BREAKING NEWS

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar sesa raste të reja! Ministria e
x

Ekonomia

Raporti i MFE, buxheti ende në kolaps për shkak të pandemisë, mblidhen 13 milionë euro më pak në dymujorin e këtij viti

Raporti i MFE, buxheti ende në kolaps për shkak të

Vendi nuk po e merr dot veten as këtë vit. Janari i 2021 nisi me rënie të ardhurash dhe shkurti e ka thelluar më tepër këtë gropë. Kufizimet për shkak të pandemisë po mbajnë vendin të mbërthyer nga kriza dhe arka e shtetit sa po vjen e po tkurret. Në raportin për dy mujorin e parë të 2021, Ministria e Financave tregon se janë mbledhur 13 milionë euro më pak të ardhura se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Po shumë e lartë është rënia e të ardhurave edhe në krahasim me të planin bazë të 2021. Kjo tregon që konsumi ka rënë ndjeshëm dhe aktiviteti ekonomik në vend nuk po shfaq asnjë përmirësim. “Në janar-shkurt, të ardhurat në buxhet ishin 69.5 miliardë lekë, me një tkurrje prej 2.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 1.6 miliardë lekë (13 milionë euro) më pak. Në raport me planin, mosrealizimi është 0.5% më pak (-358 mln lek). MFE gjykon se këto rezultate vijnë sepse konsumi vijon të mbetet i tkurrur për shkak të kufizimeve dhe ndryshimit të tendencave konsumatore, si rrjedhojë e krizës së shkaktuar nga Covid-19”, thuhet në raport. Ndërkohë, evidentohet se për shkak të kufizimeve që vazhdojnë edhe për muajin mars ekonomia nuk po shfaq ndonjë rikuperim dhe kjo hedh poshtë shpresat se në pjesën e parë të vitit 2021 vendi do të niste ringritjen pas goditjes që i dha pandemia.

Bizneset në rrënim

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, mangësia më e madhe nga të ardhurat u krijua nga tatim-fitimi, rrjedhimisht kjo tregon se bizneset në vend janë drejt rrënimit dhe nuk kanë rritur fitimet gjatë këtyre dy muajve. Nga këto të dhëna rezulton se edhe punësimi ka vijuar në trajektore rënëse sepse edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe ato personale janë reduktuar ndjeshëm brenda dy muajve. Nga ana tjetër, pa asnjë mundësi për të marrë frymë, bashkitë në vend vijojnë të japin performancë shumë të dobët në mbledhjen e të ardhurave. Vetëm për dy muaj të ardhurat nga vendorët janë tkurrur me 4.1%, vlerë më e lartë se muajt e fundit të 2020. “Tatim fitimi shënoi një tkurrje më të lartë me 17.6% në krahasim me faktin 2020 dhe 7.7% në raport me planin, duke sinjalizuar se kriza po ul fitimet e sipërmarrjeve. Të ardhurat nga akciza kishin një tkurrje më të lehtë, -2.1% në krahasim me planin. Të ardhurat nga pushteti vendor ranë me 4.7%, ku taksa për biznesin e vogël u tkurr me 39.4%, ndërsa tatimi mbi pasurinë ishte pothuajse në të njëjtën nivel të dy mujorit 2020. Me rënie 4.1% rezultuan taksat lokale”, tregon ministria.

Rritet deficiti

Ndërsa të ardhurat ranë me 2.3%, në të kundërt shpenzimet u zgjeruan me 2.5%, duke arritur në gati 70 miliardë lekë. Financat planifikuan në fillim të viti që shpenzimet t’i mbanin të pandryshuara, por kjo nuk ka ndodhur dhe si pasojë e disbalancit mes të ardhurave dhe shpenzimeve deficiti buxhetit është rritur. Sipas ministrisë, rritjen më të lartë e shënuan shpenzimet kapitale, të cilat në prag të zgjedhjeve janë dyfishuar duke arritur në 5.1 miliardë lekë. Në rritje me 6.3% ishin dhe shpenzimet për personelin, pas rritjes së pagave për sektorët e mjekësisë dhe arsimit, por dhe shtimit të numrit të punonjësve në tremujorin e fundit të vitit. Ndërsa, fondi i rindërtimit është realizuar me 907 milionë lekë, ose rreth 57% më pak sesa plani i parashikuar për dy mujorin. E gjithë kjo situatë aspak pozitive vjen për shkak se, Financat nuk janë kursyet në shpenzime në dy muajt e parë të vitit, ndryshe nga e njëjta periudhë e një viti më parë. Ndërsa, me procesin e vaksinim dhe atë rindërtimit, qeveria do detyrohet të rrisë më tepër shpenzimet në muajt në vijim, duke e rrëzuar planin fillestar për mbajtjen e nivelit të tyre jo më të lartë se 4.7%.