BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Ekonomia

Raporti i KLSH, ja si abuzohet në institucione me punësimet, 1.2 miliardë lekë dëme nga shkarkimet e padrejta

Raporti i KLSH, ja si abuzohet në institucione me punësimet, 1.2

Abuzime të mëdha raportohen në zyrat e punësimit përgjatë viti 2019. Integrimi i të punëkërkuesve në tregun e punës është një nga sfidat më të vështira që përballet Shqipëria ndër vite dhe sërish kjo çështje nuk po njeh përmirësim dhe kjo për shkak të mungesës së përgjegjësisë nga institucionet në ngarkim. Në një raport të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregohet se, largimet e padrejta nga puna janë shtuar gjatë 2019 dhe kjo i ka kushtuar rëndë buxhetit të shtetit. Sipas këtij raporti qeveria shqiptare ka 1.2 mld lekë dëme të papaguara për largime e padrejta nga puna, ku ndër institucionet shkelëse përfshihen Tatimet dhe Doganat. “Efekti i pagesave të kryera nga Buxheti i Shtetit për vitin 2019 për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore vlerësohet: për largim të padrejtë të punonjësve nga puna nëpërmjet llogarive të shpenzimeve operative vlerësohet në rreth 1.2 miliardë lekë, pra shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna. Duke iu referuar institucioneve më problematike buxhetore, të cilat kanë ekzekutuar pagesa për punonjësit e larguar padrejtësisht nga puna, konstatohet se 10 institucione përbëjnë edhe rreth 50% të pagesave duke përfshirë, DPT në shumën 123 milionë lekë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në shumën 94 milionë lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në shumën 77 milionë lekë, QSUT në shumën 49 milionë lekë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në shumën 40 milionë lekë”, thuhet në raport. Sikur të mos mjaftonte kjo, këto institucione abuzojnë dhe në forma të tjera, për shembull regjistrojnë në një vend pune më shumë se dy punonjës, veprim i cili i ka marrë buxhetit të shtetit 404 milionë lekë. Sakaq, sipas KLSH, vlera më e lartë e dëmeve vjen si pasojë e një stafi të specializuar dhe mungesës së një Fondi Ndërkombëtar të Punësimit, pasi në këtë mënyrë nuk mund të integrohen të papunët në treg. Këto dy pika të fundit i kanë kushtuar buxhetit të shtetit plot 6.2 miliardë lekë. “Ministria përkatëse për çështjet e punësimit nuk ka krijuar ndër vite Fondin Kombëtar të Punësimit për shkak të mungesës së akteve nënligjore. Kjo i ka sjellë të ardhura të munguara të konsiderueshme buxhetit të shtetit, që në mënyrë indikative dhe mesatarisht për një vit, shkojnë deri në shumën 6,2 miliardë lekë. Mungesa e stafit të specializuar në Zyrat e Punës dhe fondet e pamjaftueshme për investime kanë shkurajuar dhe pamundësuar në mjaft raste shërbimet e punësimit dhe vetë punësimin e punëkërkuesve të papunë”, theksohet në raport.

Institucionet fshehin faturat e Arbitrazhit

Duke qenë se niveli i dëmeve të paguara dhe detyrimeve të prapambetura për shkak të gjyqeve të humbura po shtohet çdo vit, institucionet ngurrojnë të publikojnë të dhënat e sakta. Kjo do të thotë që edhe vetë ministria përgjegjëse nuk i ka në kontroll këto detyrime, madje dhe ajo vetë i fsheh të dhënat për gjyqet e humbura dhe nuk ka asnjë vlerë të saktë të raportuar. Deri më tani humbjet nga Arbitrazhi dhe GJEDNJ llogariten të jenë mbi 19 miliardë lekë, por sipas KLSH kjo vlen vetëm për një pjesë të raportuar nga MFE, pasi pritet që në të vërtetë të jenë shifra shumë më të larta. “Në shumë institucione nuk ekzistojnë të dhënat e vendimeve gjyqësore në mënyrë që nga ana e KLSH të raportohet efekti i detyrimeve si pasojë e vendimeve gjyqësore të cilat kanë marrë formë të prerë. Në raportin e Ministrisë së Financave për Zbatimin e Buxhetit nuk ka vlerë të raportuar mbi vendimet që priten të ekzekutohen për çështje të arbitrazhit apo GJEDNJ, pavarësisht se niveli i lartë i tyre në proces ekzekutimi impakton Buxhetin e Shtetit të vitit të ardhshëm. Bazuar në ngjarjet pas periudhës raportuese, si dhe deklarimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në raportin e mes vitit për buxhetin e vitit 2020 këto detyrime vlerësohen nga KLSH në rreth 19 miliardë lekë”, thekson në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga kjo shumë mbi 3 miliardë lekë detyrime u përkasin institucioneve publike.