BREAKING NEWS

“Duhet të shmanget”, nipi ish-presidentit Kennedy trondit me deklaratën, tregon çfarë qëndron pas krijimit të vaksinës dhe hedh dyshimet e forta ndaj fondacionit të Bill Gates

“Duhet të shmanget”, nipi ish-presidentit Kennedy trondit me
x

Ekonomia

Raporti i FMN, vendet në zhvillim rënie ekonomike për shkak të masave izoluese, ja rreziku nga një valë e dytë virusi

Raporti i FMN, vendet në zhvillim rënie ekonomike për shkak

Pandemia do të lërë pasoja drastike në ekonominë e vendeve në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në raportin më të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në lidhje me ecurinë ekonomike të vendeve të dëmtuar nga koronavirusi tregohet se deri në fund të 2020 do të pësojnë reduktim të ekonomisë me 4, 9%. Sakaq edhe rimëkëmbja e ekonomisë pritet të jetë më e ngadaltë për Shqipërinë pasi ishte e dobët edhe para se të shpërthente pandemia. Në këto kushte FMN parashikon një rritje ekonomike në 5,4% nëse qeveritë aplikojnë politikat e duhura. “Rritja ekonomike për vendet me ekonomi në zhvillim është parashikuar në -4.9 për qind në vitin 2020. COVID-19 ka patur natyrisht efekt më negativ për aktivitetin në gjysmën e parë të vizitës 2020 sesa është paraqitur në fillim të pandemisë, dhe rimëkëmbja parashikohet të jetë më graduale sesa është prezantuar më parë. Më shumë se 90% e tregut do të përfshihet në krizë për shkak të ardhurave që po vijnë në reduktim për shkak të Covid-19. Ndërsa në 2021 vlerësimi global është parashikuar në 5.4%”, thuhet në raport. Sipas këtij raporti, të ardhurat do të vazhdojnë të bien pasi një pjesë e madhe e qytetarëve në të gjithë vendet e prekura nga virusi kanë humbur përfundimisht punën, kjo gjë do të sjellë reduktim të të ardhurave deri në 2,2% dhe zhvillim të tregut të punës me minus 0,3%. “Në mbarë vendet e prekura nga Covid-19 mbi 130 milionë njerëz kanë humbur plotësisht vendet e tre të punës, ndërsa 300 milionë të tjerëve u është shkurtuar orari i punës, çka reflekton tek ta edhe reduktim të të ardhurave dhe zhytje në krizës për të mbyllur nevojat bazë. Duke përjashtuar vendet që janë të prekura, por janë fuqi të rëndësishme tregtare, vendet e tjera si Shqipëria do të pësojnë reduktim të të ardhurave deri në 2,2% në 2020”, thuhet në raport.

Pasojat e një vale të dytë pandemie

Në raportin e fundit FMN ka bërë një analizë të situatës përmes dy skenarëve. Në njërin prej tyre paraqiten rreziqet që i kanosen Shqipërisë dhe vendeve me ekonomi në zhvillim nëse në 2021 do të kemi një shpërthim të dytë të pandemisë. Sipas këtij raporti kjo do të sillte dëme akoma më të mëdha, sidomos për Shqipërinë, e cila është papërgatitur në politikëbërjen për përballimin e një tjetër krize. Madje arkës së shtetit do t’i reduktohen ndjeshëm të ardhurat dhe kjo do të sillte një rritje të borxhit, do rriteshin shpenzimet, por do të tkurreshin paketat në forma të mëdha, çka do të bënte që shumë biznese të falimentojnë. “Nëse në fillim të 2021 do të kemi një tjetër valë virusi masat kufizuese do të jenë më të pakta, por detyrimet e qeverisë për financim do të jenë më të larta. Supozohet që qeveritë e vendeve në zhvillim të praktikojnë politika shtesë për stabilizim të ekonomisë, ndaj niveli i shpenzimeve do të jetë dy herë më i lartë se sa niveli i të ardhurave. Pra kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për bizneset të cilat do të hasin disnivel mes prodhimit dhe konsumit, kështu do të ketë tepër falimentime. Do të ketë ulje të produktivitetit dhe papunësi në trend rritës”, theksohet në raport.

Rritja e informalitetit

Sipas raportit rritja e informalitetit është një hallkë tepër shqetësuese. Pasi duke qenë se Shqipëria nuk ka hapësirë të mjaftueshme për politikave të rimëkëmbjes, qytetarët të cilët kanë punuar në të zezë kanë humbur punët dhe nuk kanë të marrin asnjë dëmshpërblim, ndërsa me hapjen e ekonomisë bizneset do kërkojnë që të operojnë me punonjës informalë, pasi kanë borxhe të larta. Prandaj FMN këshillon që qeveria të shtojë politikat mbështetëse sidomos kreditimet për pagat. “2 bilionë qytetarë në vendet e prekura që punonin në të zezë tashmë janë të papunë, por me hapjen e ekonomisë 80% e tyre do të pranojnë sërish miqësisht me punëdhënësin të jenë punonjës informal. Në këto kushte qeveritë duhet të lehtësojnë borxhin për bizneset, të subvencionojnë pagat, të shpërndajnë garanci të posaçme për firmat”, thuhet në raport. Ndërsa sqarohet se vetëm kështu mund të mbledhin të ardhurat dhe të reduktojnë informalitetin në ekonomi.