ka listuar një sërë rekomandimesh, të cilat duhen zbatuar për të mbajtur të paktën në gjendje stabël ekonominë. Fondi i kërkon qeverisë që të mos kryej shpenzime jo fort të nevojshme, të paktën në gjashtë mujorin e parë të vitit, për të parë se si do të ecë pandemia. Gjithashtu, kërkohet për të disatën herë radhazi që të mbahen në monitorim PPP dhe të reduktohen detyrimet e prapambetura. “Gjatë vitit 2021, autoritetet duhet të kufizojnë shpenzimet jo prioritare, për të krijuar hapësirë për shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor lidhur me pandeminë dhe për mbrojtjen sociale të grupeve më të cënuara, si dhe për të mbajtur një nivel likuiditeti të konsiderueshëm si rezervë, pasi risqet ndaj aktivitetit anojnë kryesisht nga ana rënëse. Ritheksojmë thirrjen që kemi bërë për një proces të unifikuar për përgatitjen, prioritizimin dhe vlerësimin e të gjitha projekteve të investimeve publike, përfshirë edhe Partneritetet Publik Privat”, theksohet në raport. Ndër të tjera, Fondi thekson se gjatë 2021 duhen rritur përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin e likuiditetit dhe të borxhit. FMN kërkon me ngulm që këtë vit të nisë rënia e borxhit publik, qoftë edhe në përmasa të vogla. “Buxheti duhet të përpiqet të arrijë edhe një rënie modeste të nivelit të borxhit. Progres i mëtejshëm në fushën e rikrijimit të hapësirës për manovrim me politikën buxhetore nëpërmjet uljes së deficitit fiskal duhet të trupëzohet në një program buxhetor afatmesëm të besueshëm”, evidenton raporti. Fondi thekson se, rritja e të ardhurave fiskale ka rëndësi kritike për të mbështetur nevojat më të larta për shpenzime të njerëzve dhe të ekonomisë. Ndërsa evidentohet se, autoritetet duhet t’i dyfishojnë përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat tatimore nëpërmjet ngritjes së një sistemi më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent tatimor, i cili nxit rritjen ekonomike.