BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Ekonomia

Raporti i KLSH për buxhetin e 2019, koncesionet shqetësim kryesor, Spitali Amerikan u shpëton taksave për hemodializën

Raporti i KLSH për buxhetin e 2019, koncesionet shqetësim kryesor,

Koncesionet vazhdojmë të gërryejnë buxhetin e shtetit. Edhe pse në mënyrë të përsëritur Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar qeverisë të tregohet e kujdesshme më projektet që realizohen me PPP. Por me sa duket kjo këshillë nuk është marrë shumë parasysh dhe përveç faktit se koncesionet janë shtuar ato kanë dalë jashtë kontrollit të qeverisë. Kështu, në një raport të fundit të publikuar nga KLSH në lidhje me performancën e buxhetit 2019, tregohet se koncesionet vijojnë të jenë një rrisk i lartë për ekonominë. Sipas KLSH, gjatë 2019 numri i kontratave koncensionare është rritur dhe si pasojë fondi për pagesën e tyre ka dalë jashtë parashikimeve. “Në mënyrë të detajuar, auditimi është përqendruar në koncesionet/PPP me mbështetje buxhetore, ku janë marrë në analizë vlerat e planifikuara për pagesë, ndryshimet e planit gjatë vitit dhe pagesat faktike. Përsa u përket projekteve, aktualisht në zbatim, është konstatuar kryerja e pagesave për këto kontrata përtej nivelit të miratuar në modelin financiar, duke ndryshuar financimin e tyre edhe në periudha të vështira për buxhetin e shtetit. Në gjykimin e KLSH, ulja e të ardhurave dhe shtimi i kontratave koncensionare, sjellin një risk të shtuar për respektimin e kufirit të pagesave për koncesionet/PPP në nivelin e 5% të të ardhurave tatimore, në kushtet kur pagesat faktike rezultojnë në tejkalim të planit të miratuar në një rast dhe mos regjistrimit të angazhimeve të ndërmarra në SIFQ për kontratat e nënshkruara në raste të tjera”, thuhet në raport. Sakaq edhe njëherë KLSH evidenton se, pavarësisht se në buxhet ishte parashikuar që do të paguheshin vetëm 13.7 miliardë lekë dhe po vetëm kaq janë shfrytëzuar, kjo nuk të thotë që financimi për PPP ka mbetur me kaq. Pasi rezulton se janë bërë pagesa dhe investime për këto projekte me fonde të tjera jashtë programimit për buxhetin 2019.

Hilet me PPP në shëndetësi

Ajo çka bie në sy në këtë raport është se, përveç faktit se qeveria ka dhënë fondin më të lartë për koncesionet në shëndetësi, mes tyre shfaqen rezerva dhe pakorrektësi. Konkretisht në raport tregohet se, gjatë 2019 Ministria e Financave ka faturuar TVSH mbi dy kompani atë të Check-Up” dhe“Sterilizimi”. Dhe ajo që bie në sy është, se në asnjë muaj të vetëm nuk është tatuar koncesionari që mbulojë hemodializën, ndërsa kujtojmë këtu që pjesë e këtij grupi është edhe Spitali Amerikan. “KLSH, thekson se risku që i vjen financave publike dhe qëndrueshmërisë fiskale të vendit, nga kontratat koncesionare/PPP është i lartë, sidomos nga ato të infrastrukturës dhe shëndetësisë. Nga auditimet vërehet se për dy nga tre kontrata koncesionare, “Check-Up” dhe “Sterilizimi” që ka në zbatim MSHMS, rezultoi se aplikohet Tatim mbi Vlerën e Shtuar, në masën 20% mbi çmimin e kontraktuar. Ndërsa për shërbimin e “Hemodializës” ky tatim nuk aplikohet”, theksohet në raport. Sipas KLSH, vjelja e kësaj takse nga koncesionet është në thyerje të rregullave ligjore, por MFE e ka aplikuar për të mbuluar problemet e mëdha financiare që janë shfaqur gjatë vitit.

Kontratat jashtë afatit

KLSH tregon se një nga shkaqet që e ka detyruar MFE të përdorë fonde jashtë programit për koncesionet është nënshkrimi i kontratave jashtë afatit. Neni 51 i Ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”, përcakton se, asnjë ent publik nuk mund të nënshkruajë për investime të reja pas datës 15 tetor. Por në raport thuhet se më 2019, pas kësaj date janë regjistruar 564 kontrata me një vlerë 9,7 miliardë lekë ose 78 milionë euro. Sipas KLSH, këto veprime janë bërë nga entet publike në kundërshtim të plotë me ligjin. KLSH vë në dukje se nga auditimi me përzgjedhje mbi vlerësimin e projekteve të investimit u verifikuan veprime jo në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Qeveria ka marrë përsipër investime me PPP pa pasur në dispozicion fonde buxhetore, veprime të cilat paraqesin një risk të shtuar në cenimin e qëndrueshmërisë së borxhit publik.