Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Raporti i KLSH, ISSH dështim me reformat, mungesë transparence, vonesa dhe tejkalim afatesh për pensionet

Postuar: 01/12/2019 - 07:52

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shumë problem nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore sa i takon reformave për pensionet. Në një raport të publikuar referuar auditimeve të KLSH tregon se ISSH nuk e ka kryer ashtu siç duhet punën. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për periudhën nën auditim 2015- 2018, ka qenë joeficient dhe joefektiv në ushtrimin e veprimtarisë institucionale”, shprehet KLSH. Sipas raportit, reforma e ndërmarrë në 2014 nga KLSH nuk ka sjellë asnjë efekt pozitiv sa i përket çështjes së pensioneve, kjo si pasojë e keqorganizmit nga ISSH. “Reforma e vitit 2014 nuk ka qenë efektive. Kjo reformë paraqitet e vakët, pasi nuk pasqyron ndryshime thelbësore të ligjit ekzistues dhe nuk ka reflektuar zgjidhje për problematikat e konstatuara përpara hartimit të saj. ISSH nuk ka një strategji institucionale dhe plane veprimi, si dhe nuk disponon një rregullore të brendshme në përputhje me strukturën organizative”, thuhet në raport. Më tej KLSH akuzon Institutin e Sigurimeve për mungesë transparence në lidhje me vlerat e fondit dhe në bashkëpunimin me Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve, neglizhencë kjo që ka sjellë krijimin e 12 mld lekëve borxh. “Organet e ISSH-së kanë treguar mungesë eficiencë në përmbushjen e funksioneve të tyre. Si pasojë e moskryerjes së analizave kosto lidhur me alternativat e mundshme të investimit të fondit rezervë nga KA, ISSH ka të ardhura potencialisht të munguara në vlerën 710 milionë lekë. Aktualisht, borxhi nga debitorët për kontribute të papaguara është 12 miliardë lekë dhe DPT nuk ka dërguar në ISSH 1,4 milionë listë pagesa”, tregon KLSH. Sipas KLSH, mungesa e transparencës dhe e kontrollit nga ISSH ka sjellë vonesa për pensionet dhe paqartësi tek qytetarët për tejkalimin e afateve. “ISSH nuk ka ofruar një shërbim cilësor kah qytetarëve, duke mos iu vënë në dispozicion të gjithë informacionin e nevojshëm dhe duke reflektuar vonesa dhe tejkalim afatesh në lidhjen e pensioneve. Procedura e lidhjes së pensionit është burokratike dhe me afate të tejzgjatura dhe të pajustifikuara. DRSSH-të nuk kanë një format për paraqitjen e ankesave nga qytetarët, duke mos marrë në konsideratë të gjitha pretendimet e paraqitura prej tyre”, shprehet ndër të tjera KLSH.

Mungesa e kontrollit të barnave

Gjithashtu në raportin e publikuar KLSH ka shprehur shqetësimin edhe për tregun e barnave në vend. Sipas KLSH, neglizhenca nga ana e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, si institucion përgjegjës për kontrollin e barnave që qarkullojnë në farmaci dhe spitale, lejon shitjen e barnave të skaduara tek pacientët. “AKBPM, si një institucion përgjegjës për garantimin e cilësisë dhe sigurisë së barnave vijon të jetë jo efektive në veprimtarinë e saj edhe si rezultat i mungesës së certifikimit dhe akreditimit të laboratorit të analizave, ku numri i analizave të kryera për periudhën 2017-2018 është 12% e barnave që duhej të analizonte”, thuhet në raport. Nga të dhënat e KLSH rezulton se heqja e detyrimit ligjor për barnat që importohen nga vendet e tjera lë më shumë hapësira për abuzime dhe qarkullim të barnave pa cilësi. “Ndërkohë që heqja e detyrimit ligjor për importin e medikamenteve të prodhuara në vendet e Ballkanit: "... që ato të qarkullojnë në një nga vendet e BE-së", duke u mjaftuar vetëm që të ato të kenë regjistrim lokal në vendet e origjinës, e kanë ekspozuar publikun shqiptar ndaj barnave të cilat vijnë nga vende që nuk kanë standardet e BE-së në drejtim të garantimit të cilësisë dhe sigurisë së barnave. Spitalet publike vijojnë të akumulojnë barna jashtë afatit të skadencës, si rezultat i planifikimeve të gabuara dhe të keqmenaxhimit të tyre”, shprehet KLSH.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 08:15

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 13 dhjetor 2019, publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 13/12/2019 - 07:13

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektin e fiskalizimit.

Postuar: 13/12/2019 - 07:12

Ditën e djeshme është zbardhur lista e pestë e naftëtarëve, metalurgëve dhe minatorëve që përfito

Postuar: 12/12/2019 - 10:16

Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, për 12 dhjetor 2019.

 

Postuar: 12/12/2019 - 07:16

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje nismën e propozuar nga deputeti Arben Ahmetaj për rivlerësimin

Postuar: 11/12/2019 - 21:15

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ka komentuar faturat financiare të tërmetit të 26 nëntorit.Xhe

Postuar: 11/12/2019 - 08:40

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lar