Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Raporti i KLSH, dëmi në buxhetin e shtetit 957.3 milionë euro, 34 kallëzime penale në 9 muaj

Postuar: 05/12/2018 - 07:15

Institucionet shtetërore kanë shkaktuar një dëm prej 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957.3 milionë euro në buxhet. Të paktën kështu rezulton nga të gjitha auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën janar-shtator 2018. KLSH ka publikuar së fundmi raportin në të cilin përfshihen dëmi ekonomik i konstatuar, të ardhurat e munguara dhe shpenzimet e kryera jo në përputhje me parimet e efektivitetit, eficiencës dhe ekonomicitetit, masat disiplinore dhe administrative të rekomanduara, si dhe kallëzimet penale të përcjella në prokurori. Sipas këtij raporti, rezultojnë parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 4,993,758 mijë lekë ose 39.7 milionë euro; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 115,349,578 mijë lekë, afërsisht 917.6 milionë euro nga e cila: 44,144,180 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 351.1 milionë euro; 71,205,398 mijë lekë afërsisht 566.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 120,343,336 mijë lekë ose afërsisht 957.3 milionë euro. Raporti citon se këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2015-2017.

Dëmi sipas sektorëve

Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, KLSH llogarit një dëm në vlerën e përgjithshme prej 22,441 mijë lekë. Në fushën e prokurimeve, dëmi llogaritet në vlerën e përgjithshme prej 974,350 mijë lekë. Në fushën e shpenzimeve operative, është konstatuar një dëm në vlerën e përgjithshme prej 55,371 mijë lekë; në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 169,277 mijë lekë; Në sektorin e Tatim – Taksave, në vlerën e përgjithshme prej 223,302 mijë lekë; Në sektorin e doganave, në vlerën e përgjithshme prej 1,082,377 mijë lekë; Në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 2,171,358 mijë lekë; Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare në shumën e përgjithshme prej 293,409 mijë lekë.

34 kallëzime penale

Gjatë periudhës janar – shtator 2018 janë rekomanduar gjithsej 66 propozime për ndryshime ligjore, ndryshime që prekin rekomandime për përmirësime në korniza ligjore, në kuadrin të brendshëm rregullativ të institucioneve me synim forcimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve publike. Gjatë periudhës janar – shtator 2018 janë rekomanduar nga KLSH 1843 masa organizative. Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 34 kallëzime dhe indicie penale, për drejtues kryesisht të rangut të mesëm dhe të lartë, konkretisht në këto institucione: Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Kamëz – Vorë, ZVRPP Malësi e Madhe, ZVRPP Elbasan, Enti Rregullator i Energjisë, Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar, Bashkia Belsh, Bashkia Rrogozhinë, Universiteti Fan S.Noli Korçë, ZVRPP Fier, ZVRPP Tiranë, Drejtoria Rajonale e Mjedisit Berat, Hekurudha Shqiptare Sha Durrës; Spitali Rajonal Shkodër, Bashkia Lezhë, Bashkia Lezhë, Bashkia Këlcyrë, Bashkia Konispol, ALUIZNI Lushnje, ALUIZNI Qarku Durrës, ZVRPP Sarandë, Bashkia Dibër, Bashkia Korçë, Bashkia Kolonjë, Bashkia Gjirokastër, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 15:29

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Prishtina vendosi taksën 100 për qind për mallrat serbe. 
 

Postuar: 09/12/2018 - 07:27

Skema e ndihmës ekonomike si ajo e përfitimit nga personat me aftësi të kufizuara do të ndryshojn

Postuar: 08/12/2018 - 07:30

Niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit vetëm me 1.8 % në muajin nëntor, duke shënuar ritmet më të

Postuar: 08/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar një kontroll në Entin Kombëtar të Banesave, nga ku ka rez

Postuar: 07/12/2018 - 07:32

Ambasada e Italisë në Tiranë njoftoi ditën e djeshme se për t’u ofruar një shërbim më të mi

Postuar: 06/12/2018 - 13:07

Monedha e përbashkët europiane ka shënuar një tjetër rekord të ulët për dekadën, duke u këmbyer p

Postuar: 06/12/2018 - 07:20

Vitin e ardhshëm, qytetarët e Tiranës do të përballen me një sërë faturash më të larta.