BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Raporti i KLSH, 9.8 milionë euro dëme nga tenderat dhe shpenzimet pa hesap, ja institucionet më problematike

Raporti i KLSH, 9.8 milionë euro dëme nga tenderat dhe shpenzimet pa

Mbi 1 miliard lekë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit keqpërdorimi i fondeve dhe shpenzimet pa eficiencë të institucioneve në vend. Pas auditimeve të kryera në 6 mujorin e parë të këtij viti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin mbi dëmet që i janë shkarkuar shtetit nga shkeljet disiplinore nga entet publike. Konkretisht në raport tregohet se vetëm për gjashtë muaj kanë humbur nga arka e shtetit plot 1,218,289 mijë lekë për shkak të shpenzimeve të panevojshme dhe tenderat. Neglizhenca e enteve publike ka rrënuar buxhetin e shtetit pa marrë parasysh kushtet ekonomike në të cilat ndodhte vendi ynë sot. “1,218,289 mijë lekë afërsisht 9,8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, thuhet në raport. Nga ana tjetër KLSH ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me pasojë dëm ekonomik në fushën e tatimit të taksave, shpenzime si dhe keqmenaxhimin të fondeve publike, në shumën totale prej 2,178,898 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 2,160,604 mijë lekë. “Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë periudhës janar - qershor 2020, ka evidentuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 2,113,514 mijë lekë nga të cilat: 946,334 mijë lekë në fushën e të ardhurave dhe 1,167,180 mijë lekë në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, thuhet në raport.

Dëmet nga tenderat

Nga ana tjetër tenderat vazhdojnë të bëjnë kërdinë në buxhet. Sipas raportit të KLSH, këtë herë çështjet e pakontrolluara të prokurimeve publike kanë shkaktuar dëme të mëdha në pak muaj. Konkretisht, dëmi ekonomik i rezultuar në fushën e prokurimit publik kap vlerën e përgjithshme 336,009 mijë lekë. Dëmi është konstatuar si në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit, ashtu edhe në fazën e zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve. Sakaq ajo që vihet re në raport është se pjesën më e madhe e dëmeve është sakatuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, me mbi 270 milionë lekë nga 360 milionë në total të dëmeve nga tenderat. “Në total, për periudhën janar - qershor 2020, vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka një dëm ekonomik në shumën 336,009 mijë lekë nga të cilat vlera 270,649 mijë lekë në procedurë prokurimi dhe vlera 65,360 mijë lekë gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve. konstatohet se shkeljet dhe problematikat në lidhje me procedurat e prokurimit më të mëdha vërehen në auditimin e ushtruar në Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara (ABP) me vlerë 209,677 mijë lekë”, theksohet në raport. Sakaq një nga institucionet që regjistron dëmet më të mëdha ekonomike në prokurimin publik është Ministria e Kulturës. Sipas KLSH, vetëm ky institucion ka çuar dëm nga buxheti i shtetit mbi 45 milionë lekë. “Ministria e Kulturës, në vlerën 45,700 mijë lekë, për shkak se nuk është arritur konkurrenca minimale. Planifikimi i fondeve vetëm për realizimin e projekteve dhe jo për implementimin e tyre, e vendos MK-në përballë riskut potencial të keqmenaxhimit të fondeve buxhetore. Vlera e financuar vetëm për hartimin e projekteve për restaurimin, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e hapësirave të Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeu Kombëtar të Arteve të Bukura. Instituti i Monumenteve të Kulturës, në vlerën 1,394 mijë lekë, si pasojë e trajtimit në mënyrë jo të barabartë operatorët ekonomik”, theksohet në raport.