BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti i KLSH, borxhi në dogana 224 milionë euro, anashkalime të ligjit dhe neglizhencë me rregulloret

Raporti i KLSH, borxhi në dogana 224 milionë euro, anashkalime të

Parregullsitë dhe devijimi i legjislacionit nga dogana i ka shkaktuar 224 milionë euro dëme buxhetit të shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi një raport me të dhënat e përpiluara nga një auditim o zhvilluar në vitin 2019 “Mbi auditimin e përputhshmërisë dhe rregullshmërisë financiare”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, për periudhën 1 janar deri në 31 dhjetor 2018, duke i kushtuar vëmendjen e posaçme çështjeve qe lidhen me realizimin e të ardhurave dhe zbatimin e legjislacionit doganor. KLSH tregon se vetëm gjatë vitit 2018 lista e debitorëve është zgjeruar në 233 subjekte te reja. Ndërkaq, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka rritur nivelin e borxhit me 15.2% brenda vitit të shkuar. “Nga shqyrtimi i dokumentacionit, materialeve, si dhe të dhënave elektronike të vëna në dispozicion nga Sektori i Monitorimit të Borxhit, rezulton se gjendja e borxhit doganor më 01.01.2018 paraqitet me 4521 raste, 2978 subjekte debitorë në vlerën 23,946,599 mijë lekë. Gjendja e borxhit më datë 31.12.2018 paraqitet me 4520 raste, 3211 subjekte debitorë në vlerën 27,596,148 mijë lekë, pra gjatë vitit ushtrimor 2018, borxhi doganor është shtuar me 233 subjekte debitorë ose 7.8 %, ndërsa në vlerë 3,649,549 mijë lekë ose 15.2 %”, thuhet në raport. KLSH evidenton se borxhi është akumuluar si pasojë e mos respektimit të legjislacionit dhe neglizhencës për nxjerrjen e një rekomandimi rregullues. “Nga zyra e borxhit pranë degëve doganore nuk janë ndjekur hap pas hapi masat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin doganor si dhe udhëzimet përkatëse të nxjerra për këtë qëllim për rikuperimin e detyrimeve të papaguara nga subjektet debitore, ku për 1203 raste, për vlerën 3,299,965,219 lekë, nuk kanë vijuar procedurat me nxjerrjen e Urdhër Ekzekutimit për rikuperimin me forcë të detyrimeve të papaguara, duke bërë të mundur vazhdimin e veprimtarisë doganore në sistem të subjekteve debitore”, nënvizon KLSH.

Marrëveshje të fshehta dhe keqklasifikimet tarifore

Auditi ka përqendruar vëmendjen e tij edhe në proceduarat e prokurimit në këtë institucion. Sipas KLSH edhe në këtë rast janë konstatuar shkelje të ligjit, duke shpallur fitues pa garë operatorë të cilët nuk plotësojnë kriteret. “U konstatua se 2 procedura prokurimi janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi operatorët ekonomikë janë shpallur fitues edhe pse kanë mangësi në dokumentacionin e paraqitur sipas kërkesave të DST. Duke mos anuluar këtë procedurë, veprime me impakt negativ në buxhet për procedurat e prokurimit të shpallura fituese në vlerën totale të fondit limit 8,235,213 lekë, duke favorizuar operatorët ekonomikë, në shumën 1,095,888 lekë, të shpallur fitues me kritere të paplota”, thuhet në raport. Nga ana tjetër keqklasifikimet tarifore dhe vlerësimet doganore kanë shkaktuar rreth 919 milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit. Edhe ky rezultat ka ardhur si pasojë e mos procedimeve në mënyrë jo korrekte. “Në dinamikën e veprimeve të përditshme ka mospërputhje në procedura; të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë funksionimin e institucionit si në drejtim të procesit të vlerësimit e pranimit të deklaratave doganore të subjekteve të biznesit dhe individëve, objekt i veprimtarisë së doganave, të cilat kanë sjellë për pasojë mungesë të ardhurash për Buxhetin e Shtetit në shumën 919,541,437 lekë, nga të cilat shuma prej 919,463,101 lekë në fushën e auditimit të klasifikimit tarifor dhe vlerësimit doganor për 5003 raste”, shprehte KLSH. Mbështetur në këto të dhëna, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon nisjen e menjëhershme të procedurave për krijimin e një Urdhër Ekzekutimi, si dhe rishikimin e të gjithë kontratave të bëra me çdo operator.