BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Raporti i KLSH, vendimet e gjykatave për largimet nga puna i kushtojnë rreth 20 milionë euro në vit buxhetit të shtetit, koncesionet/PPP jashtë kontrollit

Raporti i KLSH, vendimet e gjykatave për largimet nga puna i kushtojnë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike. Në analizën vjetore të Departamentit të Auditimit të Buxhetit të Shtetit u prezantuan disa prej auditimeve kryesore të kryera gjatë vitit 2018. Nga këto prezantime, doli që KLSH ka konstatuar se ndryshimet me akte normative gjatë vitit buxhetor shkaktojnë mungesë të kredibilitetit të buxhetit dhe evidentojnë nevojën për përmirësim të ndjeshëm të procesit të planifikimit. Po ashtu, një tjetër problem u evidentua dhe planifikimi optimist i të ardhurave, i cili ka lejuar planifikim më të madh të shpenzimeve brenda limiteve të deficitit të vendosura me ligj. Ndërkohë, mos realizimi i të ardhurave, veçanërisht atyre tatimore dhe vendore, ka ndikuar në rritjen e stokut të rimbursimit të TVSH për t’u shlyer dhe krijimin e detyrimeve të prapambetura, të pa raportuara në treguesit fiskalë në kushtet e limiteve të deficit të raportuar afër 2%. KLSH ka konstatuar gjithashtu se nuk zbatohet parimi i regjistrimit të shpenzimeve në çastin e ndodhjes së tyre, por ato regjistrohen në momentin e pagesës, duke mos pasqyruar gjendjen reale te shpenzimeve dhe deficitit buxhetor sipas treguesve fiskalë të konsoliduar të Buxhetit të Shtetit. “Nga auditimet u konstatuan 23,701 raste faturash të dorëzuara në Thesar jashtë afatit 30 ditor nga njësitë publike”, vlerëson KLSH, sipas të cilit, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit vjetor shkon për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të viteve të kaluara duke mos prodhuar rritje reale të buxhetit, por pagesa për shërbime dhe të mira që janë realizuar në vitet e mëparshme buxhetore. Vendimet gjyqësore të gjykatave vendase dhe ato të lidhura me çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar apo Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut përbëjnë sipas KLSH risk real për nevojat për financim si pasojë e provigjionimit të dobët dhe mungesës së shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave përkatëse shtetërore. “Vendimet gjyqësore për largim nga puna vazhdojnë të krijojnë efekte negative për Buxhetin e shtetit, (mbi 2 miliard lekë çdo vit), duke mos marrë masat e duhura nga institucionet buxhetore për sistemimin e gjyq-fituesve pavarësisht vendeve vakante dhe lejuar akumulimin e pagave të pagueshme për çdo pozicion pune”, citohet në analizën e DABSH. Një tjetër vërejtje e KLSH ka të bëjë dhe me kuadrin e kontabilitetit të financave publike dhe raportimit financiar, i cili është i paplotësuar prej vitesh duke cënuar kështu vërtetësinë, plotësinë dhe transparencën e pasqyrave financiare.

Koncesionet, kosto të pajustifikuara për Check-up

Koncesionet/PPP konstatohet nga KLSH se nuk janë të integruara në procesin e menaxhimit të investimeve publike pasi nuk ka strategji të qartë për përdorimin e këtyre instrumenteve për financimin e nevojave për të mira dhe shërbime. Gjithashtu, KLSH identifikon mungesë të theksuar të monitorimit të portofolit të PPP-ve ekzistuese, të analizës mbi implikimet e mundshme të ndryshimeve dinamike të faktorëve makroekonomikë dhe efektin e pritshëm mbi treguesit fiskalë. “Nga auditimi në FSDKSH, mos-reflektimi i rekomandimeve të lëna nga KLSH në auditivet e mëparshme, ka pasoja të konsiderueshme në buxhetin e shtetit si rrjedhojë e kontratës së Check-up, kur numri i përfituesve vijon në ulje nga viti në vit. Kosto e pajustifikuar nga fillimi i kontratës vlerësohet në vlerë 182 milionë lekë dhe pagesa e pajustifikuar e TVSH nga fillimi i kontratës në vlerë 413.7 milionë lekë”, vë në dukje KLSH, ndërkohë që huadhënia dhe mbështetja buxhetore për sektorin energjetik dhe ujësjellësit shihet ende si një nga problemet që riskon buxhetin e shtetit duke detyruar transferta si pasojë e performancës së dobët të sipërmarrjeve të sektorit me kapital shtetëror. KLSH ka konstatuar krijim të detyrimeve të reja në shumën 5,391 milionë lekë të subjekteve nën-huamarrëse në kuadër të marrëveshjeve të nën-huasë përgjatë vitit 2017, si pasojë e mos shlyerjes së detyrimeve përkatëse. Financimi nga Buxheti i Shtetit për të balancuar skemën e sigurimeve shoqërore dhe skemën e sigurimit të kujdesit të detyrueshëm shëndetësor paraqitet në nivele të larta dhe sipas KLSH riskon në vijimësi me anë të transfertave për balancimin e pagesave si pasojë e deficitit specifik. Skema e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor është vlerësuar në menaxhim të dobët si pasojë e administrimit jo efektiv të fondeve në dispozicion. Administrimi i borxhit tatimor paraqitet po ashtu në dobësi të theksuara duke pasqyruar ulje vetëm si pasojë e amnistive dhe jo veprimeve konkrete, duke krijuar probleme në drejtim të shkallës së efektshmërisë së operacioneve të ekzekutuara. Sipas KLSH, rritja e borxhit tatimor me rreth 10.5 miliardë lekë (10% e stokut të tij në fund të periudhës raportuese) dhe atij doganor me rreth 1 miliardë lekë (4.1% e stokut të tij në fund të periudhës raportuese), gjatë vitit kur është zbatuar amnistia fiskale, tregon që këto amnisti, të cilat duhet të ndodhin shumë rrallë, duhet të jenë të mirë menduara dhe patjetër të shoqërohen me marrjen e masave konkrete në drejtim të mbledhjes së borxhit nga organet tatimore dhe miradministrimin e skemës së tatimeve, për të qenë efikase.