BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Ekonomia

Raporti i KLSH, 22.6 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit në 6 muajt e parë të vitit, 2 kallëzime penale në prokurori

Raporti i KLSH, 22.6 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar se janë shkaktuar 22.6 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit në 6 muajt e parë të vitit. Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë përmbledhur rezultatet e të gjitha auditiveve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën janar - qershor 2021. Në këtë raport përfshihen, dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si edhe kallëzimet penale të përcjella në prokurori. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, se këto dëme janë konstatuar nga ana e institucioneve që janë audituar në periudhën janar-qershor 2021 për veprimtarinë e tyre ekonomike në vitet e mëparshme 2019-2020. Raporti thekson, se një pjesë e dëmit lidhet me atë që njihet si shkelje e disiplinës financiare që ka dhënë ndikim negativ në performancën e subjekteve të çuditura dhe kjo shumë është 2,614,539 mijë lekë, afërsisht 21.3 milionë euro. “Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 155,997 mijë lekë ose 1.3 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 2,614,539 mijë lekë, afërsisht 21.3 milionë euro nga e cila: 1,033,372 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 8.4 milionë euro; 1,581,167 mijë lekë afërsisht 12.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likujdimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 2,770,536 mijë lekë ose afërsisht 22.6 milionë euro”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Kallëzimet penale në prokurori

Ndërkohë, Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, ka konstatuar edhe shkelje. Në raport bëhet me dije, se janë çuar në prokurori 2 kallëzime penale, për shkak të abuzimeve që janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Shkeljet e konstatuara sipas renditjes i përkasin fushës së tatim-taksave, paga, shpërblime dhe sigurime apo prokurimeve për mallra e shërbime, si dhe shkelje të shpenzimet operative. “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka luftuar pa kompromis ndaj abuzimeve dhe mashtrimeve financiare me pronën publike, duke synuar përmirësimin e qeverisjes publike nëpërmjet thellimit të luftës pa kompromis ndaj zyrtarëve të korruptuar, kryesisht adresimin e kallëzimeve penale me akuzat “Shpërdorim detyre”, “Shkelje e barazisë në tendera”, etj. Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e realizuara në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka përcjellë në prokurori 2 kallëzime penale”, thuhet në raport.