Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Raporti i FMN, Shqipëria e para në rajon për borxhin e lartë publik, e treta për nivelin e kredive të këqija

Postuar: 16/05/2018 - 07:47

Shqipëria vijon prej vitesh të mbetet me borxhin më të lartë publik në rajon. Po ashtu, ajo renditet e treta në Europë për numrin e lartë të kredive të këqija. Konstatimet vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në raportin e tij më të fundit, FMN vëren se Shqipëria paraqitet me një nivel të rrezikshëm borxhi, më i larti rajonal me 71.3% në raport me PBB. Po ashtu, FMN shihet të ketë ndryshuar pritshmëritë me rritje për ecurinë e këtij treguesi në raport me tetorin e vitit të kaluar, sipas statistikave zyrtare të FMN. Teksa për të gjitha vendet e rajonit, nisur nga zhvillimet aktuale FMN pret rënie të borxhit, për Shqipërinë e ka rritur pritshmëritë për borxhin me 3.3 pikë përqindje më shumë për vitin 2019. Në 2019, borxhi pritet të jetë 68.5% e PBB, nga 65.2%, që ishte parashikimi në raportin e mëparshëm të tetorit. Revolucion në këtë drejtim ka bërë Serbia, e cila brenda vitit 2017 e uli borxhin publik në 61.5% nga 71.3% të PBB që ishte më 2016. Serbia ishte vendi me nivelin më të lartë të borxhit publik në Rajon, por tani këtë renditje e kryeson Shqipëria. Qeveria e Serbisë ka argumentuar se efektet e reduktimit të borxhit erdhën nga rritja ekonomike (3.5% më 2017) e ndihmuar nga inflacioni i ulët. Interesat e ulëta të borxhit dhe gjithashtu balanca primare pritet ta ulë borxhin e Serbisë edhe në dy vitet në vijim duke e çuar atë në fund të vitit 2019 në 55% të PBB-së. Pak a shumë në të njëjtat kushte ka kaluar edhe ekonomia e Shqipërisë, ku monedha kombëtare është vlerësuar së paku me 5% më 2017 kundrejt euros, ku vendi kishte rritjen më të lartë ekonomike se Serbia dhe buxheti ishte me suficit primar, mirëpo borxhi publik i vendit tonë kanë rënë me vetëm 2 pikë përqindje të PBB-së.

Investimet rishikohen me ulje

Ndonëse Shqipëria është ndër vendet me rritjen më të lartë ekonomike në Europën Juglindore, kjo nuk reflektohet në treguesit e tjerë makroekonomisë, të cilët janë më të përkeqësuar se mesatarja e rajonit dhe e Europës në zhvillim. Sipas raportit ekonomik rajonal për Europën, “Të menaxhosh rritjen në kohë të pasigurta” , të publikuar së fundmi nga FMN, rezulton se në drejtim të rritjes së kredisë, inflacionit, deficitit të llogarisë korente (hyrje daljet e valutës), borxhit publik, kërkesës së brendshme, Shqipëria kryeson listën nga fundi. Shqipëria është e treta në Europë, për nivelin e lartë të kredive me probleme, pas Ukrainës dhe Moldavisë, pavarësisht se niveli i tyre është ulur në rreth 13%. Me 6.7% të PBB-së, vendi ynë ka deficitin e llogarisë korente të tretin më të lartë pas Malit të Zi dhe Ukrainës. Rritja e kredisë si për bizneset ashtu dhe për konsumatorët është ndër më të ulëtat në Europën në zhvillim, afër zeros. Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.7% në vitin 2018, sipas parashikimit që është mbajtur i pandryshuar që nga tetori i vitit 2017. Ndonëse me rritjen më të lartë pas Kosovës (që e ka 4%), zgjerimi i konsumitpritet të jetë vetëm 2.4%, më i ulëti nga gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës Qendrore (Bosnja e pret këtë tregues 4%, Mali i Zi 3.5%, Maqedonia 2.7%, Serbia 3.1%. Rritja ekonomike nuk ka arritur të nxisë as inflacionin, që është rishikuar në ulje për periudhën 2017- 2019 me 0.1-0.4 pikë përqindje. Edhe për vitin 2018 inflacioni pritet të jetë 2.5%, poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Ndërkohë, investimet e brendshme janë rishikuar në ulje për vitin 2018, me 0.8 pikë përqindje, në 23.7%. Edhe për 2019-n pritshmëritë kanë më të ulët me 0.2 pikë përqindje, në 24.2%. I vetmi tregues që është rishikuar pozitivisht ai i papunësisë, që pritet të reduktohet më shumë se parashikimet e tetorit. Për 2018-n, papunësia pritet 13.7%, nga 13.8% që ishte pritshmëria e tetorit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/07/2018 - 08:34

Në raport me të ardhurat, sot është më e lirë të blesh një shtëpi në Amsterdam, Berlin, Stokholm, Bruksel, Athinë, sesa në Tiranë.

Postuar: 15/07/2018 - 08:00

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 9.9 pikë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018.

Postuar: 14/07/2018 - 22:04

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, dëshiron të sjellë në vemendje të tatimpaguesve, që janë për

Postuar: 14/07/2018 - 10:20

Data 16 Korrik është afati i fundit për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës për Tatimin mbi Vle

Postuar: 14/07/2018 - 08:34

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 14/07/2018 - 07:44

Kredia për ekonominë, në terma realë, ka arritur nivelin më të ulët të dekadës së fundit.

Postuar: 14/07/2018 - 07:43

Edhe pse në Shqipëri, 99% e bizneseve janë ndërmarrje të vogla e të mesme, pjesa më e madhe e tyr