BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Ekonomia

Raporti i MFE, deficiti buxhetor vijon të mbetet në nivele të larta, pritet përmirësimi i klimës ekonomike

Raporti i MFE, deficiti buxhetor vijon të mbetet në nivele të

Deficiti buxhetor vijon të mbetet një problem kryesor dhe i madh për ekonominë tonë. Ministria e Financave ka publikuar raportin e tremujorit të parë për vitin 2021, ku vërehet se ekonomia filluar të japë sinjalet e para të rikuperimit, por ky gjallërim ende mbetet shumë i ulët në krahasim me boshllëqet që sjellin krizë financiare. Kështu, sipas të dhënave të publikuara deficiti publik është rritur me 1.8% ose 4.37 miliardë lekë më shumë se tremujori i parë i 2020. Gjithashtu, niveli i deficit regjistrohet dhe më i lartë se plani fillestar i ministrisë për 2021, por edhe më i lartë se përmirësimi financiar që ka shënuar ekonomia në këtë tremujor. “Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit për periudhën 3 mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 7.16 miliardë lekë, ose rreth 4.37 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 3 mujore niveli i deficitit ishte planifikuar në masën rreth 13.5 miliardë lekë. Pra, deficiti është zgjeruar me rreth 1.8% nga një vit më parë, i përcaktuar nga ecuria e shpenzimeve buxhetore. Deficiti buxhetor u financua si nga burimet e huaja edhe ato të brendshme. Burimet e huaja të financimit u formuan kryesisht nga mbështetja buxhetore prej Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në rreth 19.4 miliardë lekë. Nga ana tjetër, në tremujorin e parë u shtua huamarrja në tituj qeveritarë me rreth 17.3 miliardë lekë”, thuhet në raport. Sakaq, ministria thekson se deficiti ka mbetur në nivele të larta dhe shqetësuese sepse në këtë tremujor shpenzimet e bëra nga buxheti shtetëror kanë qenë më të larta se të ardhurat e grumbulluara. Sipas të dhënave, deri në muajin prill shpenzimet janë rritur me 8.2%, 8 miliardë lekë më shumë nga plani dhe dy herë më shumë se sa të ardhurat. “Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tretë të vitit 2021, arritën në rreth 115.7 miliardë lekë me një realizim në masën 96 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 ky zë ka rezultuar 8.2% më i lartë ose rreth 8.8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, për periudhën 3 mujore, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën 94.6% dhe 97.7% të planit të periudhës. Ndërkohë që, në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësisht në 21.7% dhe 12.1%”, raporton ministria.

Rriten të ardhurat

Nga ana tjetër ministrja ka treguar se ekonomia ka filluar të marrë frymë, duke qenë se të ardhurat kanë pësuar rritje. Sipas raportit të publikuar, buxheti i shtetit ka mbledhur 4.3% të ardhura më shumë se viti i kaluar. Konkretisht në arkën e shtetit këtë tremujor janë mbledhur 4.4 miliardë lekë më shumë. Ajo që duket më pozitive është fakti se këtë herë kontributin më të lartë e kanë dhënë të ardhurat tatimore, që vitin e shkuar regjistruan rënie drastike. “Të ardhurat totale për 3-mujorin e vitit 2021 u realizuan në masën 108.6 miliardë ose 101% të planit të 3-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat kanë pasur një rritje prej 4.4 miliardë lekë. Të ardhurat buxhetore ishin 108.6 miliardë lekë në tremujorin e parë, ose 4.3% më të larta se një vit më parë. Rritja e të ardhurave u formua tërësisht nga komponenti tatimor, duke kompensuar në të njëjtën kohë edhe efektin negativ nga grantet dhe të ardhurat jotatimore”, theksohet në raport. Sipas Financave, është pozitiv fakti që kontributi më i madh në të ardhura është dhënë nga tatim-fitimi dhe tatimi për TVSH, sepse kjo tregon që ka filluar të përmirësohet konsumi dhe punësimi. “Kontributin më të lartë në rritjen e totalit e mbartën të ardhurat e TVSH-së mbi importin e mallrave, të ardhurat nga sigurimet sociale, si edhe të ardhurat nga tatimi mbi fitimin. Zhvillimet në kahun e të ardhurave buxhetore japin sinjale të tërthorta për përmirësimin e konsumit, të aktivitetit ekonomik dhe të treguesve të tregut të punës gjatë tremujorit të parë të vitit 2021”, thekson raporti.

Më të lexuarat